Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Gratë veshur me të bardha” nga Bjellorusia protestojnë për paqe dhe zgjedhje të reja

Të veshura me të bardha dhe me lule në duar, gratë bjelloruse kanë dalë në rrugë, me një shfaqje të paprecedentë solidaritetit mes tyre, për t’i bërë thirrje Presidenti Alexander Lukashenko të dorëhiqet, teksa u kërkuan grave të tjera, brenda dhe jashtë vendit, që të bashkohen me to.

Njohur ndryshe si “Gratë në të bardhë”, demonstrueset gra kanë organizuar protesta në Minsk por edhe në Gjermani, Poloni, Belgjikë, Ukrainë dhe Rusi për të kërkuar fundin e dhunës që shpërtheu pas rizgjedhjes së Lukashenkos në 9 gusht.

Një video në rrjetet sociale me hashtagun #she4belarus [AjoPërBjellorusinë], publikuar muajin e shkuar, u bëri thirrje vajzave dhe grave të tjera t’u bashkohen protestave.

Policia ka arrestuar më shumë se 7000 njerëz, teksa mijëra të tjerë iu bashkuan protestës. Së paku dy njerëz kanë vdekur dhe videot online, ku shfaqen pamje te njerëzve që dhunohen dhe torturohen në burgje, janë bërë virale.

Natalia Skibska, një përkthyese dhe psikologe, tha se ajo u nxit që të reagonte pasi djali i saj 20-vjeçar u arrestua, u burgos për gjashtë ditë dhe u rrah – edhe pse nuk kishte bërë asgjë të keqe.

Djali im është një barist në një restorant francez dhe ai kurrë nuk ka qenë i përfshirë në politikë, kurrë nuk ka qenë në telashe. Ai u zhduk për katër ditë dhe unë nuk e dija se ku ishte”, foli për Reuters Skibska Thomson, nga shtëpia e saj në Minsk.

Unë dua të jetoj në një vend ku mund të jem e sigurt që djali im vjen në shtëpi çdo natë. Ligji këtu nuk po na mbron. Ne kemi nevojë për një ndryshim në qeveri”.

Shumë gra kanë dalë në rrugë për herë të parë në jetën e tyre në ish-republikën Sovjetike me 9.5 milion njerëz, për të protestuar në lidhje me zgjedhjet që kundërshtarët thonë se Lukashenko i manipuloi për të siguruar një mandat të gjashtë, pas 26 vitesh në pushtet.

Ai mohon humbjen, duke cituar rezultate zyrtare që i dhanë mbi 80% të votave, por punëtorët në disa nga uzinat shtetërore industriale më të mëdha të vendit, shtylla kurrizore e modelit ekonomik të stilit sovjetik të Lukashenkos, kanë hyrë në grevë.

Natallia Kharytaniuk, një mësuese angleze 35-vjeçare, tha se ajo po i bashkohej protestave çdo ditë, e veshur me të bardha dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë derisa të ndryshonte situata.

Kjo lëvizje e grave ka qenë një shkundje dhe një surprizë dhe të gjitha ne gratë tani po pyesim se ku kemi qenë gjatë kësaj kohe“, tha Kharytaniuk, e cila ka një djalë shtatë vjeç, për Reuters me telefon nga Minsk.

Tashme, kjo nuk lidhet vetëm me politikën. Nëse ka të bëjë me jetën familjare, ka të bëjë me marrëdhëniet me burrat. Ne kemi një shoqëri shumë patriarkale, por kur revolucioni të mbarojë, ajo do duhet të ndryshojë“.

Planifikimi përmes rrjeteve sociale

Natalia, një mësuese anglishteje, 34 vjeç, e cila nuk dëshiroi të përdorte mbiemrin për të mbrojtur sigurinë e saj, tha se ajo kurrë nuk kishte marrë pjesë në një protestë më parë, por u bashkua pasi pa organizimet ne grupet e nënave, në aplikacionin “Viber” e më pas në “Telegram”.

Ajo tregoi se ishte e frikësuar në fillim, por u qetësua kur pa kaq shumë gra që u bashkuar me protestat paqësore, duke marrë me vete çanta mbeturinash, ushqim dhe ujë për të ndarë.

Unë kurrë më parë nuk kam ndjerë një solidaritet të tillë mes grave, pasi ne zakonisht jemi mjaft pasive, por tani jemi shumë të bashkuara“.

Gratë nuk duan vetëm të qëndrojnë në shtëpi dhe të gatuajnë supë. Të shohësh kaq shumë gra të veshura me të bardha, të qeshura dhe me lule, ka qenë frymëzuese dhe tani besoj se gratë në Bjellorusi do të kenë diçka më të rëndësishme për të bërë”.

Kandidatja kryesore e opozitës për President Svetlana Tsikhanouskaya, 37 vjeç, e cila iku në Lituani, ka bërë thirrje për një rinumërim të zgjedhjeve.

Ajo njoftoi kandidaturën pasi burri i saj, një bloger, u arrestua në maj.

Tsikhanouskaya bashkoi forcat me fushatat e dy kandidateve të tjera gra të ndaluara për të marrë pjesë në zgjedhje – Veronika Tsepkalo, e cila gjithashtu është larguar nga Bjellorusia dhe Maria Kolesnikova, e cila është ende në Minsk, duke bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne duam zgjedhje që mund t’u besojmë dhe kërkojmë që të lirohen të burgosurit – sa më shumë gra që mund të bashkohen me ne, aq më mirë“, tha Natalia, e cila kishte marrë pjesë në katër protesta deri më tani.

Gratë nga Bjellorusia, të cilat jetojnë në vende të tjera, u janë bashkuar protestave dhe u kërkuan të tjerave ta bëjnë të njëjtën gjë, për të shtuar presionin global ndaj Lukashenko që të largohet, duke u mobilizuar nën hashtag #she4belarus.

Hanna Staehle, 34 vjeç, menaxhere e vjetër në sektorin e bamirësisë, e cila ka jetuar në Gjermani dhe Rusi për 12 vitet e fundit, u bashkua me protestat në Bruksel.

Ne nuk mund thjesht të shikojmë teksa kjo gjë ndodh, duke mos bërë asgjë. Tashmë, kjo nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet por me sigurinë e njerëzve që protestojnë pa dhunë. Ne duhet të ushtrojmë presion në Evropë”, tha ajo për Reuters.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *