Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raportet për popullsinë: Shqipëria drejt mpakjes

Sipas një studimi të Institutit Europian të Statistikave (Eurostat), disa qytete shqiptare si Gjirokastra, Dibra, Berati dhe Kukësi kanë pësuar një rënie të konsiderueshme të popullsisë.

Raporti thekson se rënia e popullsisë ka qenë me më shumë se 20 për 1000 banorë në vitin 2017. Situatë kjo e ngjashme edhe për 16 rajone të tjera, duke përmendur këtu vendet në Evropën Lindore dhe Ballkan, ndërsa rënia me e madhe e popullsisë ka qenë në rajonin turk veri-lindor të Bayburtit, me 114 banorë për 1000 banorë.

Grafika marrë nga Eurostat

Disa ditë më parë revista “The Economist” përmes një artikulli ku analizonte popullsinë në Ballkan vuri në pah se popullsia e Shqipërisë do të ulet me 26% deri në vitin 2050.

Arsyet e lëvizjes së qytetarëve sipas raportit të Eurostat nuk janë veçse ato emigruese në vende të tjera, por edhe lëvizja e tyre brenda të njëjtin vend.

Disa nga zhvillimet më të mëdha përfshijnë:

  • Ndikimin e kryeqytetit: popullatat zgjerohet brenda dhe përreth shumë kryeqyteteve të cilat krijojnë një “ndikim tërheqës” për migrantët kombëtarë dhe ndërkombëtarë në lidhej me arsimin dhe mundësitë e punësimit.
  • Një ndarje urbane-rurale: pjesa më e madhe e rajoneve urbane raporton rritje të popullsisë, ndërsa numri i personave që jetojnë në rajone periferike, rurale dhe industriale bie
  • Divergjencat rajonale brenda shteteve anëtare të BE-së: këto mund të ndikojnë në konkurrencën dhe kohezionin rajonal. Për shembull, ndryshimet midis rajoneve lindore dhe perëndimore të Gjermanisë ose midis rajoneve veriore dhe jugore të Belgjikës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë një numër i madh prej 765 rajonesh kanë raportuar një rritje të numrit të tyre të përgjithshëm të banorëve, ndërsa 8 rajone nuk kanë asnjë ndryshim me popullsinë e tyre. Në hartën e mësipërme ngjyra blu e errët përcakton rajonet me një rritje të popullsisë me të paktën 12 për 1000 banorë. Për Shqipërinë, sipas Eurostat, Tirana dhe Shkodra janë rajonet që kanë këtë nivel rritjeje të popullsisë.

Nivelet më të larta të rritjes së popullsisë u regjistruan në rajonet ishullore të Egjeut në Ikaria, Samos dhe Kios, rajonet më të largëta të Francës, në Mayotte dhe Guyane, në ishullin mesdhetar jugor të Maltës dhe në ishujt Kanarie në Spanjë.

Instat: Popullsia e Shqipërisë në rënie

Sipas Instat popullsia e Shqipërisë në janar të vitit 2020 ka arritur në 2.85 milion banorë, e cila në krahasim me një vit më parë shënon një rënie prej 0.6%.

Burimi: Instat

Mosha mesatare e popullsisë rezulton 37.2 vjeç nga 36.7 që ishte një vit më herët.

Një rënie ka pësuar edhe lindjet.

Gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3 %, krahasuar me një vit më parë”, – thuhet në raport.

Në ndryshim me numrin e lindjeve, numri i vdekjeve në 2019 ka pësuar një rritje prej 0.6% krahasuar me një vit më parë, me një numër total prej 21.937 personash.

Burimi: Instat

Numri i emigrantëve është rritur në vitin 2019 prej 13.3% krahasuar me një vit më parë, duke shkuar në 43.835 persona. Ndërsa imigrimi ka pësuar rënie prej 12.3 % në 2019 krahasuar me vitin 2018, me një numër total prej 20.753 persona.

burimi: Instat

Vetëm dy qarqe pësuan rritje të popullsisë sipas shifrave të 1 janarit të vitit 2020. Tirana me një rritje prej 1.2% të popullsisë dhe Durrësi me një rritje prej 0.2%. Ndërsa qytetet me ulje të popullsisë janë Gjirokastra me 3,3 %, Dibra me një ulje prej 2,6 % dhe Berati me 2,5 % ulje të popullsisë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *