Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Instat: Gratë, kategoria më e prekur nga papunësia gjatë tremujorit të tretë të 2020

Papunësia është një çështje e cila diskutohet shpesh në hapësirën publike, shoqëruar kjo edhe me premtimet elektorale të bëra sa herë ka zgjedhje. Në zgjedhjet elektorale të vitit 2013, Kryeministri Edi Rama premtoi 300 mijë vende të reja pune.

Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave (Instat) në tremujorin e tretë të 2020, shkalla e papunësisë në Shqipëri ishte 11.6%. Krahasuar me të njëjtën periudhë kohe të një viti më herët, pra në vitin 2019, vihet re se shkalla e papunësisë u rrit me 0.2%.

Në aspektin gjinor, për burrat shkalla e papunësisë është 11.4%, ndërsa për gratë është 11.8%. Nëse sërish do ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2019, për burrat shkalla e papunësisë mbetet e njëjtë, ndërsa për gratë, shkalla e papunësisë është rritur me 0.4%.

Burimi: Instat

Për të rinjtë, shkalla e papunësisë rezulton të jetë 20.7%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019 shkalla e papunësisë për të rinjtë është ulur me 0.7%.

Rritje të shkallës së papunësisë kanë pasur grupmoshat nga 30-64 vjec, krahasuar me vitin 2019 me 0.5%, teksa niveli i papunësisë për këtë grupmoshë llogaritet në 9.0%.

Punësimi

Për popullsinë 15-64 vjec, shkalla e punësimmit llogaritet ne 61.3%. Megjithatë, sërish nëse krahasojmë tremujorin e tretë të vitit 2020 me tremujorin e tretë të vitit 2019 vihet re se punësimi është në zbritje, me -1.2%.

Rritja e punësimit sipas sektorëv të ekonomisë është -3.7% për sektorin e bujqësisë, -0.2% për sektorin e industrisë dhe 0.6% për sektorin e shërbimeve.

Burimi: Instat

Referuar aspektit gjinor, përqindjen më të lartë të punësimit e kanë burrat me 68.7%, ndërsa për gratë punësimi llogaritet në shifrën prej 54.2%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, punësimi për gratë është ulur me 0.5%, ndërsa për burrat është rritur me 0.2%.

Sipas Instat, në tremujorin e tretë të 2020, 11.2% e popullsisë jo-aktive janë shprehur se nuk ishin në kërkim të një punë pasi besonin se nuk ka punë, duke i klasifikuar si të papunë të dekurajuar.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *