Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Protesta e këpucëve” në Tiranë i kujton institucioneve të veprojnë për ndryshimet klimatike

“Protesta e këpucëve”, thirrur nga aktivistët dhe Instituti i Politikave Mjedisore, u zhvillua sot tek  sheshi “Skendërbej” në Tiranë.

Pjesëmarrësit rreshtuan disa palë këpucë në këtë shesh dhe shpalosën pankarta që kishin në fokus ngrohjen klimatike dhe nevojën urgjente për të parandaluar rritjen e mëtejshme të temperaturave.

Protesta u zhvillua në këtë formë si pasojë e kufizimeve të imponuara nga Covid-19. Pavarësisht moslejimit të grumbullimit në tubime, aktivistët artikuluan se janë të qëndrueshëm në kërkesën e tyre për politika miqësore ndaj mjedisit.

Policia Bashkiake u paraqit gjatë zhvillimit të aksionit dhe u kërkoi aktivistëve të largohen.

Forma simbolike e të protestuarit për klimën me anë të këpucëve është nisur fillimisht në Suedi, e më pas u bë lëvizje ndërkombëtare.

Në Suedi kanë bërë protestën e parë të këpucëve gjatë muajit maj për shkak të pandemisë. Më pas kjo lëvizje u adoptua nga organizata amerikane të klimës dhe u sugjerua që data 24-25 korrik, në varësi të vendeve, të bëhet një  protestë ndërkombëtare masive me këpucë për krizën klimatike“, tha Endri Haxhiraj për Citizenës Channel.

Haxhiraj shpjegon se Bashkimi Evropian i ka siguruar Shqipërisë një fond prej 46.5 milion eurosh për rikuperimin e ekonomisë, i cili u shpenzua në investime tradicionale, që ndotin mjedisin.

Shqipëria përkatësisht mori 46.5 milion euro, që i janë dedikuar rikuperimit pas Covid-19, që mund të përdoreshin për investime të gjelbërta, të qëndrueshme, afatgjatë në kohë, që nuk ndotin mjedisin dhe ndihmojnë klimën. Ne nuk i hodhëm këto në investime për klime, por të ato tradicionale, subvencion për naftën, në industrinë ndotëse“.

Aktivisti Gentian Stafa ishte i pranishëm në “Protestën e këpucëve”. Ai rrëfen për Citizens Channel se i është bashkuan kësaj nisme pasi beson se shoqërisht dhe institucionalisht duhet të veprojnë.

Unë jam i njohur me problemet mjedisore dhe kryesisht me ngrohjen globale. Erdha meqenëse ishte një rast për t’u mbledhur dhe për t’i bërë thirrje pushtetarëve të veprojnë sa nuk është vonë.  Është një thirrje që i bëjmë edhe shqiptarëve, që të bëhen qytetarë sa më aktivë për të mbrojtur mjedisin dhe për të qenë sa në harmoni me mjedisin“.

Gentian Stafa, aktivist

Stafa, me profesion mësues, tregon se nxënësit e tij kanë njohuri të përgjithshme rreth ngrohjes klimatike por ka edhe prej tyre që nuk e besojnë se ajo ekziston.

Ka një informim të përgjithshëm rreth ndryshimeve klimatike por që ka edhe përjashtime të nxënësve, që besojnë se ngrohja globale nuk është fakt. Por shkenca e ka provuar që ndryshimet klimatike janë fakt dhe ne duhet të veprojmë“, përfundon ai.

Protesta pa leje nga Policia e Shtetit

Endri Haxhiraj pohon se aktivistët kanë tentuar të marrin leje në polici por janë refuzuar.

Ka qenë një sfidë e vërtetë zhvillimi i eventit. Fillimisht burokracia që dihet, por më pas, na u komunikua që nuk mund ta realizonim protestën. Ne e morëm përsipër individualisht që të paraqitemi dhe u detyruam që të protestojmë në këto kushte“.

Ai pranon se aktivistët ishin të frikësuar se aksioni simbolik do të shpërndahej agresivisht, nisur nga incidenti i protestës kundër HEC-eve në 24 qershor, ku pati 13 të arrestuar dhe protesta e artistëve dhe punonjësve të bareve, zhvilluar katër ditë më parë, e cila u ndërpre nga forca të shumta policore dhe pati pesë të shoqëruar.

Endri Haxhiraj, Instituti i Politikave Mjedisore

Kjo frikë ekziston për shkak se kemi pare precedentë të tjerë përpara, që ka ndodh diçka e tillë si në protestën e HEC-eve, si në protestën e artistëve. Ajo që është edhe më e vështirë në këto raste janë edhe gjobat financiare. Por edhe në aspektin personal, arrestimet apo kufizimet e tjera, janë një rrezik që mund të ndodhin“, tha më tej Haxhiraj.

Akti normativ i datës 15.03.2020 ndalon, ndër të tjera, edhe zhvillimit e tubimeve gjatë kohëzgjatjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19. Shkelësit e këtij rregulli gjobiten me 50 milion lekë të vjetra.

Ky akt normativ është kundërshtuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit që e ka quajtur të lirinë e tubimit si të drejtë themelore të njeriut, e cili garantohet nga ligjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, vendimi ka shkaktuar konfuzion tek qytetarët, të cilët paralelisht gëzojnë të drejtën e tubimit sipas ligjit të datës 23.4.2001, “Për tubimet“ i cili është ende në fuqi.

“Protesta e këpucëve” ndërpritet, por jo organizimi paralel mbështetur nga Bashkia e Tiranës

Paralelisht me protestën e aktivistëve mjedisorë, zhvillohej një tjetër aktivitet te sheshi “Skëndërbej”.

Organizimi: “Ultramaratona 1 – Arteria e Arbrit”.

Qytetarë të shumtë ishin grumbulluar të ndiqnin organizimin e quajtur “Ultramaratona 1 – Arteria e Arbrit”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *