Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Tiranë: Konflikti mes ndërtuesve lë pa shtëpi dhjetëra familje, banorët protestojnë para Bashkisë

Dhjetëra banorë që janë në pritje për të hyrë në apartamentet e blera tek një kompleks pallatesh në rrugën “Ndre Mjeda”, protestuan sot përpara Bashkisë së Tiranës.

Pankarte nga protesta Foto: Entenela Ndrevataj

Konflikti personal midis dy bashkëpronarëve, konkretisht Albert Allmuça dhe Sino Llanaj, kanë sjellë që ndërtimet të pezullohen dhe banorët të mbeten pa shtëpitë që i kanë blerë prej vitesh.

Shuhait Alushi, një nga protestuesit, tregon për Citizens Channel se pallati duhet të kishte përfunduar që në 2019-tën, ndërsa ai vetë ka prenotuar që në 2016 duke dorëzuar 48 milionë lekë të vjetra.

Shuhait Alushi/ Foto: Entenela Ndrevataj

“Unë prenotimin që e kam bërë te ky pallat i kam grumbulluar nga paratë e djalit që kam invalid, tetraplegjik dhe aktualisht jetoj me qira”,- rrëfen Balushi.

Kontrate prenotimi apratamenti me bashkepronarin Sino Llanaj

Banorët patën një komunikim me zëvendës-kryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbër Maznikun, ku ju premtua se situata do të marrë zgjidhje të shpejtë në ditët në vijim.

Çdo ditë që kalon ka një kosto financiare për këto banorë. Nuk na intereson fare nëse fiton pala jonë apo pala tjetër, ne duam që punimet në apartamentet tona të vazhdojnë”, – citoi Gëzim Pirgu një prej protestuesve.

Një prej banorëve tregon për Citizens Channel se në total bëhet fjalë për 427 apartamente, ku prej tyre 120 banesa janë të bashkëpronarit Sino Llanaj.

“Pothuajse të gjithë banorët janë me qira apo kredi”, – tregoi ajo.

Alber Allmuça dhe Sino Llanaj, dy ndërtuesit janë përplasur me armë zjarri më 13 janar sipas njoftimit të Policisë së Tiranës. Policia bëri me dije se kanë arritur të zbardhin ngjarjen dhe kanë prangosur dy biznesmenët-ndërtues që u konfliktuan në pallatin që po ndërtojnë vetë. Në pranga kanë rënë dhe tre bashkëpunëtorë të tyre.

Banorët shprehen se do të vijojnë protestat nëse nuk marrin një përgjigje nga përfaqësuesit e bashkisë brenda javës.

“Unë nuk e di as nëse do i gëzoj këto shpi. T’i them me kthe paratë, ka ca rregulla se s’të lejon ligji. Ne do bëjmë protesta edhe te Kryeministria, deri te gjykata, se s’mundemi më”, – ka përfunduar Alushi.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *