Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raport: Liria e medias në Shqipëri shënon përkeqësim

Raporti Botëror për Lirinë e Shprehjes për vitet 2019-2020, kryer nga ARTICLE 19, informon se Shqipëria ka pësuar përkeqësim sa i përket lirisë e medias, me 15% rënie në renditje përgjatë pesë viteve të fundit.

Matja është bërë përmes një sistemi pikësh, të ndahen në pesë kategori:

  1. Shtetet e hapura (80 – 100 pikë)
  2. Shtetet pak të kufizuara ( 60 – 79 pikë)
  3. Shtete të kufizuara (40 – 59 pikë)
  4. Shtete shumë të kufizuara (20 – 39 pikë)
  5. Shtete në krizë (0 – 19 pikë)

Shqipëria bën pjesë në kategorinë e dytë, me një total prej 63 pikësh. Shtete të tjera si Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Rumania, Moldavia, Bullgaria dhe Tunizia janë më lart në renditje sa i takon lirisë së medias, me vlerësim që varion nga 65 deri në 71.

Në këtë raport nënvizohet fakti se gjatë vitit 2019 ka pasur një rritje të dhunës ndaj gazetarëve në Evropë, shoqëruar me nivel të lartë pandëshkueshmërie dhe retorikë stigmatizuese nga zyrtarë të lartë shtetërorë. Gjuha kundër medias është në nivelet më të këqija, sidomos në Evropën qendrore dhe lindore.

Raporti thekson se gjuha e përdorur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, drejtuar gazetarëve si “kazanë”, i targeton ato në syrin e publikut, duke rritur rrezikun për kërcënime dhe dhunë ndaj tyre.

Raporte të tjera kanë pasqyruar situatën e medias në Shqipëri.

Në muajin prill të këtij viti u publikua raporti nga Këshilli i Evropës. Në Shqipëri numëroheshin 11 sinjalizime aktive në platformën e KE-së, (7 prej të cilave janë dërguar në vitin 2019, krahasuar me vetëm 1 sinjalizim gjatë 2018) që pasqyruan dhunë ndaj gazetarëve apo pengim në ushtrimin e profesionit, duke çuar në përkeqësim të lirisë së medias.

Article 19 është një organizatë britanike në mbrojtje të të drejtave të njeriut, me një fokus specifik në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së informimit në gjithë botën. Ajo është krijuar në vitin 1987.

Situata e gazetarëve në Evropë

Këshilli i Evropës regjistroi 142 kërcënime serioze ndaj gazetarëve përgjatë vitit 2019 dhe të paktën 105 gazetarë janë arrestuar, 91 prej të cilëve janë nga Turqia.

Dy gazetarë janë vrarë në Evropë në vitin 2019; Lyra McKee u vra teksa apo mbulonte një protestë në Irlandë dhe Vadyk Komarov vdiq nga një atentat në Ukrainë.

Pandëshkueshmëria po mbron agresorët në të paktën 22 raste të vrasjeve së gazetarëve në tetë shtete”,- shkruhet në raport.

Turqia ka shënuar uljen më të madhe në indeksin e lirisë së shprehjes në Evropë dekadën e fundit. Në 2014-tën, kur Rexhep Taip Erdogan u bë president, rënia ishte e dukshme, informon raporti, duke pasur dy momente thelbësore që çuan në censure të medias; përplasja me lëvizjen Gyleniste në 2014-tën dhe puçi shtetëror i dështuar në vitin 2016.

Puçi shtetëror, shkruhet më tej në raport, shërbeu si pretekst për të shtypur çdo mendim ndryshe, shpesh duke përdorur ligjin për gjendjen emergjente. Gjatë asaj periudhe, së paku 170 media u mbyllën dhe pasi gjendja e emergjencës u hoq, vetëm 21 media janë rihapur.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *