Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Brenda rrënojave të Teatrit Kombëtar: “Kur shteti shembi teatrin, rikrijoi 1944-tën”

Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë hyrë sot brenda territorit ku dikur ishte Teatri Kombëtar, i shembur në mëngjesin e 17 majit.

Në shenjë simbolike me mësymjen e shqiptarëve drejt ambasadave në vitin 1990, ku si atëherë dhe sot kërkojnë qeverisja demokratike dhe gjithëpërfshirëse, aktivistët mbollën tre pemë dhe ngriten flamurin kombëtar.

Në murin rrethues ku tashmë kanë ngelur vetëm gërmadha, pjesëmarrësit e aksionit simbolik shkrujtën “Ambasada e Republikës së Teatrit Kombëtar”. Policë të Bashkisë Tiranë janë shfaqur dhe nuk i kanë penguar aktivistët.

Para se aktivistët të largoheshin nga rrënojat e Teatrit Kombëtar, ata thirrën në kor “Rroftë Teatri”

Disa minuta pasi pjesëmarrësit u larguan nga rrënojat e teatrit, policia bashkiake ka hequr flamurin dhe ua ka dorëzuar personave të pranishëm në aktin simbolik.

Jemi 30 vjet pas dy korrikut të vitit 1990, kur shqiptarët shkuan në dyert e ambasadave, sepse kërkonin që të hynin në Evropë. Përderisa kërkojmë jetë më të mirë jashtë vendit, tregon që ne akoma nuk kemi shkuar në Evropë”, tha Mirela Karabina për Citizens Channel.

Mirela Karabina, aktiviste e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Ajo shpjegon se zhvillimi i këtij aksioni sot ishte i qëllimshëm.

Jo pa qëllim zgjodhëm datën dy, se kjo zonë është rrethuar me një mur dhe nuk e di kur do të vijë momenti që këtë barrierë ta rrëzojmë sepse këtu është rrethuar vendi i krimit”.

Lori Amy, shtetase amerikane ishte pjesëmarrëse në ngjarjen e sotme. Ajo tregon se shembja e Teatrit Kombëtar ka rikrijuar edhe një herë diktaturën në Shqipëri.

Kur shteti, dhunshëm shembi Teatrin Kombëtar, duke zgjatur gjendjen e fatkeqësisë natyrore për ta shfytëzuar pandeminë, duke përdorur dhunë kundër njerëzve të hidhëruar të cilët dolën në rrugë për të protestuar, atëherë rikrijoi 1944”, u shpreh për Citizens Channel profesoresha Amy.

Forma e përdorur për ta shembur godinën dhe dhuna e përdorur, ka krijuar traumë tek qytetarët shqiptarë, shpjegon Lori Amy.

Lori Amy, mbështetëse e kauzës së Teatrit Kombëtar

Mendoj se shteti është në një gjendje traume të pazgjidhur dhe shfaqja e pikëllimit është e nevojshme në mënyrë që të fillojnë procesin e shërimit”.

Duke iu kthyer aktit simbolik të ndërmarrë nga AMT, ajo shpjegon se mbjellja e pemëve është mënyrë për të shprehur falënderim ndaj aleatëve të kauzës së teatrit por edhe simbolikë shprese.

Këta njerëz mbollën sot tre pemë, një për teatrin që të rindërtohet ku dhe si ishte, një për Bashkimin Evropian për t’i falenderuar që shpëtuan dhe ndihmuan 1/3 e shqiptarëve që u larguan në 1990. Një për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin më të madh. Mbjellja e pemëve është gjithashtu një simbolikë e jetës që do të vijë dhe është një veprim për shpresë përballë dhunës”, përfundon ajo.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *