Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Monitorim: Rreth 70% e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në median online prek vajzat dhe gratë

Gjuha e urrejtjes dhe gjuha diskriminuese vijon të jetë prezente në median online në Shqipëri. Një monitorim 5-mujor i realizuar nga “Historia Ime” dhe “Pro LGBT” në bashkëpunim me ambasadën gjermane në Shqipëri, tregon se u vunë re 293 artikuj me gjuhë urrejtje, seksiste apo diskriminuese.

Në 204 prej artikujve të evidentuar në mediat Syri.net, Shqiptarja.com dhe Balkanweb përmbajnë elementë diskriminues që në titull.

Tre janë rubrikat ku kjo gjuhë është më e përhapur:

  1. Rubrika “Argëtim” (27.6%)
  2. Rubrika “Kuriozitet” (24.9%)
  3. Rubrika “Politikë/Ligje/Qeverisje” (15.1%)

Gratë përbëjnë grupin më të madh të individëve të prekur nga kjo gjuha seksiste dhe diskriminuese, e hasur në 68.9% të artikujve. Këto të dhëna tregojnë se ka një dyfishim nga monitorimi i vitit 2018, ku 38% e publikimeve kishin gjuhë problematike ndaj vajzave dhe grave, informon raporti.

Screenshot nga monitorimi: “Gjuha e urrejtjes dhe diskriminuese në median online”

Pjesa e dërrmuese e këtyre lajmeve i dedikohen personazheve të njohura gra, duke bërë që identiteti i tyre të jetë i ekspozuar përmes të dhënave dhe fotografive në artikull.

Shqetësues është fakti së në shumicën e rasteve, në 236 artikuj, në lajm jepen disa detaje për identitetin e subjektit që është viktimë e gjuhës së urrejtjes/seksiste apo diskriminuese, si emri, mbiemri, gjinia, mosha etj. Kjo lidhet me faktin që siç e kemi përmendur më lart shumica e lajmeve të fabrikuara në rubrikën Showbizz”, shkruhet në raport.

Ky monitorim nxjerr në pah formulimin e titujve bombastikë, me qëllim nxitjen e klikimeve, duke i konsideruar vajzat dhe gratë “fajtore” për çfarë mund t’i shkaktojnë publikut.

Shembull:

Artikull: "Belen provokon nga ballkoni shihni veprimet erotike"

Artikull: "Enca ngacmon fantazine mashkullore"

Artikull: "Kylie Jenner lyhet me vaj dhe nxit fantazine e ndjekesve"

Artikull: "Lei Kraja terbon ndjekesit"

Artikull: "Kylie Jenner provokon fansat me foto te nxehta"

Grupi i dytë i prekur më së shumti nga gjuha e urrejtjes janë vetë shqiptarët. Kjo përbën një gjetje të re, që nuk është reflektuar në monitorimet e mëparshme.

Grupi i dytë më i prekur në median shqiptare nga gjuha e urrejtjes janë shqiptarët. Kjo është një gjetje që nuk reflektohet në studimet e mëparshme. Shumica e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve janë marrë nga komentet e lexuesve nëpër artikuj të ndryshëm, ku komentuesit shprehin gjuhë të urrejtjes ndaj njëri – tjetrit apo shqiptarëve të Kosovës, por duke e identifikuar tjetrin me një grup të një përkatësie të ndryshme vendore, sociale, ekonomike, etj.”, theksohet në raport.

Autorësia është një tjetër problem i identifikuar. Nga 293 artikuj të marrë në monitorim, vetëm 17 prej tyre kanë të shënuar autorin e shkrimit.

Gjatë periudhës së monitoruar, ka pasur vetëm një kundërshtim për gjuhën e përdorur në median online, duke e bërë reagimin thuajse inekzistent, thuhet në raport. Sa i përket grup-moshës, vajzat dhe gratë e moshës 19-25 vjeç janë më të prekura nga gjuha e urrejtjes, ndërkohë që për burrat, mosha është 40+.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *