Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

COVID-19 në burgje, mungesë shërbimi shëndetësor dhe shkelje të të drejtave të njeriut

Në katër muaj, 70 qytetarë të ndodhur në kushte të privimit të lirisë (67 në burg dhe 3 në paraburgim) kanë depozituar ankesa pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit  (KShH), mbi mungesa e ilaçeve, shërbimin avokator apo shkelje e të drejtave dhe lirive themelore.

Ndër konstatimet kryesore nga monitorimi në terren, KShH thekson rëndesën emocionale- psikologjike të të para/burgosurve nga mungesa e takimeve me familjarët për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Takimet fizike janë ndaluar që më nga data 11 Mars 2020, duke u zëvendësuar me komunikimet online në Skype.

Më shqetësuese ishte problematika e shtetasve për të cilët ishte dhënë masa “mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor” dhe qëndronin ende në ambientet e burgjeve.

Stafi i KShH gjate monitorimit ne terren

“Gjatë realizimit të misionit verifikues në IEVP “Ali Demi” (325), vëzhguesit e KSHH dhe nd/komisionarët e Avokatit të Popullit i referuan stafit institucional gjetjet shqetësues, të cilat krijonin kushte të trajtimit çnjerëzor e degradues. Menjëherë pas kësaj vizite u bë i mundur transferimi i këtyre shtetaseve në Spitalin e Burgjeve”, citohet në buletinin informues.

Nisur edhe nga protestat pas vrasjes së Klodian Rashës më 15 Dhjetor 2020, KShH njofton realizimin e një mision verifikimi në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatit të Policisë Nr.2. U evidentua mosrespektim i parashikimeve ligjore lidhur me prezencën psikologut dhe kujdestarit ligjor në momentin e verifikimit fizik e një të mituri.

Misioni theksoi edhe një herë se shoqërimi i shumë protestuesve pa evidentuar arsyet, përbën premisa për cënim të së drejtës së tubimit, parashikuar nga nenet 47 të Kushtetutës dhe 11 KEDNJ( Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut).

Institucioni i Avokatit të Popullit konfirmoi për Citizens Channel se masat shtrënguese brenda IEVP–ve  janë të pandryshueshme që prej fillimit të pandemisë dhe nuk ka pasur asnjë lehtësim të tyre përgjatë muajve.

Përtej shqetësimeve të ngritura nga KShH dhe institucioni i Avokatit të Popullit, Citizens Channel konstatoi nga intervistat me disa të dënuar mungesën e burimeve të informacionit rreth COVID-19.

Ndërkohë gjatë pandemisë brenda burgjeve janë mbyllur edhe ambiente shplodhëse për të dënuarit siç janë palestrat.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *