Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 përforcoi edhe më tepër punën intensive të “Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun” pranë Kryeministrisë, duke shtuar intensitetin e komunikimeve dhe daljeve publike të kryeministrit Rama.

Megjithatë, përpos faktit se pandemia u kthye në krye temë për 10 muaj me radhë, procesi final (të paktën deri më tani) që është vaksinimi në Shqipëri është shoqëruar me pikëpyetje dhe mungesë transparence.

“Mirëdita! Në 12:00 do t’ju jap një njoftim shumë të rëndësishëm”

Dita e parë e vitit të ri 2021 për Kryeministrin Rama nisi me komunikimin për një njoftim të rëndësishëm drejtpërsëdrejti në rrjetin social Facebook.

Mirëdita! Në 12.00 do t’ju jap një njoftim shumë të rëndësishëm. Live këtu!

Posted by Edi Rama on Friday, 1 January 2021

Pak minuta më pas këtij njoftimi, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë Kryeministri Rama shpalli fushatën “Shqipëria Buzëqesh”, përmes së cilës bëri publik edhe lajmin se Shqipëria kishte siguruar 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Në prag të ndërrimit të viteve, Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës nga kompania Pfizer. Shoping-u im në New York ka mbaruar me sukses. Kemi dakordësuar me akt nomrativ për autorizimin e kontratës sipas marrëveshjes së konfirmuar zyrtarisht nga kompania Pfizer. Sasia e dakordësuar do të paguhet menjëherë në bazë të termave dhe procedurës tip të kompanisë Pfizer me të gjitha vendet pa përjashtim”,- u shpreh Kryeministri Rama nw daljen e tij publike.

Sipas kësaj marrëveshjeje, kompania Pfizer do të sillte në Shqipëri në javën e tretë të muajit janar 10750 dozat e para, për tu plotësuar më pas me 30250 doza në muajin shkurt dhe në plotësim e sipër në muajt në vijim.

Përpos marrëveshjes së arritur me kompaninë Pfizer, Kryeministri Rama bëri me dije se ndërkohë kishte negociuar edhe me dy shtete të tjera të cilat ishin shprehur të gatshme për të ndihmuar me 9 mijë doza të tjera vaksinimi.

Nuk mund t’i përmend emrat sepse sot nuk e dimë nëse dinamika e re e krijuar nga marrëveshja zyrtare me Pfizer do të ndikojë apo jo në finalizimin e këtyre operacioneve solidariteti nga ana e dy qeverive mike të cilat nuk na lanë vetëm në këto kohëra egoizmi dhe cinizmi të frikshëm për kontinentin ku jetojmë, ku ende s’dukej dita jeshile që u ndez mbrëmë.”- u shpreh Kryeministri teksa nuk dha një emër konkret

Tre ditë më pas, më 4 janar, kryeministri Rama vizitoi ambientet e stadiumit “Air Albania’ në të cilin po instalohej qendra e parë e vaksinimit anti-Covid.

“Në të gjitha rastet ne fillojmën ë javën e tretë të janarit por le të shpresojmë që do të fillojmë më shpejt sepse sic edhe ti e di jemi në komunikime nga të katërta anët dhe kemi besim që do të mund të filllojmë edhe më shpejt, falë disa kanaleve preferenciale që ne kemi hapur.”

Më 5 janar me një material prej 52 sekondash u përcollën pamjet e qendrës së vaksinimit në stadiumin “Air Albania” me sinjalistikën e vendosur atje, gati për procesin e vaksinimit.

I gjithë procesi i përgatitjes së ambienteve ku do të kryhej vaksinimi erdhi në funksion të ardhjes së 500 mijë vaksinave nga kompania Pfizer në javën e tretë të janarit, sikurse u deklarua në ditën e parë të vitit 2021.

Ndërrimi i burimit të vaksinës dhe rruga e “fshehtë” drejt Shqipërisë 

Pas pesë ditësh takimesh intensive në Turqi si dhe pas zhvillimeve të fundit në vend që lidheshin kryesisht me përmbytjen, Kreyministri Rama njoftoi më 10 janar përmes një statusi në Facebook se vaksinimi do të niste të nesërmen.

LAJM I MIRË😍

Nesër nisim vaksinimin antiCovid19💪

#ShqipëriaBuzëqesh🌼

Posted by Edi Rama on Sunday, 10 January 2021

Gjatë këtij procesi mungoi tërësisht informacioni i ardhjes së dozave të para të vaksinës, pritja e saj në aeroport dhe transporti i saj për në dhomat frigoriferike në temperatura nën 0 gradë celsius sikurse e përcakton protokolli.

Më 11 janar drejtpërdrejt nga stadiumi “Air Albania” Kryeministri Rama konfirmoi nisjen brenda ditës së vaksinimit të mjekëve të parë shqiptarë, por jo me vaksinën e siguruar me marrëveshjen direkt me kompaninë Pfizer. Vaksina e kompanisë Pfizer ishte donacion nga një shtet i Bashkimit Evropian, për të cilin kryeministri Rama nuk preferoi ta bënte publik.

Ne jemi angazhuar intensivisht në kanale të tjera. Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejt në Neë York Pfizer-in dhe të hapim me ta një kanal negociatash intensive të vështira për shkak të pamundësive objektive dhe njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale me katër vende dhe vaksinimi që fillojmë sot është rezultati i parë i një prej kanaleve bilaterale, me një vend të Bashkimit Evropian, të cilin nuk jam i autorizuar ta bëj me dije se cili vend është dhe kjo për shkak të kërkesës së tyre vetë“,-sqaroi ai.

Arsyen se pse ky shtet ka pranuar të dhurojë dozat e para të vaksinës anti-covid Kryeministri Rama e ka shpjeguar me një fjali: “Pse e bën për Shqipërinë s’më takon mua ta tregoj po një ndër arsyet është se keni Edi Ramën Kryeministër”.

Si po funksionon vaksinimi në vendet fqinje?

Ky procesi i cili për vende të tjera të Bashkimit Evropian ka qenë një ngjarje e rëndësishme dhe është pritur me pritje dhe shoqërim nga delegacione zyrtare.

Në Itali, ardhja e dozave të para të vaksinës anti-covid u transmetua drejtpërsëdrejti në të gjitha hapësirat mediatike dhe sociale, duke përfshirë rrugëtimin e saj nga zbritja e avionit deri në transportin e saj shoqëruar nga policia.

I njëjti proces ndodhi edhe në Greqi, ku ardhja e vaksinës u transmetua me pamje gjatë gjithë kohës.

Raporto

Leave a Reply