Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Kryetarët bashkiakë të botës po bëjnë thirrje që refugjatët dhe emigrantët të mbrohen nga COVID-19

Helen Lock/Global Citizens 

Këshilli i Kryebashkiakëve për Emigrimin kërkon që emigrantët dhe refugjatët të përfshihen plotësisht në përballimin e pandemisë.

Një grup kryebashkiakësh që përfaqësojnë qytete në të gjithë botën janë mbledhur për të bërë thirrje që emigrantët dhe refugjatët të përfshihen plotësisht në përgjigjet ndaj pandemisë shkaktuar nga koronavirusi.

Në një deklaratë të publikuar më 23 korrik, udhëheqësit lokalë argumentojnë se refugjatët dhe emigrantët janë në vijën e parë të kësaj krize globale shëndetësore dhe përballen me rreziqe të tilla si punësimi informal, akomodimi në mjedise të mbipopulluara dhe mungesa e qasjes në shërbimet shëndetësore.

Ata u bëjnë thirrje kryebashkiakëve të tjerë të qyteteve, si dhe qeverive kombëtare dhe ndërkombëtare që të sigurojnë që ky grup i prekshëm të mos lihet pas teksa hartohen politika për rimëkëmbjen.

Zyrtarët përbëjnë bordin e Këshillit të Kryebashkiakëve për Emigrimin – një iniciativë e nisur në vitin 2018 për t’u dhënë kryetarëve të bashkive një forum që të zhvillojnë dhe shkëmbejnë mënyra për të mbështetur më mirë emigrantë dhe refugjatët rezidentë.

Ne po hartojmë politika për t’u siguruar që pengesat gjuhësore, statusi i emigrantit apo vendi ku jetojnë të mos i pengojë ata për të pasur qasje në shërbimet kryesore dhe për të marrë mbësëhtetjen e nevojshme për rimëkëmbjen“,- thuhet në deklaratë.

10 kryetarët e bashkive (përfshirë ish-kryetarin e Athinës) që nënshkruan deklaratën përfaqësojnë një gamë të larmishme të qyteteve botërore: Amani në Jordani; Bristol, Mbretëria e Bashkuar; Freetoën, Sierra Leone; Kampala, Uganda; Los Angjelos, SHBA; Milano, Itali; Montreal, Kanada; Sao Paulo, Brazil; Zürich, Zvicër; dhe Athina në Greqi.

Teksa ndanë politikat që kanë hartuar për këtë çështje dhe çfarë suksesi kanë parë deri më tani, kryetarët e bashkive po u bëjnë thirrje liderëve botërorë të angazhohen për sa vijon:

  • Në garantimin e një qasjeje të sigurt dhe të barabartë në shërbime, pavarësisht nga statusi i migracionit.
  • Fuqizimi i emigrantëve dhe refugjatëve të jetë pjesë e zgjidhjes së COVID-19, për shembull, përmes rregullimit të punëtorëve emigrantë – që do të thotë legalizimi i tyre nëse nuk janë me dokumente të rregullta.
  • Luftimi i keqinformimit, racizmit dhe ksenofobisë për të forcuar solidaritetin e komunitetit në të gjitha përpjekjet e rimëkëmbjes ndaj COVID-19.

Të gjithë kryetarët e bashkive theksojnë se qytetet janë të vendosur për të mbështetur njerëzit e margjinalizuar në komunitetet e tyre – në një formë që shpesh organet kombëtare nuk janë.

Në përgjigje të planeve kombëtare të ndihmës që kanë përjashtuar emigrantët (vendas dhe ndërkombëtar) apo refugjatët, kryetarët e komunave kanë ngritur zërin për t’u siguruar që përpjekjet e rimëkëmbjes mbrojnë dhe fuqizojnë të gjithë banorët e qytetit“,- thuhet në deklaratë.

Në frymën e shkëmbimit të njohurive, kryetarët e bashkive ofruan shembuj të disa hapave pozitivë që kanë ndërmarrë për të mbështetur refugjatët dhe emigrantët.

Take Giuseppe Sala, Kryetari i Komunës së Milanos – një qytet në veriun e Italisë ku ishte edhe epiqendra e shpërthimit të epidemisë-  tha se ata vendosnin ekipe të shëndetit dhe logjistikës për të trajnuar punonjësit socialë të cilën punojnë në hapësira ku strehohen fëmijë emigrantë të pashoqëruar. Këto ekipe ndihmuan që të monitorohej nga afër shëndeti i banorëve.

Montreal, qyteti kanadez shndërroi autobusët e transportit publik në klinika të lëvizshme. Kjo funksionoi veçanërisht mirë në lagjet ku janë hospitalizuar një numër i madh refugjatësh dhe azilkërkuesish, shpesh larg nga vendet ku ata mund të kenë qasje në shërbime mjekësore.

Ngjashëm në Aman të Jordanisë, një qytet ku strehohen mijëra refugjatë nga Siria fqinje, kryetari Yousef Shawarbeh tha që të gjithë banorët kishin qasje në shërbime të barabarta pavarësisht nga statusi. Uji dhe buka shpërndaheshin çdo ditë gjatë izolimit për familjet në nevojë.

Dhe Marvin Rees, kryetari i bashkisë së Bristol, tha që gjatë izolimit në Mbretërinë e Bashkuar ai kishte vërejtur se sa përkrahës ishte komuniteti lokal në Bristol. “Ne kemi zbuluar se komunitetet tona kanë aftësinë për t’u bërë bashkë dhe për të mbështetur njëri-tjetrin“.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *