Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Lojërat e fjalëve me statusin ligjor të Vjosës ngrenë dyshime se HEC-et do të ndërtohen

Organizata mjedisore “EcoAlbania” reagoi sot përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me deklaratën e ditës së djeshme të Ministrit të Turizmit Blendi Klosi rreth shpalljes së lumit Vjosë zonë të mbrojtur.

Në reagimin e “EcoAlbania” shkruhet se ata zotërojnë informacion se në fakt nuk do të mbrohet e gjithë zona e Vjosës, sikurse u shpreh Klosi, por vetëm pjesa e sipërme e saj, duke lënë jashtë saj pjesën më të rëndësishme të lumit, ku janë miratuar të ndërtohen hidrocentrale.

Nga burime jo-zyrtare EcoAlbania ka siguruar të dhëna që tregojnë se propozimi i AKZM-së ka lënë jashtë zonës së mbrojtur pjesët më me vlerë të lumit Vjosa, rrjedhën e mesme, pikërisht zonën ku janë planifikuar 2 hidrocentralet e mëdha të Poçemit dhe Kalivaçit pavarësisht propozimeve dhe rekomandimeve nga shkencëtarët dhe OJF-të e angazhuara për mbrojtjen e lumit Vjosa si një ekosistem unik në gjithë Evropën”.

https://www.facebook.com/EcoAlbania.org/posts/3677608578986694

Ministri Klosi u shpreh dje se lumi Vjosa do të mbrohet nga kufiri i sipërm me Greqinë deri në derdhjen e saj në det.

Vendimi i fundit i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit e përcakton në bazë të propozimit të ardhur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe e mbrojtur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Parkun e Vjosës të gjithë nga kufiri i sipërm me Greqinë deri në derdhjen e saj në det një peizazh i mbrojtur, një zonë e mbrojtur një vlerë unikale të mjedisit shqiptar”, – thuhet në deklaratën për shtyp të Klosit.

Në komunikimin institucional të nisur për median ka disa kontradikta sa i përket statusit që do të marrë lumi Vjosë.

Brenda së njëjtës deklaratë përmendet se Vjosa do të shpallet Park Kombëtar, por në vijim të kësaj deklarate, përdoret po ashtu termi “Peisazh i mbrojtur”, të cilat, sipas ligjit janë kategori të ndara.

Park Kombëtar (kategoria II) apo Peizazh i Mbrojtur (kategoria V)?

Sipas ligjit nr.81/2017 kemi tetë kategori të zonave të mbrojtura. Në rast se një zonë shpallet Park Kombëtar, kategoria e dytë, ligji specifikisht e ndalon ndërtimi i një serë veprash, përfshirë dhe ndërtimin e hidrocentraleve.

Park Kombëtar (kategoria II) – Ligji 81/2017
Janë të ndaluara ndërtimi i zonave urbane, i autostradave, hekurudhave, linjave të prodhimit të energjisë, si hidrocentrale, linjave të tensionit të lartë dhe sistemeve të naftës e të gazit me shtrirje të gjatë

Ligji i mësipërm nuk ndalon ndërtimin e hidrocentraleve kur një zonë shpallet kategoria “Peizazh i mbrojtur”.

Peizazh i mbrojtur (Kategoria V) – Ligji 81/2017
 “Veprimtaritë, që ndryshojnë përdorimin e territorit si ndërtimet, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i autostradave, i kanaleve lundruese dhe i zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto, lejohen të ushtrohen vetëm nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë është pajisur me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit”.

Deklarata e Klosit vjen disa muaj pasi Kryeministri Edi Rama u shpreh në Twitter se në fakt Vjosa e sipërme është shpallur Park Kombëtar dhe po punohet për ta shpallur të gjithë zonën të mbrojtur. Pas shumë muajsh, nuk ekziston një dokument që vërteton pohimin e Kryeministrit Rama, deklaratë që u bë në 25 shator, 2020.

Historiku i hidrocentraleve në Vjosë

  1. Duke iu referuar të dhënave të marra nga organizatat ndërkombëtarë, si: “RiverWatch”, “EuroNatur”, “Save the blue heart of Europe” dhe organizatën kombëtare “EcoAlbania”, në Vjosë janë planifikuar të ndërtoheshin 31 hidrocentrale.
  2. Hidrocentrali i parë që u miratua të ndërtohet në lumin Vjosë ishte ai i Kalivaçit. Leja u dha në vitin 1997 por ndërtimet filluan në vitin 2007. Punimet u ndërprenë si pasojë e problemeve të likuidimit me kompaninë nënkontraktore.
  3. Më pas, Qeveria Shqiptare anuloi kontratën e koncensionit në vitin 2017 dhe rihapi tenderin për përfundimit të digës në Kalivaç
  4. Hidrocentrali i Poçemit është një tjetër projekt i shumëdiskutuar. Leja për ndërtimin e një dige iu dha kompanisë turke “Kovlu Energy” në vitin 2016, por pas kërkesash të shumta për informacion, u zbulua se firma private kishte kryer konsultime për këtë hidrocentral me banorë të Fierit.
  5. HEC-et e tjera janë planifikuar të ndërtohen në Luginën e Shushicës, në Luginën e Drinos, në Luginën e Bënçës dhe në Langaricë.
  6. Njëkohësisht, edhe komuniteti u angazhua në protesta të vazhdueshme dhe asnjë hidrocentral nuk është përfunduar.

Lexo materialin e plotë këtu.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *