Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Studim: telefoni celular, i vetmi mjet për të ndjekur mësimin online për mbi 70% të studentëve

40% e studentëve shprehen se nuk e kanë ndjekur rregullisht mësimin online, për shkak të mungesës së aksesit në internet dhe pajisjet digjitale.

Këto janë të dhënat e një studimi të realizuar nga Qëndresa Qytetare përgjatë muajit dhjetor mbi efektivitetin dhe ecurinë e mësimit online për vitin akademik 2020–2021 në 9 universitete në të gjithë Shqipërinë, me studentë të niveleve bachelor dhe master.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Sipas aketimit 60% e studentëve e kanë ndjekur rregullisht mësimin online, ndërsa 77.5% e tyre kanë për dorur telefonin celular për të ndjekur mësimin.  20.5% kanë përdorur laptopin ose kompjuterin për të ndjekur mësimin online, përkundrejt 2% të studentëve që kanë përdorur tabletin.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Megjithatë ndjekja e mësimit përmes mjeteve teknologjike ka sjellë edhe kosto mujore për shkak të përdorimit të internetit. 18.9% e studentëve të pyetur tregojnë se kostoja mujore e interneti ka qenë 30 euro, 30.5% e studentëve ka shpenzuar 10 euro dhe 50.6% ka shpenzuar 20 euro në muaj.

Një pjesë e konsiderueshme e studentëve nuk kanë pasur akses në internet. 52.9% e tyre argumentojnë se kjo ka ardhur si pasoje e arsyeve ekonomike, ndërsa 47.1% për shkak të arsyeve teknike, që lidhen me mos mbulimin e zonës me internet.  Në lidhje me këtë, karta e studentit, e cila shërben si një ndihmesë në mbështetjen ekonomike ndaj studentëve, nuk solli minimizim të ksotove në blerjen e internetit apo të pajisjeve të tjera elektronike për 52% e studentëve të pyetur.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Në kushtet e një procesi mësimor online, cilësia dhe performanca mësimore janë vlerësuar si një sfidë për arsimin shqiptar. 52.2% e studentëve shprehen se metodologjia e mësimit është sfida kryesore e mësimit online, shoqëruar nga aksesi në internet me 22% të përgjigjeve nga anketimi, si dhe platformat e përdorura për mësimdhënie me 15.9% të përgjigjeve.

Pamundësia për të aksesuar mësimin online ka sjellë edhe mos frekuentim 100% të mësimit online. Vetëm 60% e studentëve u përgjigjën se morën pjesë në leksionet dhe seminaret online në 9 universitetet publike.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Përmes një vlerësimi me notë, studentët e anketuar kanë dhënë opinionin e tyre në lidhje me performancën dhe cilësinë e mësimit përgjatë vitit akademik 2020-2021.

Nëntë universitetet janë vlerësuar me notën 6 për efektivitetin e mësimit online. Gatishmëria dhe përgatitja e pedagogëve përgjatë mësimit online është vlerësuar me notën 7-8, ndërsa me notë më të ulët, përkatësisht 5-6 është vlerësuar shërbimi i ofruar nga sekretaria e fakulteteve.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Ndër universiteteve studentët në masë më të madhe për të ndjekur mësimin online, me 79% kanë qenë ata të Universitetit Bujqësor të Kamzës, ndërsa më pak me 39% e kanë ndjekur mësimin online studentët e Universitetit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.

Pakënaqësi dhe rezerva për mësimin online shpreh edhe një tjetër anketim i kryer një muaj pas fillimit të shkollës nga Lëvizja për Universitetin.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *