Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Rivlerësim i zonave të mbrojtura, Zall-Gjoçaj mund t’i hiqet statusi Park Kombëtar; Digjen sërish makineritë

Digjen për së katërti herë makineritë e firmës që po ndërtojnë hidrocentralet në Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj, Mat. Policia e Shtetit, përmes një njoftimi të datës 7 janar, bën me dije se është dëmtuar pjesërisht një kamion i firmës private.

Më datë 06.01.2021, në fshatin Melth, Njësia Administrative Derjan, është djegur pjesërisht automjeti kamion në pronësi të një firme që po kryen punime për ndërtimin e një HEC-i. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar Policia e Shtetit.

Ky aksion vjen rreth një muaj pas djegies së një tjetër ekskavatori, ngjarje për të cilën po ndiqet penalisht në gjendje te lirë qytetari me iniciale I.K i akuzuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

Pas kundërshtive të vazhdueshme për ndërtimin e HEC-eve, firma private ka tentuar të rrethojë me një gardh teli rrugën për në fshatin Melth, ku po kryhen edhe vendosja e tubave në shtratin e lumit Flim.

Punëtorët e firmës “Seka Hydropower” tentuan të pengojnë kalimin e disa aktivistëve të angazhuar në mbrojtjen e lumenjve, të cilët ishin në terren ditën e djeshme.

Rrethimi i fshatit Melth pas djegies së kamionit/ Foto: Entenela Ndrevataj

Ky është vend i rrethuar tha, të lutem mos filmo. Sikur e ka sjellë Kryetari i Bashkisë, jo se është e katundit Melth”, – u shpreh Gazmir Koleci, duke iu referuar komunikimin me një nga punëtorët e firmës.

Pavarësisht kësaj, aktivistët kaluan lirisht deri tek diga, ku ende vijojnë punimet.

Në këtë vend që unë kam zanë peshk dhe jam rrit me këtë ujë dhe më ketë vend, ja, shikojeni sesi është ndotur dhe është bërë. Që unë jam rrit, jam la me këtë ujë, jam ushqy me peshk me këtë ujë, kam pi këtë ujë, se ka qenë i rrjedhshëm”, kujton Gazmir Koleci, i lindur dhe rritur në Zall-Gjoçaj.

Agjencia e Zonave të Mbrojtur propozon heqjen e Zall-Gjoçajt nga harta e zonave të mbrojtura me ligj

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ka pohuar në një dokument të nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm Zamir Dedej, se ka bërë një rivlerësim të zonave të mbrojtura me ligj dhe informon se Zall-Gjoçaj është parashikuar lihet jashtë rrjetit të zonave të mbrojtura.

https://www.facebook.com/zallgjocaj/posts/228900255344988

Megjithatë, në muajin nëntor të vitit 2019, përmes një interviste në Klan Plus, Zamir Dedej pohoi Zall-Gjoçaj mbart vlera të mëdha natyrore dhe për këtë arsye është vendosur të bashkohet me Lurën, për të formuar kështu parkun “Lurë-Mali i Dejës”.

Zona e Zall-Gjoçaj është një nga zonat me vlera natyrore që kanë mbetur si të thuash si relikë të historisë së natyrës. Dhe për këtë arsye dhe agjencia jonë, në bashkëpunim me Ministrinë e propozoi që të bëhet parku më i madh, duke u bashkuar dhe me Lurën dhe me Malin e Dejës, që të bërë ai që sot quhet parku ‘Lurë-Dejë’”, deklaronte Dedej në vitin 2019.

I pyetur rreth protestës së banorëve, në nëntor të 2019-tës, Dedej u shpreh pozitivisht rreth këtyre organizimeve në mbrojtje të mjedisit.

Rasti i Zall-Gjoçaj është një rast që mua më vjen mirë që banorët, si në disa vende të Shqipërisë, kanë filluar të kundërshtojnë këto lloj ndërtimesh sepse ju prishin gjithë ekuilibrat e jetesës së tyre”.

Lavdosh Ferruni, aktivist mjedisor, pohon se ka marrë pjesë në tre prej këtyre konsultimeve dhe përfaqësuesit e organizatave mjedisore e kanë kundërshtuar heqjen e disa prej zonave nga lista e parqeve kombëtare.

Lavdosh Ferruni – Foto: Citizens Channel

Ka pasur dyshime të shumta që ky studim bëhet për të reduktuar zonat e mbrojtura, për t’i krijuar hapësirë disa bizneseve, qoftë në zonat bregdetare, po qoftë në zonat malore, siç është rasti edhe i Zall-Gjoçaj. Sipas studimit kuptojmë që reduktohet pjesa e sipërfaqes ku po ndërtohet një hidrocentral në Zall-Gjoçaj, hidrocentrali i Zaisit”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *