Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Si të kuptojmë shifrat e COVID-19

Autorë: Caroline Chen, Ash Ngu | ProPublica

Nëse shihen jashtë kontekstit, shifrat e koronavirusit jo gjithmonë japin një pamje të saktë se si po trajtohet pandemia. Gazetarët e ProPublica, Caroline Chen dhe Ash Ngu ofrojnë njohuri se si këto shifra duhen analizuar.

Është mesi i verës dhe koronavirusi ende nuk ka ikur. Kur pandemia nisi fillimisht, disa shpresuan se do të kishte “një përgjumje” të virusit gjatë verës, për shkak të nxehtësisë, por marshimi i tij nuk ka ndaluar. Argumentet të ndryshme janë bërë pjesë e diskutimeve  të përditshme, me njerëzit që debatojnë për numrin e vdekjeve, si duhet të interpretohen tendencat apo dhe nëse numrat e raportuar mund të besohen apo jo.

Kam parë shumë reporterë, tek ProPublica dhe media të tjera, të bëjnë më të mirën për të zhbërë mitet, demistifikuar trendët dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të publikut. Është shteruese, veçanërisht kur të njëjtat pyetje të drejtohen vazhdimisht.

Unë jam gjithashtu e shqetësuar kur shoh jo vetëm njerëz të thjeshtë, por udhëheqës kombëtarë dhe lokal, duke përdorur të dhëna jashtë kontekstit për të justifikuar fjalët e tyre. Në të njëjtën kohë, unë shoh anëtarë të publikut të cilët janë ngatërruar, sinqerisht, duke u përpjekur të gjejnë një mënyrë përmes të gjithë numrave dhe tabelave që publikohen, duke pyetur: “Sa i shqetësuar duhet të jem tani? Sa keq janë gjërat në të vërtetë?

Numri i rasteve nuk do t’ju japë pasqyrën e plotë

Gjëja e parë që pyeta ekspertët ishte: Çfarë të dhëne do të më rekomandonit të gjurmoja nëse do të doja të kuptoja se çfarë po ndodh në shtetin tim?

Matthew Fox, profesor i epidemiologjisë dhe shëndetit global në Universitetin e Boston, dhe Youyang Gu, një shkencëtar i njohur për modelet e tij të parashikimit të COVID-19, më këshilluan të shikoj tre matje: numrin e rasteve, shkallën e rasteve pozitive dhe numrin e vdekjeve.

“Rastet që po shtohen apo po zvogëlohen ju tregojnë pak për atë që po ndodh në këtë moment përsa i përket transmetimit të virusit – por është e vlefshme vetëm nëse ne po testojmë mjaft njerëz,” tha Fox.

Udhëzimet e OBSH thonë se duhet që shkalla e rasteve pozitive  të jetë nën 5%,” vuri në dukje Fox. Kur shkalla e pozitivitetit është më e lartë, epidemiologët fillojnë të shqetësohen, çka do të thotë se vetëm njerëzit e sëmurë kanë qasje në teste. Kur pothuajse të gjitha testet janë negative, nga ana tjetër, është një tregues i mirë që një lokalitet ka teste të mjaftueshme për të gjithë ata që duan një dhe zyrtarët e shëndetit publik kanë një pamje të saktë të të gjithë përhapjes”, tha Fox.

Ai dha shembullin e Massachusetts, ku ai jeton. Aktualisht, rastet pozitive ditore kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme për tre muajt e fundit. “Shkalla e pozitivitetit tani është nën 2%, kështu që unë ndjehem i sigurt për të thënë se ne e dimë se çfarë po ndodh, dhe nuk është se ne nuk po bëjmë testime të mjaftueshme”|.

Fox vuri në dukje se disa shtete si Arizona dhe Florida, kohët e fundit kanë pasur norma shumë të larta të rasteve pozitive madje mbi 20%. “Kjo do të thotë që ne nuk kemi panoramë të plotë.”

Nje krahasim midis Arizones dhe Massachusetts per te pare se cili shtet po teston me shume

Vdekjet janë gjithashtu një e dhënë e rëndësishme, sepse kjo është ajo që përbën interesin më të madh për shumicën e njerëzve tha Gu. “Ka raste kur kemi të infektuar por ata janë kryesisht të rinj, kështu që shihet një rritje në raste, por jo në vdekje, sepse ata janë të gjithë individë me rrezik të ulët – por nëse do të ishin të gjithë të mundshëm për të transmetuar atë te prindërit e tyre ose individë më të vjetër ose nëse virusi do të fillonte të shkonte nëpër shtëpi të kujdesit afatgjatë, kjo do të ishte një shkak i lartë për shqetësim”.

Të dhënat e spitalit janë një mënyrë tjetër për të gjurmuar ndikimin e pandemisë. Pasi Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe i Shërbimeve Njerëzore (HHS) u tha spitaleve këtë muaj që të ndalonin raportimin e të dhënave në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe t’ja raportonin direkt HHS- së, disa prej këtyre numrave janë bërë më të çrregullt, sipas Projektit të Gjurmimit të COVID.

Dëshironi të mos gabohesh? Prit pak…

Për tu siguruar që mos të gaboheni, është më mirë të shikoni në atë që quhet mesatarja e shtatë ditëve. Shumë gjurmues japin këtë metodë për të zbutur të dhënat, një lloj si tregu i aksioneve; është e dobishme për të vëzhguar lëkundjet e përditshme.

Fokusohuni te mestarja e shtate diteve sesa tek te dhenat ditore

Por gjëja tjetër kritike për tu mbajtur mend është se vdekjet vijnë pas rritjes së rasteve. Me COVID-19, shumë pacientë që fatkeqësisht nuk mbijetojnë janë shpesh në urgjencë për shumë javë para se të vdesin. Atëherë mund të ketë vonesë edhe disa ditë përpara se të regjistrohet certifikata e vdekjes.

Vonesa midis rasteve që rriten dhe vdekjeve mund të jetë e vështirë për tu parë në një nivel kombëtar. Tani për tani, Nju Jork po zbret nga shpërthimi i madh i rasteve, ndërsa rritja e madhe e Teksasit është ende në ngritje e sipër. Kjo mashtron tablonë kombëtare. Por kur fokusojmë gjendjen në një shtet, mund të shiht më qartë panorama.

Prisni disa jave pasi rastet ndryshojne per te pare nese ndryshojne dhe rastet e vdekjes

Ka faktorë të tjerë që duhet të merren parasysh , p.sh. kur merret një pretendim i gjerë si, “A është covid tani më pak vdekjeprurëse?” siç është kapaciteti spitalor.

Dr Michael Peter, një profesor i asociuar i mjekësisë dhe pulmonolog në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko shprehet: “Është padyshim e njëjta sëmundje, por ne nuk kemi qenë kurrë kaq të mbingarkuar. Ka të dhëna që tregojnë, po ashtu dhe përvoja ime personale sugjeron që kur sistemet janë të mbingarkuara, pacientët trajtohen më keq, “

Mundohuni të analizoni “panoramën e plotë”

Mund të keni gjithmonë argumente pse të dhënat nuk janë perfekte. Por kjo nuk do të thotë automatikisht se numrat nuk mund të besohen. Kjo është arsyeja pse mua më pëlqen të tërhiqem, të pres dhe të shoh sesi trendet po shkojnë dhe kërkoj konfirmim – atëherë nuk e lejoj veten të shpërqendrohem nga njerëzit.

Te dhenat nuk mund te jene perfekte, por jane gjithmone te dobishme

Marrja e kësaj qasje për një panoramë të madhe mund të na ndihmojë të kapërcejmë mjegullën e konfuzionit kur politikanët vijnë dhe të deklarojnë gjëra të tilla si “rastet vetëm po shtohen sepse ne po testojmë më shumë”.

Nëse virusi nuk po përhapet dhe, të themi, ju testuat dy herë më shumë njerëz, atëherë nuk duhet të gjeni dyfishin e numrit të rasteve. Në fakt, nëse virusi ishte nën kontroll dhe ju testuat dy herë më shumë njerëz, duhet të gjeni shumë më pak se dyfishin e rasteve, dhe shkalla e pozitivitetit duhet të ulet me kalimin e kohës.

Lexoni artikullin e plotë në : https://www.propublica.org/article/how-to-understand-covid-19-numbers?utm_medium=social&utm_source=facebook&fbclid=IwAR0T_oWz-ydslVDktAMJrYM7nhr48aozx_5ZUvfAJ8hwpqTSmvqjI2sdHkk

Më shumë rreth autorit: Caroline Chen mbulon kujdesin shëndetësor për ProPublica. Ajo aktualisht po raporton për pandeminë Covid 19.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *