Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Flokët që kthejnë buzëqeshjen e fëmijëve në kimioterapi

“Fëmijët për fëmijët” është një nismë vullnetare në Shqipëri e cila krijon paruke për fëmijët në kimioterapi nga flokët e dhuruara. Dy themelueset janë motrat Aleksia dhe Vasia Barka, të cilat prej vitit 2014 kanë arritur të sigurojnë rreth  200 dhurues të flokëve nga vendi dhe diaspora.

Aleksia dhe Vasia i ruajnë flokët e mbledhura në kutia të caktuara ku i grupojnë sipas ngjyrës dhe gjatësisë, në pritje të mundësisë për t’i shndërruar ato në paruke, proces i cili është goxha i kushtueshëm.

“Ne i rrisim fondet nëpërmjet aktivitetit tonë vullnetar por edhe të vajzave të tjera të cilat na janë bashkuar.  Fushata jonë me fundit që po bëjmë për rritjen e fondeve është shitja e një libri didaktik, i cili ka aktivitete të ndryshme për të mësuar shkronjat, numrat por edhe për të ngjyrosur”, shprehet Vasia Barka e cila tregon se deri tani kanë arritur të krijojnë shtatë paruke për fëmijët.

Për të nisur procesin e dhurimit të flokëve duhet që fillimisht personat të përmbushë disa kushte, për shembull të kenë flokë të palyer dhe të kenë një gjatësi prej minimalisht 26 centimetra.

“Flokët mund të prihen dhe mund të futen në një qese kartoni për tu ruajtur mirë, të futet edhe një emër i personit që po i dhuron nëse duan që emri të afishohet në websitwn tonë dhe një numër kontakti që ne më pas të organizojmë dhurimin e certifikatës falenderuese”, tregon Aleksia Barka.

Aleksia dhe Vasia Barka

Ndryshe nga aktet e tjera të bamirësisë, themelueset e organizatës “Fëmijët për fëmijët” mendojnë së një kontribut i tillë është më personal, pasi t’i po ndan diçka nga vetja dhe nga pamja jote.

“Të gjithë ata që kanë dhuruar flokët dhe kanë ndarë diçka me ne, kanë thënë pikërisht këtë që është diçka shumë e veçantë për to, ndjehen shumë të përmbushur dhe mezi presin që të arrijnë atje, tek fëmijët” thotë Vasia.

Në lidhje me fëmijët që janë pajisur me paruket e realizuara, vajzat tregojnë se nga bisedat me mjeket dhe punonjëset sociale, ato kanë rezultuar mjaft ndihmuese për aspektin psiko emocional të fëmijëve në kimioterapi.

Ato kujtojnë dhurimin e parukes së parë si një nga momentet më emocionuese të rrugëtimit të tyre.

“Ka qenë një moment prekës për ne të gjithë, për prindërit e saj, po edhe për të, pasi ajo kishte disa kohë që i kishte humbur flokët” citon Vasia në lidhje me vajzën së cilës i është dhuruar parukja. Ndërkohë Vasja shton se fillimisht ishte e vështirë për vajzën e sëmurë të përshtatej me paruken pasi ngjyra dhe gjatësia ndryshonte nga flokët e saj fillestarë.

Aleksia dhe Vasia Barka pavarësisht se aktualisht vijojn studimet në Amerikë janë shumë të motivuara për të mos e ndaluar projektin në fjalë. Vajzat kanë ambicie për të konkretizuar edhe plane të mëtejshme ndihmuese në fushën e mjekësisë dhe për të zhvilluar më tej kontributin social në komunitetin shqiptarë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *