Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

66 organizata i bëjnë thirrje qeverisë të zgjidhë kërkesat e naftëtarëve të Ballshit

66 organizata të shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave të grave i kanë kërkuar Qeverisë shqiptare të ndërhyjë në zgidhjen e situatës për naftëtarët e Ballshit.

Përmes një letre të hapur organizatat i kanë kërkuar Qeverisë të:

  • respektojë dhe të mbrojë të punësuarit e Rafinerisë së Ballshit, duke dëgjuar pretendimet e tyre;
  • kryejë sa më parë mbledhjen me forcë të detyrimeve financiare nga personi juridik përgjegjës për shkeljet dhe të detyrojë atë të kryejë shpërblimet e duhura në favor të naftëtarëve;
  • garantojë mjetet për jetesë për secilën familje, e cila ka mbetur pa të ardhura dhe pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tyre, duke ofruar mbështetje me ndihma financiare të menjëhershme deri në rifillimin e një pune të denjë për ta.

Në letër sqarohet se Shqipëria aderon në të gjitha Konventat Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ka ratifikuar konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës ILO, në mënyrë të veçantë, Konventën 81, “Për inspektimin e punës”, dhe si e tillë organet përgjegjëse duhet të ndërmarrin masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe duke siguruar jetesën përmes punës.

Ndërsa gjendja e naftëtareve greviste po rëndohet dita ditës, organizatat kujtojnë se gjithë situata e Ballshit tregon për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të punëtorëve, duke nisur nga e drejta për pagë, shkelja e parimit të sigurisë juridike, mos njohje të të drejtave të fituara dhe duke mos i lejuar të rifillojnë punë në rafineri.

Sot është dita e 12-të e grevës së grave naftëtare, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore rëndohet. Një prej tyre është zëvendësuar për shkak të përkeqësimit të shëndetit të saj. Gratë naftëtare janë shprehur se nuk do ta ndalojnë grevë ne tyre deri në arritjen e një zgjidhjeve.

Jashtë ambienteve ku po mbahet greva, sot në mbështetje të tyre janë grumbulluar dhjetëra naftëtarë.

Posted by Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar on Monday, 26 October 2020

Thirrja për tu mbledhur sërish në solidaritet me gratë naftëtare ka vijuar edhe për ditën e nesërme, në orën 9 të mëngjesit, para uzinës.

“Të dashur naftëtarë dhe gjithë qytetarët e Ballshit që duan t’na mbështesin në kauzën tonë!

Ju lutemi që te mblidheni…

Posted by Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar on Monday, 26 October 2020

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *