Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Tkurrja e zonave të mbrojtura alarmon ambientalistët, ndërsa banorët e prekur nga HEC-et enden në gjykatë

Sot u zhvillua seanca e radhës e padisë së tretë të ngritur nga banorët dhe aktivistët e angazhuar në mbrojtje të Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj, Mat. Pala e paditur është Entit Rregullator i Energjisë (ERE) dhe kompanisë “Seka Hydropower”.

Paditësit kërkojnë shfuqizimin e vendimit për të licencuar shoqërinë “Seka Hydropower”, për një serë shkeljesh, ku më kryesorja është kryerja e punimeve brenda zonës së mbrojtur.

Aktivistë dhe banorë të Zall-Gjoçaj, në pritje të vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë/ Foto: Entenela Ndrevataj

Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë pritet të jepet javën e ardhshme, pasi ERE kërkoi një javë kohë.

Edhe këtë të hënë, banorë nga Zall-Gjoçaj dhe aktivistë ishin të pranishëm në pritje të një vendimi nga Gjykata.

Ata tentuan të shpalosnin banderolën e cila përmban hartën e Parkut Kombëtar ku po punohet për të ndertuar hidrocentralet, “Sekë” dhe “Zais”, por ajo u hoq nga punonjës të institucionit.

Reagim rreth studimit të kryer nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Përmes një kërkese për informacion, pohohet se Parku Kombëtar Zall-Gjoçaj mund të hiqet nga rrjeti i zonave të mbrojtura. Ky vendim vjen pasi është kryer një studim nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe një grup ekspertësh dhe është propozuar që zona e Melthit dhe Zall-Gjoçaj të jetë jashtë këtij rrjeti.

Marrë shkas nga ky informacion, një grup ambientalistësh mbajtën një komunikatë para Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, përpara fillimit të seancës gjyqësore të ngritur nga banorët e Zall-Gjoçaj, ku kërkuan rishikimin e këtij studimi, i cili sipas tyre i hap rrugë shfrytëzimit të zonave të pasura me biodiversitet.

Një tjetër kërkesë e shoqatave mjedisore, përcjellë përmes ambientalistit Lavdosh Ferruni, është shkarkimi i Drejtorit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedei.

Sipas këtij studimi, hiqen disa sipërfaqe me vlera të larta të biodiversitetit, duke i hapur kështu rrugën betoniereve kudo në parqet kombëtare, nga Ksamili në Divjakë, në Theth, Lurë, Shebenikë-Jabllanicë”, – u shpreh gjatë fjalës së tij Ferruni.

Drafti i këtij studimi shprehet se në fakt zona e Zall-Gjoçaj ka vlera të larta dhe një mori habitatesh.

Draft: Studim për rivlerësimin e sistemit të rrjetit të zonave të mbrojtura mjedisore në Shqipëri 1990-2019

Park i vogël, por së bashku me zonën rreth tij dhe parkun e Lurës ka vlera shumë të larta të biodiversitetit dhe një mori habitatesh, llojesh bimore e shtazore.

Takohen pyje me pishë, arrnen, rrobull, ah dhe lloje endemike e subendemike, livadhe alpine, liqene akullnajore, përrenjë të shumtë dhe një faunë karakteristike të veçantë. Nga gjitarët e mëdhenj takohen ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), kaprolli (Capreolus capreolus), dhe nga shpendët shqiponja e malit (Aquila chrysaetos), etj.

Parku është tepër i rëndësishëm dhe një bërthamë për gjitarët e mëdhenj. Përveç vlerave shkencore dhe natyrore, parku dhe zona rreth tij njëherazi ka vlera të mëdha estetike, peizazhore, turistike mjaft tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj. Pasuritë natyrore dhe biologjike, bukuritë e peizazhit afrojnë potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, si burim shumë i rëndësishëm të ardhurash për parkun dhe banorët vendas.

Megjithatë, pak javë më parë, Agjencia Kombëtare e Zonave të mbrojtura deklaron zyrtarisht se zona që përfshin fshatin Melth dhe Zall Gjoçaj parashikohet të zhvillohet me infrastrukturë rrugore dhe se studimi i kryer nga AKZM propozon që kjo zonë të jetë jashtë rrjetit të zonave të mbrojtura.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *