Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shembja e Teatrit Kombëtar në “Murin e Turpit” (Wall of Shame)

Shembja e Teatrit Kombëtar është listuar në listën e zezë të monumenteve të humbura të një prej organizatave më të rëndësishme për denoncimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore globale ARCH (Alliance for the Restoration of Cultural Heritage / në shqip Aleanca për Restaurimin e Trashëgimisë Kulturore).

Ajo që lexohet në faqen e kësaj organizatë është një skedë e Teatrit Kombëtar, ku jepet përshkrimi i plotë i historikut të godinës, rrethanat kërcënuese dhe shkaktarët e shembjes.

Listës së shkaktarëve nuk i ka shpëtuar asnjë, nga Kryeministri, Kryetari i Bashkisë, Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve, Instituti i Ndërtimit, Aluzimi, Këshilli Bashkiak, e deri te operatorët privatë të përfshirë, firma “Fusha” e z. Shkëlqim Fusha, si dhe arkitekti danez Bjarke Ingels,  të cilët i ndejtën deri në fund marrëdhënies klienteliste të denoncuar për më shumë se 2 vite, ndërsa hijet korruptive mbi zhvillimin e truallit të Teatrit vazhdojnë dhe sot.

Lista e përgjegjësve për shembjen e Teatrit Kombëtar – Shkëputur nga publikimi i ARCH

Organizata e “Aleanca për Restaurimin e Trashëgimisë Kulturore” (ARCH), është e njohur për aksionet e konservimit, restaurimit, dhe sensibilizimit në të gjithë botën, nga Iraku e Afganistani e deri në Greqinë fqinje, me një rrjet partnerësh profesionistë nga fusha të ndryshe, me subjekte të specializuara në restaurim dhe rindërtim të siteve e monumenteve të dëmtuara, si në rastin e projektit të rindërtimit të “Bamiyan Budhas” (Budave të Bamijanit) në Afganistan; të shembura nga talebanët.

Ndër listën e gjatë të klasifikuar sipas statusit aktual të monumeteve, Teatri Kombëtar figuron me statusin i “shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme”, shënjuar me ngjyrën e zezë, bashkë me site të tjera të trashëgimisë të listuara si të dëmtuara.

Në misionin e organizatës janë monumente të rrezikuara kryesisht nga dora e njeriut  në zona konfliktesh, ku kryhen operacione në terrene shumë të vështira. Përfshirja e Teatrit Kombëtar në listën e Organizatës “ARCH”, lidhet me misionin e saj të shpallur në mbrojtje të komuniteteve lokale që gjenden të ekspozuar ndaj sulmeve  nga qeveritë dhe organizatat terroriste.

Ndër themeluesit e kësaj organizatë është znj. Irina Bokova, ish-drejtuese e UNESCO-s nga viti 2009 e deri në vitin 2017 ; ajo njihet si promotorja e kriminalizimit të sulmeve ndaj siteve dhe monumenteve të kulturës, duke i konsideruar si krime lufte – njëlloj si krimet ndaj jetës së njeriut.

Në Shqipëri me siguri nuk diktohet që të këtë ndonjë luftë, po elemente të dhunës, shkeljes së të drejtave të njeriut, krimit ndaj kulturës, mëngjesin e 17 Majit janë parë e denoncuar nga aktivistët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, nga të gjithë qytetarët e Tiranës , shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe media të huaja.

Pas dënimit të ashpër nga Komisioni Europian, direkt nga Komisionerja për Kulturën, znj. Mariya Gabriel, dhe pas reagimit të fortë nga Organizata “Europa Nostra”, vjen ky denoncim publik nga Organizata “Arch”, duke rritur sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar të lidhur ngushtë me kulturën dhe trashëgiminë.

Përtej këtyre denoncimeve, janë regjistruar disa aksione nga artistë e arkitektë nga disa vende të Europës; Në një letër të hapur të publikuar në websiten e Hyperallergic, ku denoncohet përdorimi i artit nga autoritetet me qëllim shpëlarjen e imazhit, arkitektët italianë dhe nga Shqipëria kanë publikuar një denoncim në formë manifesti, ku bëjnë thirrje për zgjimin e ethosit të profesionit të arkitektit.

Artistja me qëndrim në Itali, Iva Lulashi, ka iniciuar një hapësirë të posaçme online me foto nga momenti i shembjes së Teatrit Kombëtar, ku ftohen artistë të tjerë që të kryejnë ndërhyrje artistike.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *