Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Naftëtarët në grevë, Ministria hesht”, aktivistët kyçin derën e Ministrisë së Infrastrukturës

“Naftëtarët në grevë, Ministria Hesht”, ishte mesazhi që një grup aktivistësh të Organizatës Politike, mbështetës të kauzës së naftëtarëve, kanë lenë mëngjesin e sotëm në derën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.


Sipas aktivistëve ky veprim ishte një simbolikë për të dënuar heshtjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ndaj grevës së naftëtarëve në Ballsh. Për të mbështetur mesazhin që donin të jepnin, aktivistët i kanë vendosur edhe kyçin derës së ministrisë.

“Si aktivistë, ndjejmë përgjegjësi të japim kontributin tonë në çdo aspekt, përfshirë edhe aksionet simbolike si metoda të denoncimit dhe tërheqjes së vëmendjes në një çështje. Në këtë rast, heshtja e ministrisë përballë një greve kaq të drejtë e një situate kaq dramatike, ne e pamë të domosdoshme t’i vinim kyçin ministrisë, se po s’qe aty për të folur për punëtorët e njerëzit e thjeshtë të këtij vendi ajo nuk i duhet askujt”,– u shpreh për Citizens Channel, Bislim Lakna, një nga aktivistët pjesëmarrës në aksionin simbolik të sotëm.

Bislim Laknaj, aktivist i Organizatës Politike

Prej një muaji naftëtarët e uzinës së Ballshit ndodhen në greve urie, ndërsa sot është dita e 14 që në grevë kanë hyrë gratë naftëtare.

Ministria përkatëse nuk ka reaguar përgjatë kësaj kohe, ndërsa Kryeministri Rama ka përsëritur paraditen e sotme, kërkesën për të ndalur grevën dhe për t’u ulur në diskutime.

Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime dhe unë s’kam shkop magjik!

— Edi Rama (@ediramaal) October 28, 2020

“Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin”, ishte postimi në vijimësi i tre reagimeve të kryera në ditën e sotme nga Kryeministri, ndërsa lajmëroi se po punohej për gjetjen e investitorëve seriozë për rafinerinë.

Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!

— Edi Rama (@ediramaal) October 28, 2020


Për aktivistin Bislim Lakna në të dyja rastet, qoftë në mos reagimin e Ministrisë, por edhe në thirrjet e Kryeministrit Rama, nuk ka vullnet për zgjidhje të situatës.

Ministria, mendojmë ne, hesht sepse nuk ka as vullnetin e as guximin t’ia cenoje interesat oligarkëve e të fuqishmëve të naftës. Ndërsa ajo që bën Kryeministri, me kërkesën për të mbyllur grevën, është perversitet politik. Ftesa për takim nënkupton ose se Rama ka një propozim, ose se do të ndërpresë grevën për te hequr vëmendjen qe po merr çështja. Ne rastin e pare është sadizëm politik të kushtëzosh hallexhinjtë për një gjë qe iu takon, ndërsa ne rastin e dyte është barbarizëm politik ne kurriz të jetës dhe dinjitetit të njerëzve për imazh politik”, -tha aktivisti Lakna.

Në ditën e14 të grevës së urisë gratë naftëtare kanë përsëritur qëndrimin e tyre për të vijuar grevën, ndonëse gjendja shëndetësore paraqitet e përkeqësuar.

https://www.facebook.com/ALB365.LAJME/videos/354901862600081

Më herët në mbështetje të grevës së naftëtarëve janë pozicionuar edhe sindikatat ndërkombëtare, të cilat i kanë bërë thirrje Qeverisë të ndërhyjë për të zgjidhur situatën. Thirrje kjo e vazhduar më tej nga 66 organizata në mbrojtje të të drejtave të grave, të cilat i kërkuan Qeverisë të kryejë sa më parë mbledhjen e detyrimeve financiare nga personi juridik përgjegjës për shkeljet dhe të detyrojë atë të kryejë shpërblimet e duhura në favor të naftëtarëve.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *