Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Reporterët pa Kufij dhe AEJ: “Procedimi gjyqësor ndaj pronarit të Ora News të mos cënojë pavarësinë e gazetarëve”

Situata e krijuar së fundmi në televizionet RTV Ora dhe Ora News pas urdhrit të sekuestrimit të pasurive të pronarit Ylli Ndroqi është ndjekur edhe nga Shoqata e Gazetarëve Europianë (AEJ), dega Shqipëri. AEJ përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare ka shprehur mbështetjen e stafit të televizioneve, për të vijuar misionin e tyre për informim të publikut.

Ndërsa nuk kanë hezituar të apelojnë ndaj institucioneve për kujdes ndaj punonjësve të medias.

“AEJ Shqipëri, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e 2 televizioneve, dhe shpreh mbështetjen ndaj gjithë stafit në veçanti gazetarëve për të vijuar misionin e tyre duke informuar publikun me profesionalizëm si kanë bërë deri tani. Apelojmë institucionet që të kenë kujdes të shtuar ndaj punonjësve të medias, duke mos cënuar punën e tyre me ndërhyrje direkte në politikën editoriale, siç është vërejtur më parë me episode flagrante”,-citohet në deklaratë.

Në vijim të deklaratës së tyre Shoqata e Gazetarëve Europianë ka kujtuar raportet e fundit të lirisë së medias në Shqipëri, të cilat kanë rënë ndjeshëm, duke e konsideruar si një tendencë për kontroll të medias.

“Apelojmë gjithë faktorin ndërkombëtar që mos të harrojë në asnjë moment, se në raportet më të fundit për lirinë e medias, Shqipëria ka rënë ndjeshëm, duke shfaqur tendenca të qarta të një rregjimi autoritarist. Në të gjitha raportet si Reportët pa Kufij, Freedom House etj, është evidentuar se Qeveria aktuale e drejtuar nga Edi Rama, synon me ndërhyrje direkte të kontrolloj median e pavarur, shqetësim i ngritur disa herë edhe nga degët tona në Europë”,-thuhet në deklaratë.

Reporterët pa kufij: Procedimet ndaj pronarit nuk duhet të kërcënojnë pavarësinë e gazetarëve

#Albania: Ora News TV et Channel TV were seized & placed under the supervision of the authorities in the context of a court case against their owner. @RSF_inter calls on the Albanian authorities not to interfere with the media’s editorial line. https://t.co/BBgWPje2kV pic.twitter.com/6zWIoTcKMa

— RSF in English (@RSF_en) August 7, 2020

Thirrje për të mos ndërhyrë në linjën editoriale të dy kanaleve televizive ka bërë edhe organizata Reporterët pa Kufij. 

“Procedimet gjyqësore kundër pronarit të mediave nuk duhet të kërcënojnë linjën editoriale dhe pavarësinë e gazetarëve,”-tha kryeredaktori i RSF, Pauline Adès-Mével.

“Në prag të zgjedhjeve parlamentare të pranverës së ardhshme, është më thelbësore se kurrë që autoritetet të respektojnë pluralizmin në media dhe të lejojnë të shprehen të gjitha pikëpamjet, përfshirë edhe ato më kritike.”

Disa ditë pas ndërhyrjes së forcave të armatosura në ambjentet e televizioneve Ora News dhe RTV Ora, reaguan edhe organizata të tjera të medias në Shqipëri.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *