Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Pro dhe kundër trajtimit të COVID-19 me plazmë konvulsive

Rreth dy javë më parë Shqipëria iu shtua listës së vendeve që kanë nisur trajtimin me plazmë të të prekurve me COVID-19. Ministrja Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në bankën e gjakut në QSUT deklaroi se janë marrë masat dhe janë finalizuar protokollet për këtë terapi.

“Dhuro plazmë, shpëto jetë”, është slogani që ka përdorur Ministria e Shëndetësisë për të ftuar qytetarët që e kanë kaluar koronavirusin, të ndihmojnë ata të cilët janë duke u përballur aktualisht me sëmundjen.

Çfarë është plazma e gjakut dhe si funksionon trajtimi?

Plazma është pjesa e lëngshme e gjakut që mbetet kur hiqen të gjitha rruazat e kuqe, të bardha dhe trombicidet. Kur njerëzit infektohen me Covid-19, sistemet e tyre imune gjenerojnë antitrupa për të luftuar sëmundjen. Plazma konvulsive apo terapia me plazëm gjaku realizohet nga injektimi i këtyre antitrupave nga një pacient që e ka kaluar sëmundjen tek një pacient i prekur derisa sistemi imunitar i këtij të fundit ti gjenerojë vetë këto antitrupa, në sasi të mjaftueshme.

Terapia konvulsive është përdorur për dekada, për të trajtuar infeksione të ndryshme si gripi dhe Ebola, kjo është edhe arsyeja pse u pa si një trajtim i mundshëm edhe për Covid-19.

Në Shqipëri ishin mjekët që kanë kaluar virusin COVID-19, ata që u ofruan të parët për të dhënë shembullin, duke dhuruar plazëm në bankën e gjakut, e cila do të shërbejë në ndihmë të të prekurve me koronavirus në vendin tonë.

Efektshmëria dhe skepticizmi ndaj terapisë me plazëm gjaku

Nga të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri më 1 Shtator në vendin tonë janë konfirmuar në total 9606 raste me covid 19 dhe 290 humbje jete.

Henri Fero, koordinator i linjës së gjelbër te Qendra Kombëtare e Urgjencës sqaron për Citizens Channel se plazma konvulsive është një metodë që ja vlen të përdoret, në kushtet ku nuk kemi as vaksinën dhe as një medikament i cili është i aftë për ta luftuar virusin.

Henri Fero

“Skepticizmi për këtë gjë qëndron në faktin se a janë realisht këto antikorpe që prodhohen nga trupat e njerëzve të tjerë të përshtatshëm për të luftuar dhe sulmuar një virus i cili mesa po shohim ka një heterogjenicitet të lartë, tek fakti se ky i fundit ka shumë forma. Këtu lind pyetja, a janë realisht efikase këto antikorpe për të luftuar virusin tek një person tjetër, sepse antikorpet janë shumë specifike” shprehet Fero.

Ai shton se, përveç faktit që një i shëruar duhet të ketë titrin e lartë të antikorpëve  të COVID-19 në organizëm, këta të fundit duhet të përmbushin edhe kriteret e tjera të dhënies së gjakut, që janë marrja e medikamenteve specifikë, marrja e hormoneve, pasja ose jo e një virusi tjetër  në organizëm qoftë ky i fundit hiv, hepatit, apo prezenca e sëmundjeve të tjera, qofshin këto tumorale, sëmundje të cilat trajtohen me medikamente të ndryshme, të cilat kufizojnë mundësinë për të qënë dhurues.

Fero thekson  se i duhet kushtuar rëndësi një shpërndarjeje të drejtë, të barabartë, tek njerëz që ndoshta kanë më shumë nevojë për këtë gjak, tek raste që janë në gjendje më të rëndë në raport me të tjerët.

“Qëndrojnë problemet e përputhueshmëirsë, pasi jo të gjithë ata që e kanë kaluar covid 19 mund të përmbushin kriteret e lartëpërmendura, e pastaj të gjitha këto e rëduktojnë numrin e atyre që dhurojnë gjak, e në fund mbeten shumë pak pas filtarve. Aq më tepër numri i të shëruarve në vend është i ulur, 5441 të shëruar” përfundon Henri.

Studiuesit : Nevojë për më shumë të dhëna, për përdorimin e terapisë konvulsive

Klinika mjekësorë Mayo publikoi të dhënat e një eksperience testuese tre mujore ku trasnfuzionet plazmatike në një grup prej 35, 322 pacientësh u asociuan me një shkallë vdekshmërie të ulët. Ky grup përfshinte pacientë të sëmurë ku 52.3% e tyre ishin në njësinë e kujdesit intensiv  dhe 27.5% merrnin ventilim mekanik.

Përdorimi i plazmës konvulsive, me nivele më të larta të antitrupave u shoqërua me vdekshmëri të zvogëluar në një hark kohor shtatë dhe 30-ditorë.

“Përpjekjet tona për të kuptuar plazmën e rikuperimit vazhdojnë”, thotë Michael Joyner, MD, hetuesi kryesor i EAP në Mayo Clinic dhe autori kryesor i artikullit. “Ne jemi optimistë, por duhet të mbetemi objektivë ndërsa vlerësojmë sasitë në rritje të të dhënave.”

Sarah Caddy kërkuese në fushën e imunologjisë në Universitetin e Cambrige liston një sërë limitimesh të trajtimit me plazëm të cilat duhet të merren në konsideratë:

  • Së pari, furnizimi artificial i antitrupave mund të përkeqësojë një infeksion. Kjo është për shkak të një fenomeni të rrallë i quajtur zgjerimi i varur nga antitrupat (ADE). Kjo mund të lejojë që virusi të hyjë në qelizat që nuk janë zakonisht të ndjeshme ndaj infeksionit, gjë që mund të rrisë numrin e grimcave të reja virale.
  • Një rrezik i dytë është që antitrupat e para-formuar mund të bllokojnë reagimin imunitar të vetë trupit për të mos reaguar në mënyrë adekuate. Ne e dimë që kjo ndodh me antitrupat e nënës; antitrupat që kalojnë natyrshëm nga nëna te pasardhësit mund të parandalojnë që foshnjat të reagojnë drejt në vaksinimin. Kjo është arsyeja pse shumica e vaksinave të fëmijërisë fillojnë pas moshës tetë javë.
  • Ka disa rreziqe të mundshme me marrjen e plazmës nga një person tjetër. Efektet anësore të lehta përfshijnë zhvillimin e etheve ose reaksioneve alergjike, të tilla si një skuqje dhe një ndjesi kruarjeje. Plazma duhet të jetë në përputhje me grupin e gjakut të marrësit për të parandaluar reagimet e transfuzionit.
  • Shumë më serioze është rreziku i transmetimit të infeksioneve të transmetuara nga gjaku. Për fat të mirë, rreziku mund të minimizohet duke testuar dhuruesin për infeksione. Në Britani, të gjithë dhuruesit kontrollohen me rigorozitet për sifilizin, HIV, hepatitin B, C, E dhe HTLV-1 (virusi i leukemisë së qelizave T njerëzore 1) për të siguruar se rreziku i transmetimi të këtyre infeksioneve është minimal.
  • Një kufizim tjetër për t’u marrë në konsideratë është se popullata e moshuar me zemër ose mushkëri të dobëta (ata me rrezik të lartë nga COVID-19), mund të mos tolerojnë marrjen e një vëllimi kaq të madh të plazmës. Kjo mund të çojë në një ndërlikim të njohur si “mbingarkesa e qarkullimit e lidhur me transfuzionin”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *