Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Monitorimi: Të ardhurat e bashkive shënuan rënie prej 12% nëntë muajt e parë të 2020

Fundi i vitit 2019 me ngjarjen e tërmetit dhe situata e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 përgjatë vitit 2020 ka ndikuar konsiderueshëm edhe në financat publike vendore. Presioni në financat e bashkive ka ardhur edhe nga përpjekja për t’iu përgjigjur nevojave të paparashikuara dhe të menjëhershme nga ngjarjet e fundit të vitit.

Monitorimi i kryer nga Instituti për Zhvillimin e Habitatit (Co-Plan) për financat publike lokale nxjerr në pah se burimet vendore shënuan një rënie prej 12% përgjatë vitit të fundit.

Sipas monitorimit, rënie të theksuar kanë pasur bashkitë e prekura nga tërmeti i fund vitit 2019.

Bashkia Durrës me një rënie prej 29.2% të ardhurave vendore; bashkia Lezhë me rënien më të madhe prej 61.3%, bashkia Kurbin me një rënie prej 46.6%, bashkia Kamëz me një rënie prej 43.3% , bashkia Kurbin me nj rënie prej 46.6%.

Rënia e burimeve vendore prej 12% u përcaktua nga rënia e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, kryesisht të taksave të ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja dhe nga të ardhurat nga taksa mbi ndërtesat.

Burimet financiare totale që kanë qenë në dispozicion të bashkive në përfundim të gjashtëmujorit të parë të 2020 shënuan një rënie prej 3.1% në përllogaritjen vjetore, e ndikuar kjo edhe nga të ardhurat e veta vendore të bashkive.

Referuar detyrimeve të prapambetura, krahasuar me të dhënat e fund vitit 2019, rezulton të jenë rritur, kryesisht në bashkitë Vorë, Tiranë, Kuçovë, Kavajë dhe Belsh.

Në kushte kur vendi ynë përjetoi edhe tërmetin edhe pandeminë në një periudhë të shkurtër kohe, edhe shpenzimet financiare publike vendore janë rritur. Shpenzimet totale të kryera nga 61 bashkitë janë rritur me 4.8% në vit, si pasojë e zgjerimit të shpenzimeve me fonde të kushtëzuara. Ndërsa shpenzimet me fondet e veta rezultojnë me rënie prej 2.6% në terma vjetorë.

Në 9 muajt e parë të vitit 2020, shpenzimet e qeverisjes vendore kanë qenë më së shumti të orientuara drejt mbrojtjes sociale me 30,4 lekë për çdo 100 lekë të shpenzuara. Më pak lek është shpenzuar për shëndetësinë, 0.03 lekë për çdo 100 lekë të shpenzuara, 2.5 lekë për çdo 100 lek të shpenzuar, 3.7 lekë për rendin dhe sigurinë publike, 13.3 lekë për arsimin, 13.4 lekë për shërbimet e përgjithshme publike, 18,2 lekë për çështjet ekonomike, 18, 5 lekë për strehimin dhe komoditetet e komunitetet.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *