Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Naftëtarët e Ballshit, 16 ditë mes protestave dhe grevës së urisë

Prej 16 ditësh naftëtarët e Ballshit ndodhen në grevë urie. Prej së shtunës, paralel me  grevën, dhjetëra naftëtarë të tjerë kanë protestuar në mbështetje të kolegëve, krahas kërkesës për pagat e prampambetura edhe për heshtjen e institucioneve dhe mungesë e zgjidhjes për situatës.

Ditën e sotme, në mbështetje të tyre ishte edhe Sindikata e Fermerëve, të cilët së bashku me naftëtarët kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e rafinerisë. Kjo përpjekje ka hasur në rezistencën e policisë private.

 

Naftëtarët kërkojnë të marrin librezat dhe të vijë pronari. Le të vijë pronari të japë librezat dhe të dalim edhe ne nga greva. Më paqësore se kaq çfarë mund të bëjmë më shumë ne. 16 ditë në grevë urie. Ne e prishëm grevën në shkurt se thonin se për tre muaj do të fillojë puna. Ku është puna. Nuk ka pronar këtu. Këtu janë vetëm 900 naftëtarët që janë lënë në mëshirë të fatit. Nuk kemi arsye të gjejmë ne se kush privat vjen këtu. Nuk janë naftëtarët problematikë këtu. Këta nuk vijnë të lënë të vdesësh”, u shpreh Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve që iu bashkua protestës.

Mes reshjeve të shiut, naftëtarët protestues kanë  vijuar kërkimin e të drejtave të tyre, duke i kërkuar llogari Kryeministrit të vendit dhe deputetëve të zonës që nuk kanë reaguar.

Kam punuar në repartin e zjarrfikësve. 11 vjet i kam të siguruara, 9 ikam të pasiguruara Sot duhet të kisha marrë të paktën 130 mijë lek në muaj. Përse zoti kryeministër zjarrfikësja e uzinës së Ballshit është jashtë kategorisë për marrjen e statusit”, u shpreh një nga protestuesit për mediat.

Katër ditë protesta në mbështetje të grevistëve

Mes thirrjeve “Uzina e jona. Duam lekët tona”, dhjetëra naftëtarë marshuan ditën e shtunë në qytetin e Ballshit në mbështetje të kolegëve të tyre grevistë dhe për të marrë një përgjigje nga institucionet për pagat e prapambetura.

Gjatë marshimit të naftëtarëve

Gjendja e naftëtarëve grevistë është përkeqësuar, ndërsa kreu i Sindikatës u dërgua në spital ditë ne e premte, më 10 tetor për të marrë ndihmën e shpejtë.

Protestat u përshkallëzuan ditët në vijim, duke mbledhur qindra naftëtarët të tjerë të rafinerisë së Ballshit dhe qytetarë të Ballshit dhe zonave përreth. Të hënën, me pankarta në duar ata kanë kërkuar zgjidhjen e situatës, ndërsa kanë bërë përgjegjës shtetin që nuk ka zgjidhur çështjen. Pas marshimit, naftëtarët bllokuan aksin kryesor të rrugës për disa minuta përballë Bashkisë së Ballshit në shenjë proteste.

“Zoti Kryeministër, kompania që erdhi në fund në rafineri premtoi për një pagë minimale deri në rifillimin e punës, por naftëtarët kanë nga janari 2020, nuk trajtohen as si të papunë, as me një rrogë minimale,. Presim një përgjigje zoti kryeministër. Jemi familjarë, jemi pa të ardhura”,- u shpreh njëra nga naftëtarët e pranishme në protestë.

Ndërsa kreu i Sindikatës, Dautaj i bëri thirrje qeverisë të vijë t’ju japë një përgjigje naftëtarëve.

Kush do ta mendonte që të endemi në rrugë, nga rafineria drejt qytetit tonë. Të jesh në rrugë në radhë të parë ke rënë moralisht sepse secili nga ju këtu është prind të radhë të parë, i drejtohet një familjeje në direk me kokën ulur. A kanë turp këta njerëz që shikojnë gjithë këta naftëtarë të ndershëm këtu? A kanë turp gjithë këto institucione këtu që heshtin, nga bashkia e deri te Qeveria e lartë?”,– u shpreh Sokol Dautaj para naftëtarëve.

Sokola Dautaj, kreu i Sindikatës së Bashkuar të Naftëtarëve

Paralelisht me marshimin e naftëtarëve, 9 kolegë të tyre kanë vijuar grevën e urisë, ndërsa gjendja  shëndetësore është rënduar.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *