Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Kriza nga COVID-19 prek sigurimet shoqërore të të varfërve; Më pak kontribuues më shumë para

Pavarësisht pasojave ekonomike që solli pandemia e shkaktuar nga COVID-19, shtetasit shqiptarë kanë rritur volumin e parave të derdhura për sigurime shoqërore.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore në 6 mujorin e parë të vitit 2020 janë mbledhur 47.6 milion lekë të ardhura krahasuar me 45.6 milionë lekë në 6 mujorin e e parë të vitit 2019.

Të ardhurat më të larta janë ato nga kontributet e personave juridikë dhe fizikë, duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi apo sigurimet vullnetare, të llogaritura në 49 milionë lek në 6 mujorin e parë të 2020.

Burimi: ISSH

Pavarësisht se të ardhurat janë rritur, numri i personave kontribuues në skemën kombëtare të sigurimeve shoqërore pësoi një rënie. Nga 721 mijë kontribuues në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019, në 673 mijë në gjashtë mujorin e vitit 2020, me një hendek prej 48 mijë kontribuues më pak.

Burimi: ISSH

Nga këta, të vetë punësuarit pësuan rënie me 10.8%, ose 3 mijë më pak; të punësuarit në firma private patën një rënie prej 53.1%, ose 22 mijë më pak kontribuues, ndërsa të vetë punësuarit në fushën e bujqësisë pësuan rënie prej 5.9%, ose 15 mijë më pak kontribuues.

Burimi: ISSH

Sikurse edhe shifrat tregojnë, pavarësisht se të ardhurat e sigurimeve shoqërore u rritën, numri i kontribuuesve është në rënie, duke goditur më së shumti personat me të ardhura më të ulëta.

INSTAT: Pagat në tremujorin e dytë të 2020 u rritën me 2.9 %

Referuar të dhënave të Instat, paga mesatare bruto e tremujorit të dytë të vitit 2020 është 54.149 lekë, e cila nëse do të krahasohet me tremujorin e dytë te vitit 2019 ka pësuar rritje prej 2.9%.

Kjo pagë ndryshon nëse do ta krahasonim atë me llojet e ndryshme të profesioneve.

Për personat e punësuar në aktivitete financiare apo të sigurimit, paga mesatare mujore bruto është 2,18 herë më e lartë se mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa për personat e punësuar në bujqësi, pyje apo peshkim është 37,5% më e ulët se ajo mesatare në nivel kombëtar.

Burimi: INSTAT

Të punësuarit në sektorin privat kanë pasur një rritje të lehtë të pagës në krahasim me të punësuarit në shtet, për të cilët paga ka qenë konstante krahasuar kjo me tremujorin e dytë të vitit 2019.

Të punësuarit në privat kanë pasur pagën mesatare mujore 49,280 mijë lek në tremujorin e dytë të vitit 2020, nga 47.894 mijë lek në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Ndërsa të punësuarit në shtet kanë pasur të njëjtën pagë mesatare mujore për të dy periudhat e vitit, në 63 mijë lek.

Burimi: INSTAT

Në tremujorin e dytë të vitit 2020, për të punësuarit në profesionet si ligjvënës, nëpunës të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutive, paga mesatare mujore është 77,3% më e lartë se mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa për të punësuarit në grupin e punëtorëve ajo përllogaritet në 41,1% më të ulët se ajo në nivel kombëtar.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *