Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Viruset COVID-19 dhe HIV/AIDS, infodemi përballë territ informativ

Katër vite më parë, Aldo* zbuloi rastësisht se ishte i prekur me HIV (Virusi i Imunodefiçiences Humane).

Ai kishte shkuar për të dhuruar gjak dhe analizat e bëra i konfirmuan atij se simptomat që kishte pasur disa ditë më parë, si ftohje muskulare, dhimbje trupi apo të vjella nuk lidheshin me virozat e stinës, sikurse kishte menduar fillimisht.

E mbaj mend si sot momentin. Kam qenë në orar pune, ora 13:06 (data, ora ajo çka po beja ne atë çast ka ngelur e ngulitur ne memorie). Një zë gruaje ne telefon, pasi mu prezantua, më informoi se pas një dhurimi gjaku kisha rezultuar pozitiv. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj saktësisht gjithë ndjesinë që pata. Mu duk sikur gjithçka heshti, te qindra zërat në punë papritur u zhdukën dhe sikur një thellësi mu hap përpara”, – rrëfen 35 vjeçari.

Prej asaj dite, ai ka katër vite që trajtohet kryesisht me Atripla, një preparat i përbërë nga tre përbërës, i cili ndalon riprodhimin e virusit HIV në trup. Kjo skemë ka ndryshuar pak herë, kur ka pasur mungesë të ilaçeve në spital.

Si një i ri që bashkëjeton prej vitesh me një virus, Aldo vëren kontrast midis mënyrës si po komunikohet rreth COVID-19 dhe HIV-it, i cili ka ekzistuar që prej viteve 80′.

Sipas tij informacionet rreth koronavirusit gjenden lehtësisht kudo në media, ndërsa shumë pak flitet rreth HIV/AIDS.

Unë, për sa kohë jam diagnostikuar në 2016-tën, po përjetoj dështimin më të madh të sistemit shëndetësor, parandalues dhe trajtues sepse nuk ka një program. Programi Kombëtar i Menaxhimit të Epidemisë së HIV/AIDS është totalisht inefiçent sepse nuk politika të mirëfillta sociale, edukuese, nuk ka një spot”.

Aldo e shikon shumë të rëndësishme përdorimin e të gjitha mjeteve edukuese dhe ndërgjegjësuese sikurse po bëhen në rastin e koronavirusit, ndërkohë që pohon se stafi mjekësor ka qasje mjaft pozitive ndaj të prekurve nga ky virus.

Mungesa e informacionit çon në zbulimin e vonshëm të këtij virusi, i cili pas disa vitesh përparon në masën që dëmi i bërë nuk mund të rikuperohet, pasi HIV ka kaluar në stadin e fundit, AIDS.

Aldo rrëfen dhe vështirësitë e shtuara, që vijnë për shkak të stigmës dhe paragjykimit ndaj personave HIV pozitiv.

Prekja me HIV konsiderohet si një dënim për sjelljen tënde. Pra, ti ke bërë një sjellje të caktua që të ka çuar drejt kësaj situate dhe për këtë gjë ti po paguan koston e jetesës tënde “të shthurur”. Kur vjen puna te HIV/AIDS ia atribuojnë një komuniteti të caktuar, që është komuniteti i gejve”.

Sa raste me HIV raportohen gjatë vitit 2020?

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, përgjatë muajit janar-nëntor 2020, janë raportuar 81 raste të reja më HIV, duke e konsideruar një vend me prevalencë të ulët.

Posted by Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale on Tuesday, 1 December 2020

Sipas Aldos, prevalenca është e ulët pasi ka pak testime.

Fatkeqësisht Shqipëria në raport me numrin e popullsisë dhe numrin e testimeve, Shqipëria nuk është një vend me prevalencë të ulët. Është me prevalencë të ulët sepse nuk i mëshohet aq shumë. Është si puna e Covid-it në fillim. Bëheshin pak teste, kishim pak raste. Në momentin që bëhen shumë teste dilnin më shumë raste. E njëjta situatë është dhe me HIV/AIDS”, – pohon ai për Citizens Channel.

Në një reagim të publikuar nga Organizata ERA-LGBTI, në shkurt të këtij viti, theksohet se Shqipëria ka dështuar në luftën ndaj HIV/AIDS. Ata rëndisin këto arsye:

  1. Mungesa e importimit dhe blerjes në kohën e duhur të ilaçet e nevojshme antiretrovirale, të cilat duhet të jenë të vazhdueshme dhe të pandërprera.

Pasoja: Pacientët me HIV janë të detyruar, kur ka mungesë ilaçesh, të ndryshojnë skemat e tyre të trajtimit, pasojat e të cilave mund të jenë shkatërruese për shëndetin e tyre

2. Organizatat lokale raportojnë një mungesë totale të aktiviteteve ndërgjegjësuese nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Pasojat: Paragjykimi dhe stigmatizimi ndaj personave të prekur me HIV mbetet shumë i lartë në mesin e komunitetit LGBTI dhe pjesës tjetër të shoqërisë, duke shtyrë shumë njerëz të mos testohen ose të refuzojnë trajtimin, çka çon në komplikime serioze shëndetësore dhe madje edhe në vdekje.

51 persona kanë vdekur nga AIDS gjatë viteve 2018-2019.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *