Foto gjate dites se pare te procesit te vaksinimit ne stadiumin "Air Albania"

Dje nisi për herë të parë në vendin tonë, vaksinimi anti Covid-19, si pjesë e fushtatës “Shqipëria buzëqesh”, të prezantuar nga qeveria.

E para që u vaksinua ishte shefja e Spitalit Infektiv, Najada Como, e ndjekur më pas nga Kryeministri Edi Rama, dhe  mjekë të tjerë infeksionist si Pëllumb Pipero dhe Dritan Kahlo, duke u vaksinuar në total 50 mjekë dhe infermierë.

Ndërsa sot ka vijuar në ambientet e stadiumit “Air Albania” vaksinimi i epidemiologëve nga Tirana, Durrësi, Kavaja e Kruja.

Si u arrit sigurimi i vaksinës?

Në ditën e parë të 2021, Kryeministri Rama njoftoi se Shqipëria kishte arritur të siguronte 500 mijë dozat e para të vaksinë Pfizer, duke justifikuar siç tha dhe ai “shopping-un” në New York. Marrëveshja e shtetit shqiptar me kompaninë Pfizer ka ngjallur diskutime pasi ende nuk është bërë publik asnjë detaj nga përmbajtja e saj.

Ajo që dihet sipas komunikimit nga Facebook i Kryeministrit është se 10.750 dozat e para do të mbërrijnë në javën e tretë të janarit, 30.250 doza të tjera do të vijnë në shkurt dhe të tjerat muaj pas muaji sipas planifikimit.

Të fshehtat që lidhen me procedurat dhe prejardhjen e vaksinës kanë nxitur pikëpyetje te mjaft qytetarë dhe personazhe publik të cilët i kanë shprehur hapur kritikat e tyre.

Transparenca për vaksinën

Nga ka ardhur vaksina dhe si ka hyrë në vendin tonë?

Shumë të tjerë kanë kritikuar kryeministrin për faktin se ai ka qënë i dyti në rradhë, pas epidemiologes Najada Como.

Qytetarë të tjerë ironizuan faktin se njoftimi për nisjen e vaksinave erdhi vetëm pak orë pas publikimit të videos së darkës së përfaqësuesve të kabinetit qeveritar dhe biznesmenit Samir Mane në Dubai.

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu