Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Në 2019 u menaxhuan 18% më pak mbetje urbane; 2.3% e mbetjeve u hodhën jashtë landfilleve

Viti 2019 ka shënuar më pak mbetje urbane të menaxhuara krahasuar me vitin 2018, me një diferencë prej 18%. Sipas të dhënave të grumbulluara nga INSTAT, 1.08 milionë tonë mbetje urbane u menaxhuan përgjatë 2019, ndërsa në 2018 kjo sasi llogaritej në 1.3 milionë tonë mbetje urbane.

Krahasuar me 5 vitet e fundit, që prej vitit 2014, mbetjet urbane të menaxhuara për banorë janë më të ulëta në vitin 2019 me 381 kg/banor, në ndryshim nga viti 2018, ku sasia ishte 462 kg/banor, dhe duke vijuar në 436 në vitin 2017, 452 në vitin 2016, 491 në vitin 2015 dhe 425 në vitin 2014.

Burimi: INSTAT

Megjithatë, sipas raportit, mbulimi i popullatës me shërbim komunitar për menaxhimin e mbetjeve urbane në vitin 2019 ka pësuar një rritje prej 22.2% nga viti 2018, me një vlerë prej 87.9%.

Burimi: INSTAT

Këto të dhëna janë mbledhur nga INSTAT përmes pyetësorëve online të shpërndarë pranë bashkive.

Ajo çka vihet re në të dhënat e përftuara nga INSTAT është fakti se gjatë vitit 2019 ka më shumë mbetje urbane të hedhura jashtë landfilleve, në 2.3%  duke e krahasuar që prej vitit 2016, ku hedhja jashtë landfilleve të mbetjeve urbane ishte 1.2%. Ndërsa në vitin 2018 hedhja e mbetjeve urbane jashtë landfilleve ishte 0.4%.

Burimi: INSTAT

Brenda landfilleve dhe fushave të mbetjeve u hodhën 78% e sasisë totale të mbetjeve, e cila krahasuar me vitin 2018 ku u hodhën 76.4%, ka një rritje të lehtë prej 1.6% të sasisë.

Në 2019 janë gjeneruar 1.2 milionë ton mbetje urbane, shifër kjo e cila në vitin 2018 ka qenë 1.5 milionë tonë. Në raport me sasinë totale te mbetjeve të gjeneruara, në vitin 2019 janë gjeneruar 13.4% më pak se në vitin 2018.

Burimi: INSTAT

Një pjesë mjaft e diskutuar edhe në opinionin publik është pjesa e trajtimit të mbetjeve me anë të djegies, pra me inceneratorët, me qëllim përftimin e energjisë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019 janë trajtuar me djegie me incenerator 0.9% e sasisë totale te mbetjeve, e cila krahasuar me vitin 2018 ka një rënie prej 1.9%.

Ndërsa procesi i riciklimit qëndron në të njëjta shifra, me 18.7% të mbetjeve të ricikluara në vitin 2019, nga 18.5% të sasisë së mbetjeve krahasuar me vitin 2018.

Në Shqipëri janë tre incenerator, ai i Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Referuar të dhënave të Eurostat, Shqipëria renditet e treta mes vendeve që përdorin këtë metodë përpunimi të mbetjeve. Ndërsa vendet që e përdorin këtë metodë, janë kreysisht me industri të zhvilluar.

Diksutimi për inceneratorët ka qenë përherë i pranishëm në Shqipëri, duke sjellë edhe kallëzime penale në drejtim të inceneratorëve dhe personave që i zotërojnë.

Së fundmi, një investigim i kryer nga Birn Albania, nxori në pah gjithë mekanizmin e funksionimit të inceneratorëve në vend, përmes lidhjeve politike që ekziston mes zyrtarëve dhe koncensioneve të dhëna.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *