Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Drejtësi për Klodianin”, Tirana përfshihet nga protestat pas vrasjes së të riut nga policia

Mes thirrjesh “Unë jam Klodiani” dhe “Drejtësi për Klodianin” qindra qytetarë protestuan pasditen e së mërkurës në sheshin përpara Ministrisë së Brendshme.

Protesta erdhi si reagim ndaj vrasjes së të riut 25 vjeçar, Klodian Rasha nga një ofricer policie në orët e vona të natës, për shkak të mos bindjes ndaj thirrjes për të ndaluar dhe thyerjes së orarit të karantinës.

Me qirinj të ndezur dhe pankarta në duar, protestuesit kërkuan drejtësi dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Vrasja e Klodianit, natën e mbrëmshme nga policia, nga ministri Lleshaj që e ka deklaruar me gojën e vet që unë jam ai polici, vrasës jam edhe unë, ishte katalizatori që mua si qytetare aktiviste më bënte të isha sot. Unë jam nënë kam dy djem, i madhi është 24 vjeç, jam mësuese, jam qytetare mbi të gjitha dhe ndjej prej shumë vitesh që demokracia në Shqipëri po cenohet dhe po rrezikohet të na kthehet sërish në diktaturë. Dhe policia që pretendohet të na mbrojë nga kriminelët na vë përballë dhunën”, – u shpreh Ina Kasimati, qytetare e pranishme në protestë.

Ina Kasimati

Të tjerë qytetarë të pranishëm u shprehën se dolën në protestë pasi ishin të pasigurt për fëmijët e tyre bashkëmoshatarë të Klodianit.

Unë kam një fëmijë 30 vjeç, edhe ndjej sepse ai mund të ishte fëmija im ose djali, sikur është, i çdolloj familjeje tjetër. Arsyeja kryesore është, nuk jam i dëshpëruar, por kam 30 vjet përafërsisht që jam në të njëjtën situatë si isha në 90-tën. Atëherë ishte një lloj policie tjetër, ndërsa sot sikur po na rikthehet e njëjta. Këto nuk janë fjalë dëshpëruese, këto janë fjalë ndërgjegjësuese se ku ishim, ku ecëm, ku jemi edhe me shumë dyshim e shoh ku po mbërrijmë”,-rrëfeu për Citizens Fran Ndoj.

Fran Ndoj

Mes protestuesve të pranishëm ishin edhe shumë të rinj, të cilët u shprehën se kërkojnë vetëm drejtësi dhe liri.

Ajo që kërkojmë është drejtësia, vetëm drejtësi edhe nevojat për liri edhe mos shkelja e ligjeve, mos kryerja e krimeve dhe të rinjtë, rinia, unë dua të rri këtu nuk dua të iki nga frika. Jam pak a shumë moshë e atij djalit, mund të më kishte ndodhur edhe mua.E vetmja gjë që kërkoj është të ketë ndërgjegjësim të një mase më të madhe të popullit, për të kërkuar çfarë është me të vërtetë e drejta është jeta, edhe atë s’mund, jo vetëm institucionet shtetërore por absolutisht askush nuk mundet që ta marrë, jo në forma të tilla”,- u shpreh për Citizens Channel, Besjona Vidrica.

Besjona Vidrica

Protesta përshkallëzoi edhe më tej, teksa qytetarët goditën me fruta dhe sende të forta godinën dhe tentuan të hyjnë brenda Ministrisë së Brendshme. Kjo solli përplasje edhe me forcat e pakta policore të pranishme përkrah godinës.

Në formë marshimi qytetarët ju drejtuan më pas Kryeministrisë duke thirrur në kor “Drejtësi për Klodianin”, ku patën sërish përplasje me policinë.

#Proteste #Policia #KlodianRasha
#FotoLajm: Mijëra qytetarë #protestuan sot përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë,…

Posted by Citizens Channel on Wednesday, 9 December 2020

 Ministri Lleshaj: “E vërteta është ngushëllimi më i madh” 

Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook shprehu ngushëllimet për familjen Rasha ndërsa deklaroi se ka besim se organet ligjore do të finalizojnë shpejt hetimet për vrasjen.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një…

Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, 9 December 2020

Dy orë më pas reagoi edhe Policia e Shtetit, e cila e konsideroi një “incident fatal”, ndërsa  bënë me dije se po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet dhe veprimet që çuan në këtë ngjarje.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një…

Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, 9 December 2020

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *