Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Banorët e Zall-Gjoçaj depozitojnë padinë e tretë në gjykatë; Digjen sërish makineritë e firmës private

Banorët e Zall-Gjoçajt depozituan të mërkurën padinë e tretë pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Kjo padi i është drejtuar Entit Rregulltor të Energjisë (ERE) dhe kompanisë koncensionare “Seka Hydropower” për ndërtimin e HEC-it “Sekë” dhe “Zais” brenda Parkut Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës” në Mat, Qarku Dibër.

Pala paditëse kërkon shfuqizimin e vendimit për të licencuar shoqërinë “Seka Hydropower”, për një serë shkeljesh, ku më kryesorja është kryerja e punimeve brenda zonës së mbrojtur.

Së pari, ajo që ne mendojmë se është më flagrantja është pjesa e miratimit të një license për prodhimin energjie elektrike të dy HEC-eve në zonë të mbrojtur. Pavarësisht se ERE nuk ka detyrimin teknik që të bëjë verifik teknike, ERE në bazë të ligjit për energjinë elektrike, ka detyrimin që të heqë dhe licensën e atyre projekteve të cilat cenojnë mjedisin”, – u shpreh avokatja Dorina Ndreka.

Firma private, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, është licencuar për të ndërtuar vetëm hidrocentralin “Sekë” që prek lumin Urakë në rrethin Mat dhe jo “Zais”.

Hidrocentrali “Zais” është shtuar në kontratën e koncesionit në vitin 2017, por kjo veprimtari nuk është pasqyruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).

Rregullorja e ERE-s për licencimin e subjekteve që prodhojnë energji elektrike kërkon specifikisht që mos të licencohen ato subjekte që nuk e kanë në ushtrimin e aktivitetit. Ne pretendojmë që për sa kohë ky subjekt nuk është i regjistruar për të dyja HEC-et, atëherë nuk duhet të ishte pajisur me licencë”, – shpjegon Ndreka për Citizens Channel.

Dorina Ndreka, avokate

Padia e dytë nga tetë banorëve të Matit kërkon zhvendosjen e dy hidrocentralëve dhe zhvillimin e tyre jashtë zonës së mbrojtur.

Dje u mbajt seanca e radhës përgatitore pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë rreth kësaj padie.

Në shkurt të këtij viti, 9 banorë të Matit dorëzuan padinë e parë ndaj institucioneve shtetërore për dhënien e lejes mjedisore për hidrocentralet në një zonë të mbrojtur me ligj, si dhe kompaninë private “Seka Hydropower” që po zhvillon punimet.

Gjykata Administrative e rrëzoi padinë dhe tashmë çështja është apeluar.

Digjen për së treti herë makineritë e firmës privatë që po ndërton në Zall-Gjoçaj

Policia e Shtetit bën me dije se shtetasi I.K ka djegur kabinat e dy ekskavatorëve në pronësi të firmës private e cila po ndërton hidrocentralet “Sekë” dhe “Zais” në Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj.

Pasi u shpall në kërkim për kryerjen e veprës “Shkatërrim i pronës me zjarr”, kryer në datë 20.11.2020, Policia e Shtetit informon se shtetasi me iniciale I.K tashmë po procedohet në gjendje të lirë.

Kjo është hera e tretë që digjen makineritë e punimeve në Zall-Gjoçaj. Aksionet e mëhershme kanë ndodhur në muajin mars. Me herët janë shoqëruar në komisariat tre banorë të dyshuar për kryerjen e asaj vepre.

Aksioni i parë i djegies së makinerive në Zall-Gjoçaj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *