Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Debati dhe reagimet që ndezi vendimi i qeverisë për rihapjen e kazinove në kryeqytet

Më datë dy shtator, qeveria shqiptare vendosi nëpërmjet një Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM) disa zona në Tiranë ku do të lejohet vendosja e kazinove të lojërave të fatit.

Edhe pse u paralajmëruar nga mediat, VKM-ja për kazinotë u mbaj jashtë nga njoftimi me listën e vendimeve të miratuara në mbledhjen e qeverisë të datës 2 shtator, duke u zbardhur vetëm shtatë ditë më vonë  (në kundërshtim me ligjin), kohë kur u publikua në fletoren zyrtare.

Veç vendimit për shtimin e kazinove, Këshilli i Ministrave miratoi dhe hartën se ku do të lejohen këto aktivitete. Lojërat e fatit do të lejohen vetëm në gjashtë akse të kryeqytetit: Rruga e “Barrikadave”, Rr. “Urani Pano”, Rr. “Dedë Gjon Luli”, Rr “Ibrahim Rrugova”, Rr “Xhorxh W. Bush”, Bulevardi “Zhan D’Ark”.

Një zonë e ngushtë në qendër të Tiranës e cila aktualisht po kalon një proces shndërrimi, ku puna ka nisur në tre kantiere ndërtimi të cilat do të kthehen në godina shumëkatëshe.

Cilat janë kushtet që duhet të përmbushin kompanitë për të marrë një licencë për hapjen e kazinosë.

I gjithë procesi për dhënien e licencave do të organizohet nga Autoriteti Mbikëqyrës i Lojërave të Fatit, i cili edhe do të hap garën. Ndër kërkesat kryesore që duhet të përmbushin kompanitë apo personat që do të kërkojnë një licencë kazinoje janë: selinë ta kenë në Shqipëri, shuma e kapitalit që duhet të kenë duhet të jetë jo më pak se 1.2 miliardë lekë dhe me burim të rregullt e të deklaruar për paratë, aplikantët të mos kenë qenë të dënuar për evazion fiskal apo doganor, shpërdorim detyre, trafik lëndësh narkotike apo vepra të tjera penale, etj.

A ndryshoi mendim qeveria shqiptare për hapjen e kazinove?

Premtimet e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit filluan në vitin 2013, me aksionin e quajtur “Fundi i Marrëzisë”, duke u finalizuar, pas një disa shtyrjeve të afatit, në 1 janar 2019, me mbylljen e plotë të pikav të basteve sportive dhe kazinove elektronike (me përjashtim të një kazinoje në kryeqytet).

Lligji i miratuar në dhjetor 2018 ndaloi çdo kazino brenda zonave urbane, duke lejuar ushtrimin e këtij aktiviteti vetëm në hotelet me 5 yje të “brandeve ndërkombëtare”.

Vendimi i fundit i qeverisë duket se e ka ndryshuar këtë, duke rihapur procedurën për të lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në zemrën e Tiranës qytetit më të urbanizuar të Shqipërisë.

Sipas ekonomistit Pano Soko ky vendim i qeverisë është një shpërblim i dytë për ndërtuesit e kullave, ku përvec marrjes së lejes së ndërtimit, tani mund të hapin dhe kazinotë pa kosto fare: “çuditërisht” të gjitha hotelet me 5 yje që po ndërtohen dhe do të marrin liçencë nuk janë në zona turistike, siç do të bënte sens nëse do të jepeshin për të ndihmuar turizmin. Ato janë pothuajse të gjitha në Tiranë. Aty ku gjithë raportet ndërkombëtare kanë dhënë alarmin e pastrimit të parasë” tha Soko, “Po kjo lëvizje, me pak fjalë, po diversifikon portat nga mund të hyjnë dhe pastrohen para të pista, nga një, po i bën dy tashmë”, përfundon ai.

Ndërsa gazetari Klodian Tomorri në një reagim në “Facebook”, sqaroi dyshimin mes kazinove elektronike dhe kazinove të cilat nuk e ndërprenë funksionimin, si edhe ngriti r disa pyetje mbi shumat e ndryshme që operatorët e hoteleve me pesë yje duhet të paguajnë për të marrë licencën.

https://www.facebook.com/klodian.tomorri/posts/10220873690686749

Për ish-Ministrin e Financave Arben Malaj ky është një hap pas i qeverisë.

“Të merresh me krijimin e një kuadri ligjor për të liberalizuar, atë që bllokove do të thotë që duhet të ketë një interes shumë të madh sesa thjesht interesi ekonomik” deklaroi ai në një intervistë për televizionin A2.

A është vendimi për hapjen e kazinove në kundërshtim me ligjin e miratuar në vitin 2018?

Vendimi i qeverisë për të mbyllur më 31 dhjetor 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë, kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, u miratua në fund të muajit tetor, në seancën plenare të Kuvendit me 75 votat pro të mazhorancës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.

Ndërsa VKM-të e botuara në Fletoren Zyrtare, do të lejojnë licencimin  kazinotë në zonat urbane, një debat u ngrit mbi nevojën për ta kaluar sërish ligjin në Parlament për ndryshime.

Ndërkohë Zëvendës Kryeministri Erion Brace u shpreh se ligji është në fuqi dhe nuk ka ndryshuar pasi lojërat sportive dhe ato të fatit nuk do të hapen. Brace njoftoi se sot do të jetë prezent në emisionin e mbrëmjes në Euronews për të sqaruar qëndrimin e qeverisë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *