Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Vjosa nën rrezik konstant: Hapet proces gjyqësor për vijimin e punës për hidrocentralin e Kalivaçit

Kompania turke “Ayen – Alb” ka nisur procedurat gjyqësore pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë kundër deklaratës negative mjedisore të lëshuar nga Ministria e Mjedisit, për ndërtimin e hidrocentralit Kalivaç në lumin Vjosë.

Në atë deklaratë, Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit sugjeruan në shtator të vitit 2020: “Refuzimin e kërkesës për leje/licencë zhvillimi për atë projekt, për shkak të ndikimeve të rëndësishme negative në mjedis me pasoja afatgjata, që dëmtojnë cilësinë e mjedisit dhe nuk mundësojnë përmbushjen e standardeve mjedisore përkatëse”.

Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej sot, por nuk u zhvillua për arsye shëndetësore të gjyqtares së çështjes.

Përmes një deklarate për median, EcoAlbania, organizatë e angazhuar prej vitesh në mbrojtje të lumit Vjosë, kërkoi që të ishte pjesë e këtij procesi, si palë e interesuar.

https://www.facebook.com/EcoAlbania.org/posts/3723203067760578

EcoAlbania që në fillim, që në krye të herës që është bërë publik dokumenti që shpreh deklaratën negative mjedisore lidhur me hidrocentralin e Kalivaçit, kemi shprehur shqetësimet tona lidhur me argumentimin e cekët dhe të dobët të bërë nga autoritetet publike lidhur me refuzimin praktikisht që i është bërë kompanisë turke”, – u shpreh për Citizens Channel Olsi Nika,

Nika shpjegon se argumentimet pse nuk duhet licencuar “Ayen – Alb” nga ana e Ministrise së Mjedisit ishte e cungët sa i përket informacionit shkencor dhe ligjor.

Kur shkon në gjykatë, gjykatës i duhet se ç’do të thotë një lum i egër ligjërisht, pra, cilat janë ato speciet apo ato habitate të cilat mbrohen me ligj dhe duhet të  provohet shkencërisht që ndërtimi i një hidrocentrali i atij lloji dizajni, në atë vendndodhje do të dëmtonte ato lloj speciesh apo habitatesh”.

Olsi Nika, EcoAlbania

“Ayen – Alb” fitoi të drejtën për të ndërtuar hidrocentralin e Kalivaçit në vitin 2017. Kjo erdhi pasi qeveria shqiptare anuloi kontratën me kompaninë italiane “Kalivaçi Green Energy” në vitin 2017, ku u rihapën menjëherë procedurat për dhënien e një koncensioni të ri.

Historiku i HEC-it në këtë pjesë të lumit daton që prej vitit 1997. Pavarësisht lejes së dhënë, ndërtimi i digës ka filluar në 2007, por është ndërprerë disa here. Punimet deri tani janë plotësuar në 30%, duke e lënë lumin ende të paprekur.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *