“Nuk kemi asnjë lloj indicie për tu përplasur me këta (policët). Po ju themi që të na lirojnë rrugën që të shkojmë në vendet e punës, asgjë tjetër. Nuk e di se në shërbim të kujt janë këta”,-u shpreh sot mes tensionesh kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar, Sokol Dautaj.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar,

Ndryshe nga prindërit e tjerë që sot kanë përcjellë fëmijët e tyre për në shkollë, naftëtarët e Ballshit u kthyen edhe një herë në protestë, ku kërkuan rifillimin e punës në rafineri, sikurse paralajmëruan ditën e premte.

Ne duam të vemi në vendet e punës, nuk kërkojmë asnjë gjë. Ose shteti të na japë detyrimet që na takojnë neve dhe këtë uzinë le ta cojë për skrap, le ta cojë ku të dojë. Të na jap detyrimet që na ka shteti, që na kanë firmat piramidale që na sjellin të gjithë ata që kanë ardhur këtu cdo gjashtë muaj. Vijnë vjedhin edhe nuk u ndopkan. Shteti duhet të na japë cfarë na detyrohet. Edhe ne kemi fëmijët në shkollë si të gjithë”,-u shpreh njëri prej naftëtarëve të pranishëm në protestë.

Protesta e ditës së sotme vjen si pasojë e mos respektimit, sipas naftëtarëve, të marrëveshjes së rënë dakord mes tyre dhe kompanisë “ALLUM”, e cila para dy javësh premtoi rinisje të punës, nënshkrimin e kontratave individuale si dhe kalimin e një page në llogaritë bankare të naftëtarëve.

Mes thirrjeve në kor të dhjetëra naftëtarëve “Hapni portën!”, “Hapni portën!”, ata tentuan të hyjnë në rafineri, por u ndaluan nga forcat policore të mbërritura në vendngjarje.

Pse nuk vjen kompania që ka premtuar se do të vijë në rafineri? Ku është? Këtë pronë naftëtarët e kanë mbrojtur në vitin ’97 dhe sot po na e mbron komisariati. Dy rrugë janë u kemi thënë: ose këta ta marrin në mbikëqyrje, në ruajtje dhe të na japin ne gjithë detyrimet, sepse sot do nxjerrim që uzina është në sekuestro për llogari të jetëve tona“,- u shpreh Sokol Dautaj.

Policia ka përdorur spraj me piper për të zmbrapsur hyrjen e protestuesve në rafineri, ndërsa kanë mbetur të lënduar 7 naftëtarë. Ata janë dërguar në spitalin e Ballshit për të marrë ndihmën e parë.

Naftëtarët kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave gjatë javës, deri në marrjen e një përgjigjeje nga kompania.

Ne gjithë javën këtu do jemi. Rafineria është e jona. Rafinerinë e kanë ndërtuar naftëtarët sot e 40 vite. Nuk mund ta marri një që vjen për 6 muaj e të iki“,-përfundoi kreu i Sindikatës, Dautaj.

Çfarë po ndodh në uzinën e Ballshit?

Në shkurt të vitit 2020, 800 punonjës të rafinerisë së naftës në qytetit e Ballshit u organizuan në protestë për të kërkuar marrjen e pagave të prapambetura, ndërsa dhjetë naftëtarë të tjerë ishin futur në grevë urie.

Kompania që administronte rafinerinë e Ballshit “Tosk Energji” kishte ndaluar së funksionuari prej muajit shtator të vitit 2019, duke lënë pa punë dhe pa paga 800 të punësuar.

Në maj të vitit 2020, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mblodhi në një tryezë të përbashkët task forcën e ngritur për naftën, ku ndër të tjera lajmëroi rikthimin e kompanisë ALLUM dhe rinisjen e punës në rafinerinë e Ballshit brenda muajit qershor.

Gjatë muajve të verës protestat e naftëtarëve kanë qenë të vazhdueshme. Më 24 korrik, në protestën para Bashkisë Ballsh, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar u shpreh se kthimi i detyrimeve të prapambetura ishte një premtim i Kryeministrit Rama që në vitin 2017.

Edhe pse jemi në muaji shtator puna në rafinerinë e Ballshit nuk ka nisur akoma sikurse premtoi ministrja Balluku. Mos mbajtja e këtij premtimi bëri që naftëtarët të ngrihen sërish në protestë.

Më 26 gusht naftëtarët protestuan sërish para rafinerisë duke krijuar përplasje edhe me policinë.

Më 3 shtator, pas një takimi me komopaninë Allum i arrit marrëveshja për rifillimin e punës,ndërsa iu premtua një paradhënie prej 50.000 lekësh.

Më 11 shtator, naftëtarët dolën sërish në protestë, pasi kompania “ALLUM” nuk e mbajti premtimin e dhënë më 3 shtator për kalimin e një page, nënshkrimin e kontratave individuale dhe nisjen e punës në rafineri.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu