Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Studim: Punonjësit e spitaleve të pambrojtur nga COVID-19

Shoqata “Together for Life” ka kryer një studim rreth gjendjes së sistemit shëndetësor në Shqipëri gjatë periudhës së pandemisë.

Në këtë studim janë përfshirë 306 punonjës të shëndetësisë, që ushtrojnë veprimtarinë në sistemin parësor (poliklinika dhe qendra shëndetësore), atë spitalor (spitale rajonale, bashkiake dhe dy maternitete) dhe spitalet COVID-19 (QSUT dhe Shefqet Ndoqi). Të dhënat e mbledhura në kohën 6 maj – 3 qershor 2020, nxjerrin në dritë mangësi të shumta që kanë shoqëruar të gjithë procesin që prej shfaqjes së rasteve të para në Shqipëri, në fillim të muajit mars.

Spitalet si “QSUT” apo “Shefqet Ndroqi” raportojnë një situatë më pozitive rreth pasjes së masave mbrojtëse, ndërkohë që sistemi parësor ka pasur mungesë të dukshme të maskave, syzeve dhe helmetës, përparëseve njëpërdorimshme me mëngë të gjata dhe doreza.

Screenshot marrë nga studimi: “Sistemi shëndetësor
gjatë pandemisë COVID-19 dhe pajisja e stafit me materialet e mbrojtjes personale”

Gjatë periudhës mars-maj 2020, vetëm 1/3 e personelit deklaroi se institucionet kanë pasur mjetet mbrojtëse, ndërsa 1/4 i ka pasur ato në sasi të mjaftueshme. 1/10 e personelit të përfshirë në anketë pohon se nuk kanë pasur fare mjete mbrojtëse.

Masat e domosdoshme mbrojtëse

Këto mungesa kanë bërë që stafi mjekësor t’i blejë me të ardhurat e veta mjetet mbrojtëse ose t’i përdorin me kursim sasinë e mjeteve mbrojtëse në disponim.

Personeli shëndetësor është grup-popullata me vulnerabël, në raste epidemie apo pandemie“, thotë për Citizens Channel Denisa Canameti, udhëheqëse e grupit të punës studimore për raportin “Sistemi shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19 dhe pajisja e stafit me materialet e mbrojtjes personale”.

Ajo shpjegon se mosplotësimi i kushteve bazë për punonjësit e sistemit shëndetësor ndikon në mënyrë negative në sistem, duke cenuar kështu edhe sigurinë kombëtare.

Nisur edhe nga fakti qe kemi numër të pakët personeli shëndetësor për popullatë, krijon vakum të menjëhershëm dhe kolaps të shpejtë të sistemit shëndetësor. Mungesa e shërbimit shëndetësor cenon sigurinë kombëtare“.

Denisa Celami (Canameti), udhëheqëse e grupit të punës studimore për

Një tjetër aspekt shqetësues është mungesa e trajnimeve. 2/5 e personelit të të gjitha niveleve shprehen se janë të mirinformuar, ndërkohë që 1/10 besojnë se zotërojnë pak informacion rreth përdorimit të mjeteve mbrojtëse.

45% e stafit te spitale COVID-19 kanë marrë trajnime në kuadër të pandemisë, krahas të punësuarve në sistemin parësor. Spitale të tjera si ato bashkiake, rajonale, Spitali Universitar i Traumës dhe dy maternitetet “Mbretëresha Geraldinë” apo “Koço Gliozheni” nuk kanë marrë asnjëherë një trajnim të tillë.

Sa i përket testimeve, sërish përparësi kanë pasur mjekët dhe infermierët që punojnë në spitalet COVID-19, ku testimi për gjysmën e stafit ka qenë praktikë e përgjithshme, pavarësisht simptomave.

Testimet janë dy herë më të ulëta në sistemin parësor, ndonëse punonjësit e stafit mund të kenë shfaqur simptoma (40%), apo janë detyruar të vetë-izolohen pasi familjarë të tjerë kanë shfaqur simptoma (34%)

Studimi nxjerr në pah se 3/10 e stafit nuk ndjehen aspak të sigurt e të mbrojtur në vendin e punës.

Nga 306 të anketuar, punonjës në sistemin shëndetësor në Shqipëri, shqetësimet e tyre vijnë nga

  • (84%) mungesa e masave mbrojtëse;
  • (82%) aplikimi për herë të parë i protokolleve në pandemi,
  • (82%) puna me orar të zgjatur
  • (65%) distancimi fizik prej familjarëve si frikë
  • (94%) mundësia se mund të infektojnë të afërmit

Këto faktorë u kanë shkaktuar atyre lodhje, stres dhe pagjumësi. Gjithashtu ata kanë përjetuar ankth, humbje të interesit për aktivitete dhe 18% e stafit mjekësor kanë shfaqur simptoma depresioni.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *