Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Organizatat ndërkombëtare letër Parlamentit: “Të shqetësuara për injorimin e opinionit të Venecias mbi paketën ‘anti-shpifje'”

Shtatë organizata ndërkombëtare nënshkruan sot një letër dërguar Parlamentit shqiptar ku shprehin shqetësim në lidhje me planet e qeverisë për miratimin e ligjeve të shumëdebatuara të paketës “Anti-shpifje”, duke injoruar shqetësimet e ngritura nga  opinioni i Komisionit të Venecias.

Organizatat shprehen të alarmuara nga raportet që Parlamenti planifikon të rishikojë në ndryshimet në ligjin nr. 97/2013 “Për Mediat Audio Vizive në Republikën ë Shqipërisë” në bazë të nenit 86 në “Rregulloren e Punës së Kuvendit”, e cila përcakton që Parlamenti shqyrton vetëm çështjet e paraqitura nga Presidenti i Republikës. Si pasojë, Asambleja do të injorojë problemet e ngritura në opinionin e Komisionit të Venecias dhe nga organizatat e shoqërisë civile vendase dhe ndërkombëtare.

Siç vihet re gjithashtu nga Komisioni i Venecias, propozimet legjislative vuajnë nga paqartësi të mëdha dhe kanë disa të metash themelore, duke përfshirë:

  • Një fushë tepër e gjerë e aplikimit të këtij ligji mund të përfshijë blogerë individualë dhe përdorues të mediave sociale;
  • Kërkimi i heqjes së anonimatit të të gjitha burimeve të mediave shqiptare në internet, i cili është veçanërisht problematik pasi fusha e zbatimit të kësaj rregulloreje është tepër e gjerë;
  • Dhënia e kompetencave të rënda administrative “Autoritetit Shqiptar të Medias” dhe “Komitetit të Ankesave”, pa u siguruar më parë që këto institucione të jenë mjaftueshëm të pavarura;
  • Mungesa e masave mbrojtëse adekuate në procedurën e ankesave.

Si të tilla, ndryshimet e propozuara rrezikojnë të shkaktojnë një efekt tronditës në të drejtën e lirisë së shprehjes në internet dhe të kufizojnë të drejtën e shtetasve shqiptarë për të pasur informacion.

Kjo nisëm mbështet alternativën e Komisionit të Venecias dhe 15 organizatave të shoqërisë civile shqiptare se problemi i sjelljes mediatike dashakeqe ose të papërgjegjshme në internet do të trajtohej në mënyrë më të përshtatshme përmes krijimit të një organi të pavarur vetërregullues, i cili përfshin të gjithë palët ë interesuara në komunitetin e medias dhe është i autorizuar të sigurojë një sistem efektiv dhe të respektuar të llogaridhënies nga media.

Kjo letër është koordinuar nga Qendra Evropiane për Lirinë ë Shtypit dhe Medias (ECPMF), si pjesë e mekanizmit të “Përgjigjes së Shpejtë mbi Lirinë e Medias” (MFRR) dhe firmosur nga gjashtë organizata të tjera ndërkombëtare “Artikulli 19”, “Federata Evropiane e Gazetarëve” (EFJ), “Free Press Unlimited” (FPU), “Instituti Ndërkombëtar i Shtypit” (IPI),  “Observatori i Ballkanit dhe Kaukazit Transeuropian” (OBCT), “Organizata e Mediave të Evropës Juglindore” (SEEMO).

Çfarë është MFFR?

“Media Freedom Rapid Response” gjurmon, monitoron dhe u përgjigjet shkeljeve të lirisë së shtypit dhe medias në shtetet anëtëre dhe kandidate të Bashkimit Evropian. Projekti ofron mbështetje ligjore dhe praktike, advokim publik dhe informacion për të mbrojtur gazetarët dhe punonjësit e medias.

Çfarë rekomandoi Komisioni i Venecias për paketën “ Anti-shpifje”?

Në janar të vitit 2020, Këshilli i Evropës, i drejtoi një letër Komisionit të Venecias ku i kërkonte një opinion për “paketën antishpifje”, e cila kaloi në parlament në dhjetor të vitit 2019. Më 30 janar, në seancën e kuvendit ku pritej të miratohej kjo paketë, pa rishikuar ndryshimet e propozuara nga organizatat mediatike dhe faktorët ndërkombëtarë, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, u shpreh se do të presin opinionin e Komisionit të Venecias, duke e shtyrë votimin.

Në qershor, në një dokument prej 19 faqesh, Komisioni i Venecias e konsideroi projektligjin për mediat online me efekte negative në lirinë e medias nëse do të miratohej pa ndryshimet e propozuar më pas prej tij.

Komisioni sugjeroi rishikimin e pikave, të cilat i veshin AMA-s dhe Komisionit të Ankesave fuqi dhe kompetenca edhe pse janë organe të zgjedhura nga qarqet partiake.

Një tjetër pikë që sipas Komisionit të Venecias duhet ndryshuar janë gjobat dhe e drejta për të hequr materialin nga interneti. Sipas Komisionit gjobat janë jo proporcionale duke e krahasuar me gjendjen financiare të medias.

Menjëherë pas opinion të Komisionit të Venecias, reagoi Kryeministri Rama, i cili u shpreh se sugjerimet do të reflektohen pa humbur kohë.

MIRËNJOHJE KOMISIONIT TË VENECIAS PËR OPINIONIN MBI “ANTISHPIFJEN”!TANI PA HUMBUR KOHË TË ADRESOJMË NË KUVEND SUGJERIMET E VYERA DHE TË GARANTOJMË ME LIGJ TË DREJTËN E ÇDO NJERIU PËR T’U MBROJTUR NGA SHPIFJA,SI DHE DETYRIMIN E ÇDO PORTALI PËR T’U IDENTIFIKUAR SI SUBJEKT I LIGJIT.

— EDI RAMA (@EDIRAMAAL) JUNE 19, 2020

Deri më tani, për shkak të tërmetit dhe pandemisë, kjo çeshtje ishte lënë në hije, por me nisjen e sesionit parlamentar u rikthye sërish në diskutimin publik nga mazhoranca socialiste. Ligji i pagëzuar si “Anti-Shpifje” është konsideruar problematik në dhjetëra reagime të organizatave ndërkombëtare dhe opinionin e Komisionit të Venecias.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *