Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Rruga Demokracia” një ekspozitë nga “ATA” për problematikat e periferisë

Aktivistët e grupit “ATA” hapën sot dyert e ekspozitës “Rruga Demokracia” për qytetarët e zonës së Kamzës dhe jo vetëm.

Kjo ekspozitë vjen si një përmbledhje e punës një vjecarë të aktivistëve të “ATA” në terren dhe në bashkëpunim me banorët për të identifikuar problematikat në tre lokacione të Kamzës, konkretisht në Bathore, Valias dhe Frutikulturë.

Problematikat e përditshëmërisë së këtyre zonave janë paraqitur vizualisht në fotografi, grafika dhe video.

Ronald Qema

“Në Bathore problematikë kryesorë është punësimi, mungesa e ujit të pijshëm, menaxhimi i grumbullimit të mbetjeve. Në Valias përmendim procesin e rindërtmit ndërsa në Frutikulturë probleme infrastukturore, mungesa e një ure për të kaluar lumin, mungesa e vijzimit përgjatë Bulevardit Trump , mungesë sinjalistike”, – shpjegon Ronald Qema, autori i fotografive të paraqitura në ekspo.

Irena Keci

Sipas aktivistes Irena Keci qëllimi i gjithë projektit, i finalizuar në këtë ekspozitë, është ringjallja e shpresës tek një shoqëri e cila nuk beson më.

“Njerëzit janë aq afër me njëri-tjetrin por njëkohësisht shumë larg, janë afër me problemet që kanë por askush nuk bëhet bashkë për t’i zgjidhur, ose fundja edhe thjesht për t’i folur”, – tregon ajo për Citizens Channel.

Valentina Bonizzi që është edhe kuratorja e ekspozitës, shprehet se “ATA” nuk ka realizuar një punë vetëm me njerëzit, kanë  punuar edhe me vendin, sepse sipas saj ne nuk e shikojmë individin të shkëputur nga ambienti ku jeton, por të ndërlidhur.

“Nuk kanë bërë një punë si vëzhgues të distancuar por aktivistët janë pjesë e imazheve të ekspozitës, janë brenda fotografive, duke sfiduar ambientin edhe me anë të imagjinatës, si në rastin e pjesës teatrale”, – citon Bozzi.

Bashkia e Kamzës, indiferente ndaj problematikave të ngritura nga “ATA”

Diana Malaj dhe Valentina Bonizzi

Diana Malaj, aktiviste e “ATA”, tregon se pavarësisht përpjekjeve për të prezantuar konstatimet e punës së tyre në terren por edhe për të bashkëpunuar me Bashkinë Kamëz, marrëdhënia me këtë institucion nuk ka funksionuar.

“Kemi ndërhy edhe ndërmjet komisionerit që ata të na pajisin me informacionin e domosdoshëm, njëkohëshisht të na bëjnë pjesë të mbledhjeve të këshillit bashkiak sepse qytetarët nuk munden të aksesojnë”,- qartëson ajo në lidhje me hapat e ndërmarra për të krijuar një urë lidhëse më Bashkinë e Kamzës.

Për të demonstruar këtë ngërç të komunikimit institucional, aktivistët kanë paraqitur katër kërkesat në formë tabloje si pjesë përbërse e ekspozitës.

“Edhe pse kërkesat dhe problematikat e banorëve u janë komunikuar nepermjet punës sonë ndërdisiplinore, ende nuk është marrë asnjë masë”, – përfundon Malaj.

Ekspozita do të vijojë të qëndrojë e hapur deri më katër mars për të gjithë ata që duan të njihen me realitetin dhe sfidat e përditshmërisë të periferisë së metropolit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *