Një raport nga Qëndresa Qytetare, përpiluar nga Tea Zeqaj, zbuloi se qeveria shqiptare ka investuar për trajtimin e mbetjeve me anë të incinerimit në total 177 milion Euro. Rreth 21.6 milion Euro është vlera e investimit për incineratorin e Elbasanit, 25, 27.4 milion Euro për Incineratorin e Fierit dhe 128 milion Euro për incineratorin e Tiranës.

Kjo vjen në një kohë kur trajtimi i mbetjeve është jo vetëm prioriteti i fundit në strategjitë kombëtare, por shkon në kundërshtim më direktivat e BE-së  dhe në në drejtim të kundërt me objektivat e zhvillimit të OKB.

Ekipi i Qëndresës Qytetare realizoi një pyetësor drejtuar qytetarëve të Qarkut të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit ku janë edhe të vendosur tre incineratorët në Shqipëri. Më shumë se gjysma e qytetarëve të pyetur nuk beson se incinerimi si metodë për trajtimin e mbetjeve do të zgjidhë problemin e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, teksa rreth 64% e tyre mendojnë se incinerimi është i dëmshëm për mjedisin dhe shëndetin.

Ministria e Bujqësisë,Infrastrukturës dhe Transportit, Shëndetësisë dhe Ministria përgjegjëse për Industrinë janë të detyruara nga një sërë vendimesh të raportojnë statistikat vjetore të mbetjeve që gjenerojnë Pavarësisht kësaj, raporti vë në pah se të dhënat mbi sasitë apo ndikimin e mbetjeve në mjedis nuk janë të sakta dhe të mjaftueshme.

Ajo çka shihet si problematike nga monitorimi është se Incineratorët nuk hapin vende të reja pune, ndryshe nga sa mendojnë rreth 60% e qytetarëve të pyetur. Në Tiranë kjo industri do të punësojë vetëm 27 punonjës, ndërkohë që më shumë se 12 mijë persona të angazhuar në mënyrë formale dhe informale në sektorin e riciklimit, rrezikojnë të humbasin vendet e tyre të punës.

Nga përfundimet e studimit është konstatuar se incineratori ka rritur tarifat vendore të pastrimit në Tiranë nga 15-64% për qytetarët dhe bizneset. Në relacion, Këshilli Bashkiak shprehet “se është evidentuar një diferencë e theksuar mes kostos së shërbimit dhe të ardhurave të arkëtuara. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht për shkak të hyrjes në fuqi të kontratës së inceneratorit në vitin 2018”.

Sipas kontratës koncesionare, Bashkia e Tiranës detyrohet të paguajë 29 Euro për çdo ton mbetjesh të munguar në ditë nëse nuk plotësohet minimumi i kërkuar për funksionim 550-700 ton/dita.

Vëzhgimi sugjeron trajtimin e mbetjeve sipas përqasjes evropiane që përmban këto etapa: parandalimin, ripërdorimin, riciklimin, rikuperimin dhe asgjësimin. Për të bërë funksionale skemën e mësipërme, Komisioni Evropian ka propozuar plotësimin e targetit më të rëndësishëm, realizimi I riciklimit në masën 65% të mbetjeve bashkiake deri në vitin 2030.Por ky target duket të jetë larg arritjes duke konsideruar faktin se nga të dhënat më të fundit, në vitin 2016 janë ricikluar vetëm 17.2 % e mbetjeve totale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu