Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raport: Në Shqipëri u pastruan 1.6 mld. euro përmes ndërtimit, 60% e kompanive nuk justifikojnë burimet financiare

Një raport i publikuar sot tregon se 1.6 miliardë euro para të pista janë pastruar përmes sektorit të ndërtimeve në tre vitet e fundit në Shqipëri.

Një ekspert i pastrimit të parave në Shqipëri përllogariti se afërsisht 500 milionë euro janë pastruar nëpërmjet sektorit të pasurive të paluajtëshme në vitin 2019. Duke përdorur të njëjtën formulë edhe për vitet 2017 dhe 2018, shifrat respektive janë 320 milionë euro dhe 570 milionë euro. Sipas këtyre përllogaritjeve, del se një shumë totale prej 1.6 miliardë euro në para të pista janë pastruar nëpërmjet sektorit të pasurive të paluajtëshme në Shqipëri, gjatë këtyre tre viteve“,- thuhet në raportin “Prurje financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, publikuar nga Iniciativa Globale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit nga 141 kompani që fituan leje ndërtimi për ndërtesa më të larta se gjashtë kate për periudhën 2017-2019, 59% nuk kishin burimet financiare për të përfunduar ndërtesat.

Sipas bilanceve të këtyre kompanive, të ardhurat e tyre ishin minimale, dhe nuk kishin prona apo kredi që mund t’i lejonte që të kryenin investime të tilla. Sipas vlerësimeve tona, afërsisht 60 për qind e kësaj vlere vinte nga para të pista, afro 240 milionë euro“,- saktëson raporti.

Prej vitit 2016, bum ndërtimesh në Tiranë

Prej vitit 2016, grafiku i lejeve të dhëna për ndërtime në Tiranë është gjithmonë në ngjitje. Sipas Instat 455 lejet e ndërtimit të dhëna në vitin 2016 për ndërtesa të reja, u dyfishuan në 2017 në një shifër prej 819 leje të reja. Viti 2018 ishte viti ku kjo shifër arriti kulmin e saj me 1.194 leje për ndërtesa të reja, ndjekur me 1.044 leje në vitin 2019.

Tremujori i parë i vitit 2020 sipas Instat përllogarit gjithsej 184 leje ndërtimi.

Në tremujorin e parë të vitit 2020 sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 33.645 metër katror duke shënuar një rënie prej 42.6% në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2019.

 Megjithatë, nga vitit 2016 deri më 2019 sipërfaqja e ndërtesave të reja të dhëna për ndërtim ka qenë e konsiderueshme, duke kulmuar në vitin 2019 në 1.916.719 metra katror, me një rritje prej 32,8 % nga viti 2018, ku sipërfaqja llogaritet në 1.442.783 metra katrorë. Në vitet 2016 dhe 2017 sipërfaqja është përllogaritur në 380.141 metra katrorë dhe 868.534 metra katrorë për sicilin nga vitet.

Lexo më shumë: 

“Flluska në çmimet e pronave të patundshme”

Rritja e çmimit banesave në Tiranë është një fenomen i trajtuar më herët edhe nga burime të tjera mediatike. Një një episod të emisionit Top Story, dedikuar ndërtimeve të reja në Tiranë dhe çmimeve të shitjes së tyre, agjenti imobiliar Fjordi Subashi u shpreh se: “Pas meje ndodhet një nga komplekset më të reja në zhvillim “Lake View”. Çmimi i shitjeve këtu varion nga 1600 euro deri në 2400 euro për metër katror”.

Raporti i Iniciativës Globale në rajonin e Ballkanit Perëndimor thekson se fondet e paligjshme në ndërtim kanë rritur çmimin e pasurive të paluajtshme, duke e çuar koston e jetesës në Tiranë në të njëjtin nivel me Milanon, Moskën dhe Mynihun.

Në fund të vitit 2019, çmimi mesatar i apartamenteve të banimit në Tiranë arriti në pak më shumë se 1,000 euro për metër katror. Kjo përfaqëson një normë inflacioni prej 16 për qind që nga viti 2016, kur filloi bumi i këtyre ndërtimeve të paligjshme. Janë çmime shumë të larta për të qenë të besueshme, në një vend ku rroga mesatare mujore është 420 euro”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *