Të jesh gazetar në Shqipëri sot, do të thotë të përballesh me një sërë sfidash, ashtu sikurse përgjegjësish morale dhe profesionale. Pesë gazetarë të rinj iu bashkuan fushatës së Citizens Channel në ciklin “Reporterët”, ku treguan përshtypjet dhe ndanë eksperiencat për çeshtjet më të ndjeshme në fushën gazetareske si domosdoshmëria për të qenë të lirë, nevoja për etikë, mundësia për kompromis, etiketimet “jo profesionale” nga pushtetet e tjera dhe përpos gjithë kësaj, vlefshmëria e profesionit të gazetarit të ri, por jo vetëm.

Dinjiteti njerëzor është vija ndarëse midis çdo tejkalimi që mund të të imponojnë kushtet, rrethanat apo presioni për lajmin e fundit”,-u shpreh Rashela Shehu, gazetare pranë televizionit Klan, për zgjedhjen që bëhet mes lajmit të fundit dhe etikës.

Si një përgjigje ndaj atyre që median e konsiderojnë “kazan”,Denis Tahiri, gazetari pranë televizionit Syri shprehet: “Vërtet mund t’i cilësojnë mediat si kazan, por bëjnë gjithcka për t’i marrë disa minuta këtij kazani”.

Për fotoreporteren e Birn Albania, Nensi Bogdani, gazetaria përpos të gjithave kërkon humanizëm. “Për të qenë gazetar është e rëndësishme që te kesh empati dhe humanizëm, pa këto nuk mund të raportosh një ngjarje apo një fenomen”.

Edona Haklaj, gazetare pranë televizionit Fax News, ndërhyrjen e kompromisit në gazetari e përkufizon si: “Në momentin që kompromisi shkel lirinë e gazetarit, shkel të vërtetën, atëherë ajo nuk është gazetari”.

Për gazetarin e televizionit News 24, Osman Stafa, gazetaria është ëdo ditë një energji e re. “Si gazetar, ti mund të punosh nga mëngjesi deri ne darkë, por ditën tjetër këtë lodhje që ti e ke marrë duhet ta harrosh dhe duhet të rigjesh forcat për të përballuar ditën tjetër”.

Më poshtë ndiqni intervistat e zhvilluara me pesë gazetarët pjesëmarrës të ciklit “Reporterët”.

Kjo fushatë është ndërtuar në kuadër të projektit “Empower Journalists” një inicativë e Citizens Channel, mbështetur përmes skemës së subgranteve të Albanian Media Institute / Instituti Shqiptar i Medias dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Çfarë do të thotë për ty të jesh gazetar?

Cila është vija ndarëse mes nevojës për lajmin e fundit dhe etikës?

Cila është vija e kuqe mes lirisë dhe kompromisit në gazetari?

 

Cila është përgjigja juaj për atë/ata që ju thojnë se punojmë për “kazanët”?

 

A ja vlen të jesh gazetar në Shqipëri?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu