Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

315 studentët e Fakultetit Ekonomik do të marrin diplomat pas një viti vonesë

Pas peticionit të dërguar pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës nga studentët e ciklit master të Fakultetit të Ekonomisë, kartonat e diplomës së 315 studentëve të vitit 2017-2019 janë duke u firmosur nga Rektorati.

Një përgjigje ndaj kërkesës për informacion drejtuar Citizens Channel, Rektorati i Universitetit të Tiranës u shpreh se Fakulteti i Ekonomisë ka përcjellë listat e plota të studentëve, për të cilat po bëhen verifikimet.

Sipas burimeve pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës, diplomat do të shpërndahen brenda javës tek studentët. Megjithatë edhe gjatë kësaj procedure janë vënë re disa gabime teknike, ku 15 kartonë të studentëve janë plotësuar me gabime në të dhëna.

Ines Mullerari, një nga studentet në pritje të kartonit të diplomës, pas interesimit pranë Rektoratit kuptoi që diploma e saj kishte probleme me mospërputhje të të dhënave. Megjithatë ajo sqaron se kartonët e diplomave për 15 studentët do të rikthehen sërish për tu plotësuar saktë nga sekretaria e Fakultetit të Ekonomisë, ndërsa nuk paraqet problem për vijueshmërinë e procedurës së nënshkrimit të tyre.

Prej një vitit, 315 studentët e masterit të periudhës 2017-2019 nuk janë pajisur me diploma, për shkak të mos marrëveshjeve mes fakultetit dhe Rektoratit. Sipas përfaqësuesve të Rektorarit, dorëzimi i kartonëve nuk është kryer sipas procedurave zyrtare, pasi Fakulteti i Ekonomisë nuk i ka përcjellë listat e studentëve Rektoratit të Universitetit të Tiranës, por direkt Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Në qoftë se t’i më bie kartonë që nuk e di ku i printon dhe si i printon, atëherë nuk është se rektori duhet të ulet dhe të firmosë çdo karton. Përgjegjësia është e qendrës së shërbimeve arsimore në varësi të Ministrisë së arsimit dhe e Fakultetit Ekonomik që komunikojnë në mënyrë jo zyrtare”,- u shpreh Albano Zhapajt, drejtuesi i kurrikulës në Universitetin e Tiranës gjatë përballjes me disa studentë të masterit përpara mediave më 24 qershor 2020.

Lexo më shumë këtu për procesin e diplomave të studentëve master të Fakultetit të Ekonomisë të periudhës 2017-2019.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *