Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raport: Dezinformimi dhe lajmet e rreme në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor

Studimi i publikuar nga Parlamenti Evropian për lajmet e rreme dhe disinformimin në Ballkanin perëndimor, nxjerr në pah mediat që prodhojnë më shumë lajme të pavërteta në shtete si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi.

Sa i përket Shqipërisë, mediat që prodhon më së shumti lajme të rreme janë: Top Channel, Jeta Osh Qef (JOQ), Syri.net, Lajme.al, Gazeta TemA dhe Lajmi i Fundit.

Ky raport thekson se dezinformimi mund të shikohet si një simptomë e dështimit të udhëheqjes demokratike dhe mungesës së një kohezioni social.

Studimi sjell në vëmendje lajmin e rremë që postoi Kryeministri Edi Rama në profilin e tij në “Facebook” gjatë muajit mars, pak javë pasi u zbuluan dy rastet e para me Covid-19, të cilin Parlamenti Evropian e konsideron si mjet për të zhvendosur vëmendjen tek masat e Qeverisë.

Kryeministri publikoi një video, sipas tij në Spanjë, ku paraqiteshin forca policore teksa ushtronin dhunë ndaj qytetarëve. Në atë kohë, ai shkroi se materialin ia kishte përcjellë një mik i tij nga Italia.

Videoja vinte edhe si paralajmërim për qytetarët të cilët nuk pranonin t’i bindeshin masave qeveritare për të parandaluar shtrirjen e virusit. Po në atë postim, Ambasada e Spanjës përgënjeshtroi lajmin.

Pas verifikimeve të bëra rezultoi që dhuna policore ishte ushtruar ndaj protestuesve në Algjeri, ku prej 57 të premtesh rresht protestonin kundër regjimit autoritar të ish-presidentit Abdelaziz Bouteflika, demonstrata që u ndaluan po në muajin mars për shkak të situatës me Covid-19.

Dezinformimi është një çomangë, që përdoret nga qeveria dhe miqtë e saj, kundër gazetarëve hulumtues, aktivistë të shoqërisë civile dhe individëve të tjerë që kërkojnë të nxisin llogaridhënien”, shkruhet në raport-studimin e Parlamentit Evropian në seksionin dedikuar Shqipërisë.

Pjesa më e madhe e lajmeve të rreme (82%) prodhohen nga mediat private, ndjekur nga gazetat dhe publikimet periodike (72%), mediat lokale (62%), Facebook (49%), Media shtetërore (45%) dhe rrjetet e tjera sociale.

Screenshot marrë nga studimi: Mapping Fake News and Disinformation in the Western Balkans and Identifying Ways to Effectively Counter Them

Po ashtu, analizimi i të dhënave përmes CrowdTangle, bazuar në fjalët kyçe si motor kërkimi, tregon se lajmet e rreme lidhur rreth Covid-19 dhe pandemisë kanë ngjallur interaktivitet dhe diskutim në rrjete sociale.

Gjithashtu, trajtimi i Covid-19 në kushte shtëpie, shpikja e pandemisë dhe Bill Gates dhe artikuj të tjerë të pavërtetë, kanë pasur shpërndarje në internet.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *