Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Opinioni final i “Venecias” rrëzon paketën “Anti-Shpifje”

Komisioni i Venecias ka rrëzuar “Paketën Anti-Shpifje”. Në dokumentin përfundimtar prej 19 faqesh, shtjellohet në bazë ligjore efekti negativ që do të ketë ky ligj në lirinë e medias në rast se kalohet në variantin aktual.

Në këtë raport theksohet se miratimi i pandryshuar i këtij ligji do të ketë efekt frikësues dhe do të krijojë censurë në debatin e lirë dhe atë politik në internet.

Pikat kryesore të cilat duhen rishikuar lidhen me fuqinë që i vesh ai AMA-s dhe komisionit të ankesave. Kompetencat nuk duhet t’u besohen derisa të garantohet liria e tyre nga partite politike, bizneset dhe koorporatat e tjera, thekson Komisioni i Venecias, duke pohuar se anëtarët e AMA-s kanë lidhje të qarta me politikën.

Një tjetër aspekt që duhet ndryshuar, sipas Venecias, janë gjobat dhe e drejta për të hequr materialin nga interneti. Duke kërkuar që të merret parasysh gjendja financiare e medias, Komisioni i Venecias thekson se këto gjoba janë joproporcionale.

Kryeministri Rama ka reaguar në Twitter. Me anë të një postimi, ai ka shprehur mirënjohjen për opinionin e bërë dhe është shprehur se sugjerimet do të reflektohen pa humbur kohë në Kuvend.

Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja,si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit.

— Edi Rama (@ediramaal) June 19, 2020

Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF) e ka konsideruar fitore të madhe opinionin përfundimtar të Venecias, ku theksohet se “Paketa Anti-Shpifje” nuk është gati të kalojë.

ECPMF i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama të implementojë rekomandimet dhe këtë proces ta kryejë në transparencë të plotë me gazetarët dhe shoqërinë civile, duke respektuar kështu standardet ndërkombëtare.

Screenshot nga Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit e

“Paketa anti-shpifje” dhe debatet që përfshinë median

Nisma e qeverisë shqiptare për ndryshime në ligjin për “Mediat Audiovizie” ka filluar më 17 dhjetor 2018, me prezantimin e dy projektligjeve të cilat synojnë të rregullojnë median në aspektin e regjistrimit dhe etikës e saj. Projektligjet kanë të bëjnë me “rregullimin” e medias online në dy aspekte: regjistrimi i çdo subjekti mediatik që funksionon online pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit nga AKEP si dhe monitorimi i përmbajtjes që shfaqet në median online nëpërmjet një organi të posaçëm të quajtur “Këshilli i Etikës” pranë Autoritetit të Medias Audiovizive.

Projektligjet për median janë shoqëruar me debate në opinionin publik shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar, ku organizatat e medias vendase dhe të huaja janë shprehur kundër, duke i konsideruar projektligjetsi cënuese të fjalës së lirë dhe larg standardeve ndërkombëtare.

Paketa “Antishpifje” u dërgua pranë Komisionit të Venecias nga Këshilli i Evropës, pas vendimit të parlamentit për t’i kthyer Presidentit Meta dekretin e tij pa rishikuar ndryshimet e propozuara.

Në 30 janar, maxhoranca vendosi në seancën e kuvendit të shtyjë votimin e kësaj pakete, me qëllim pritjen e reagimit dhe opinionit nga Komisioni i Venecias.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *