Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Leonardo DiCaprio për lumin Vjosa: “Ndalimi i hidrocentraleve, arritje për gjithë Evropën”

Aktori Leonardo DiCaprio ka theksuar se ndalimi i hidrocentraleve në Vjosë dhe shpallja e saj park kombëtar, do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe gjithë Evropën, duke mbrojtur kështu qindra specie që janë të rralla.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Reagimi i DiCaprios vjen disa javë pas deklaratës të Kryeministrit Rama në 25 shtator të këtij viti. Ai pohoi se nuk do të ketë hidrocentrale në atë lumë dhe se e gjithë lugina do të shpallej park kombëtar.

Deklarata e Kryeministrit erdhi në të njejën ditë kur shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë, aktivistë mjedisorë, në prezencën e Presidentit Ilir Meta, inauguruan qendrën e parë kërkimore që lidhet me studimin e Vjosës në Tepelenë.

Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!

— Edi Rama (@ediramaal) September 25, 2020

Një tjetër reagim erdhi edhe nga organizata ndërkombëtare “Komuniteti i Energjisë”, e cila ka si qëllim të përmirësojë situatën mjedisore përmes nxitjes së përdorimit të energjisë së rinovueshme. Ata mbështetën plotësisht deklaratën e Kryeministrit Rama.

Sikurse edhe vlerësimi ynë në rastin e Poçemit tregoi, cilësia e vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe procedurat e bëra nuk ishin të përshtatshme për hidrocentrale, duke parë ndikimin masiv që do të kishin në lumin Vjosë”, – u shprehën ata në një reagim të datës 30 shtator.

Aktori DiCaprio ka reaguar edhe më parë rreth Vjosës, duke theksuar se hidrocentralet në atë lumë do shkaktonin dëme shumë të mëdha.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Sa hidrocentrale ishin planifikuar për t’u ndërtuar në këtë lumë?

Duke iu referuar të dhënave të marra nga organizatat ndërkombëtarë, si: “RiverWatch”, “EuroNatur”, “Save the blue heart of Europe” dhe organizatën kombëtare “EcoAlbania”, në Vjosë ishin planifikuar të ndërtoheshin 31 hidrocentrale, gjashtë prej të cilave nuk iu dha licenca.

https://www.facebook.com/citizenschannel/posts/2461159627521118

Hidrocentrali i parë që u miratua të ndërtohet në lumin Vjosë ishte ai i Kalivaçit. Leja u dha në vitin 1997 por ndërtimet nga kompania italiane “Kalivaçi Green Energy” filluan në vitin 2007. Punimet u ndërprenë si pasojë e problemeve të likuidimit me kompaninë nënkontraktore.

Më pas, Qeveria Shqiptare anuloi kontratën e koncensionit me firmën italiane në vitin 2017 dhe rihapi tenderin për përfundimit të digës në Kalivaç, pavarësisht se organizata ndërkombëtare dhe kombëtare kishin ofruar argumente pse Vjosa duhej ruajtur.

Hidrocentrali i Poçemit është një tjetër projekt i shumëdiskutuar. Leja për ndërtimin e një dige 25m të lartë dhe 200m të gjatë iu dha kompanisë turke “Kovlu Energy” në vitin 2016, por pas kërkesash të shumta për informacion nga aktivistë dhe organizata mjedisore, u zbulua se firma private kishte kryer konsultime për këtë hidrocentral me banorë të Fierit, me 50 pjesëmarrës.

Njëkohësisht, edhe komuniteti u angazhua në protesta të vazhdueshme, ndërkohë që çështja u ndoq paralelisht në rrugë ligjore.

Më 2 maj 2017 Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi në favor të banorëve dhe shpalli të pavlefshme kontratën koncesionare të lidhur mes Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe kompanisë turke “Kovlu Energji”.

HEC-et e tjera ishin planifikuar të ndërtohen në Luginën e Shushicës, në Luginën e Drinos, në Luginën e Bënçës dhe në Langaricë.

Lexo materialin e plotë këtu.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *