Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Fier, spitali dhuratë e Turqisë surprizon pronarët e tokës: “Flemë me prona e zgjohemi pa prona”

Ndërtimi i Spitalit Rajonal të Fierit ishte një ndër marrëveshjet e nënshkruara nga Kryeministri Rama gjatë vizitës në Ankara të një jave më parë, ku u prit nga Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Përfaqësues të kompanisë turke YDA Group vizituan sot, në shoqërinë e Kryeministrit, fshatin Daullas në Fier, zona ku presidenti turk u angazhua të përfundojë projektin në një periudhë prej vetëm tre muajsh, përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Kjo është hera e dytë që Rama viziton Daullasin brenda pak ditësh, pas vizitës së ditës së diel, ku së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, i prezantuan publikut truallin e përzgjedhur për ndërtimin e spitalit.

https://www.facebook.com/138734771522/videos/1790810891094248

Pronarët e tokës në protestë: “Flemë me prona, zgjohemi pa prona”

Nga ana tjetër, 12 familje të cilat preken nga ky ndërtim po protestojnë prej dy ditësh. Në protestën e ditës së djeshme, ata pohuan se nuk ishin në dijeni të këtij projekti dhe kundërshtuan dëmshpërblimin me vlerën 260 lekë për metër katror të tokës bujqësore, si një vlerë shumë e ulët.

Tokë bujqësore ku do të ndërtohet spitali

Banorët ngritën pyetje rreth mungesës së përfshirjes në dëgjesa publike, ku morën përgjigje nga Kryetari i Bashkisë së Fierit se ai, bashkë me Kryeministrin Rama, kanë inspektuar zonën e Fierit dhe kanë zgjedhur fshatin Daullas si hapësirë si më të përshtatshme për ta ndërtuar spitalin.

Fill pas konstatimit, kanë nisur procedurat e shpronësimit dhe janë vënë në dijeni banorët, vijon Armando Subashi.

“Bëhet fjalë për një vepër të madhe publike. Nuk do i shërbejë vetëm Fierit, do i shërbejë gjithë rajonit të jugut. Dhe duke qenë vepër e tillë, ka disa kushte se ku duhet ndërtuar. Dhe nga shumë variante që pamë, u gjykua më i përshtatshëm ky varianti këtu, për faktin se terreni është fushor, është pranë Bypass-it, është pranë rrotondës”, u shpreh Subashi ditën e hënë.

Një ndër arsyet pse banorët kundërshtojnë dhënien e tokës bujqësore, është sepse ajo u mundëson atyre jetesën përmes prodhimeve që marrin.

Ne nuk duam ta japim tokën, se vetëm te kjo tokë i kemi shpresat për t’u shqyer. Këtu mund të jenë dhjetë familje. Unë nuk dua dëmshpërblim, dua tokën aty, të ushqehem, edhe unë edhe vëllezërit e mi”, – pohoi në vijim një tjetër protestues, i cili preket nga ndërtimi i spitalit të Fierit.

Edhe sot, familjet që preken nga ky investim kanë protestuar, teksa u shprehen se nuk janë në dijeni të dëmshpërblimit që do të marrin për hapësirën që do të shërbeje për të ngritur spitalin.

Doni ju apo nuk doni, kjo gjë është vendosur, tha. Ju e ndiqni po të doni me gjykatë po të doni po kjo është vendosur. I kërkuam dhe tarifën, të dimë se çfarë çmimi ka, nuk na tha. Nuk i zgjidh unë ato probleme tha”, u shpreh sot një prej banorëve, duke iu referuar komunikimit me Kryetarin e Bashkisë së Fierit.

Pavarësisht protestave të banorëve, Kryeministri Rama ka pohuar se projekti do të çohet para si një e mirë publike dhe do të kenë dëmshpërblim sipas ligjit, duke përfshirë dhe vonesat.

“Janë gjithsej 12 familje. Ai spital do të administrohet nga specialistë turq për një periudhë kohe. Është e rëndësishme të theksojmë se është spital publik, jo privat. Duhet thënë se shteti ka të drejtë të zgjedhë vendin dhe të shpronësojë për interesat publike. 

Ju kemi thënë se në atë territor ku do të ndërtohet spitali çdo pjesë që nuk do të shpronësohet jemi gati t’i japin mundësinë që të ngrenë njësi shërbimi që do t’i shërbejnë spitalit. Ai spital do të jetë rajonal. Ndërkohë ju është thënë që për çdo ditë vonesë nga marrëveshje qeveria do të paguajë dëmshpërblim. Garanci më shumë se kaq nuk mund të japim. Spitali është një e mirë e madhe publik dhe s’mund ta negociojmë për asnjë pronar apo familje”, tha Rama.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *