Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Anulimi i tarifave dhe nisja e mësimit në auditore mbeten kërkesat e studentëve edhe në fillimin e 2021

Viti 2021 nisi për studentët me të njëjtën kërkesë ndaj universiteteve dhe Ministrisë së Arsimit: anulimi i tarifës për të dy ciklet e studimit dhe rikthimi në auditore.

Ata shprehen se pandemia i ka rënduar ekonomikisht ata dhe familjet e tyre dhe si rrjedhojë, heqja e tarifave shkollore në kohën kur nuk frekuentojnë universitetin fizikisht është një domosdoshmëri.

Ne si aktivistë të Lëvizjes për Universitetin kemi kërkuar prej vitesh tashmë anulim të tarifave universitare dhe arsim cilësor. Në kushtet kur pandemia ka prekur ekonomikisht edhe studentët njëjtë si dhe pjesën tjetër të shoqërisë, i mëshojmë akoma më fort kësaj kërkese. Këtë vit duke mos qenë të pranishëm në auditorë, duke ndjekur mësimin online problematik dhe duke paguar tarifa interneti, anulimi i tarifës vjetore është i domosdoshëm”,-shprehet për Citizens Channel, Klara Bergolli, studente e vitit të tretë në Universitetin e Mjekësisë.

Klara Gërbolli, studente

#AnuloTarifat është fushata online që kanë ndërmarrë studentët pjesë të Lëvizjes për Universitetit, teksa fotot e shumë studentëve të tjerë me pankartat nga ambientet ku ndodhen i shtohen në mbështetje kësaj fushate.

Pesë arsye pse duhen anuluar tarifat universitare!

#AnuloTarifat

Posted by Për Universitetin on Saturday, 16 January 2021

Edhe pse ka muaj që universitetet zhvillojnë mësim online, sërish pakënaqësitë për zhvillimin e këtij procesi janë aktuale.

“Vazhdon të jetë diskriminues. Shumë studentë nuk kanë internet dhe paisjet e nevojshme për ta ndjekur mësimin me kohë të plotë. Përmend këtu që Ministria e Arsimit nuk ka ofruar asnjë paketë lehtësuese për të ndihmuar studentët dhe shumicës së studentëve u duhet të punojnë, gjë që u pamundëson pjesëmarrjen në mësim në kohë reale”,-argumenton studentja Bergolli.

Për Rigels Xhemollarin, përfaqësuesin e Qëndresës Qytetare, organizatë me veprimtari në fushën e arsimit, hapja e auditorëve duhet të ishte kryer më herët, në kushtet kur gjithçka tjetër është hapur.

Nëse do e krahasojmë situatën me vetë Shqipërinë e muajit nëntor apo me situatën e vendeve të cilat tashmë i kanë hapur auditorët e universiteteve si Portugalia apo Italia, situata mendoj që është e përshtatshme për të shkuar drejt mësimit fizik. Ne jemi dëshmitarë që në vendin tonë bar-kafet, pishinat dhe palestrat janë hapur megjithëse nuk kanë ndonjë impakt në formimin dhe të ardhmen e brezit të ri, ndërkohë që i vetmi institucion që mbahet mbyllur është pikërisht universiteti. Ky më duket një vendim i pa matur dhe diskriminues nga Komiteti Teknik i Eksperteve”,-sqaron Xhemollari për Citizens Channel.

Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare

Dy sondazhe të realizuara nga Qëndresa Qytetare dhe Lëvizja për Universitetin në muajin dhjetor nxorën në pah pakënaqësitë e studentëve me mësimin online, sikurse edhe pamundësinë ekonomike dhe teknologjike për të pasur akses në internet.

Mos reagimi i Ministrisë së Arsimit me qëllim adresimin e problematikave që kanë shoqëruar mësimin online përgjatë muajve të pandemisë, sipas Rigels Xhemollarit vjen edhe si pasojë e mungesës së kulturës bashkëpunuese së institucioneve shqiptare.

Ministria e Arsimit është e shkarkuar nga përgjegjësia në momentin kur vendimit i merr Komiteti Teknik dhe Ministri i Arsimit për ironi nuk është pjesë e tij ashtu si në shumicën e vendeve të BE. Arsyeja e dytë lidhet me kulturën e institucioneve tona që mbyllin syte ndaj vullnetit dhe zërit qytetar deri në momentin që studentet apo grupet e tjera të interesit cënohen aq shumë sa dalin në protesta të pandalshme siç ndodhi në dhjetor 2018. Mjetet demokratike institucionale janë rallë herë efektive në një qeveri që vetë flet, vetë miraton, vetë konsulton dhe vetë zbaton vendimet e saj’,-përfundon Xhemollari.

Më herët studentët i kanë nisur Ministrisë së Arsimit një peticion prej 8000 firmash, ku i kërkuan hartimin e një pakete financiare për ndjekjen e mësimit online dhe heqjen e tarifave shkollore. Megjithatë, nga Ministria e Arsimit nuk pati asnjë reagim konkret.

Në një takim me rektorët e universiteteve publike më 18 janar 2021, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se universitetet po performojnë më mirë në krahasim me semestrin e dytë të vitit të kaluar akademik, teksa vijueshmërinë e procesit mësimor në universitete ia delegoi vendimit që do të marrë Komiteti i Ekspertëve.

Posted by Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë on Monday, 18 January 2021

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *