Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raportet ndërkombëtare: Liria e medias dhe e grumbullimit kanë shënuar përkeqësim në Shqipëri

Dy raporte të publikuara së fundmi tregojnë se situata e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias në Shqipëri ka pësuar rënie.

Shqipëria ka humbur një pikë nga viti i kaluar sipas raportit vjetor Liria në Botë nga “Freedom House” ndërsa në analizën që Civil Rights Defenders (CRD) i ka bërë politikave dhe shtetit ligjor, evidentohen një sërë problemesh në sistemin juridik, korrupsionin, lirinë e medias dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2020.

Ky raport është publikuar për tre shtete të tjera të Ballkanit, respektivisht për Bosnie dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë.

Sa i përket lirisë së shprehjes, Shqipëria kategorizohet si shtet i cili ka situatë të vazhdueshme problematike dhe nuk ka pasur progres.

Liria e medias në Shqipëri bën pjesë te kategoria D – Vazhdimisht problematike, në stanjacion

Gazetarët përballen me kërcënime të shumta, duke përfshirë gjuhë urrejtjeje, fushata shpifjeje dhe sulme fizike”, thuhet në raportin e përgatitur nga Endri Mykaj. Më tej shkruhet: “Gazetarët kritikë ndaj qeverisë kanë raportuar ngacmime online dhe disa programe kritike janë mbyllur”.

Komisioni Evropian, thuhet në raport, pohoi se disa gazetarë janë dhunuar apo arrestuar gjatë 2020-tës teksa raportonin shembjen e Teatri Kombëtar dhe protestat pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie. Veprime që nuk janë dënuar sipas Kodit Penal, si pasojë e mungesës së reagimit nga autoritet.

Vetë-censura dhe paditë e politikanëve ndaj gazetarëve

Raporti përgatitur nga Civil Rights Defenders vuri në pah se po ashtu, gazetarët janë paditur nga politikanë ose figura të tjera të rëndësishme.

Gazetarët shqiptarë shpesh u nënshtrohen proceseve gjyqësore nga politikanë dhe persona të biznesit që kanë një efekt frikësues mbi gazetarët. Politikanët shpesh përdorin gjuhë denigruese për të delegjitimuar gazetarët kritikë”.

Gjatë muajit dhjetor 2020, janë hedhur në gjyq disa media pas publikimit të artikujve investigues.

  1. BIRN Albania u përball me një padi të ngritur nga biznesmeni Mirel Mertiri në muajin dhjetor të 2020-tës pas publikimit të një investigimi për koncensionet e inceneratorëve.
  2. Kompania “Albtek Energy” paditi gazetarin Artan Rama pasi ai publikoi artikullin investigues rreth inceneratorit në Elbasan.
  3. Belioza Çoku, Shefja e Kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes, hodhi në gjyq gazetaren Juli Ristani, e cila publikoi fillimisht në gazetën Shqip një shkrim investigues rreth procedurës për fitimin e bursave për mjekësi ushtarakë në Greqi, të ofruar nga NATO.

Vetëcensura haset më shumë tek lajmet politike, krimi i organzuar dhe lajmet ekonomike. Interesat politikë dhe ekonomikë të pronarët të mediave është arsyeja kryesore e vetëcvensurës tek gazetarët”, thuhet në raport.

Paketa “Anti-Shpifje”

Raporti nënvizon se e ashtëquajtura “Paketa Ant-Shpifje” hasi kundërshtime të vazhdueshme nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, Komisioni Evropian, pasi bie ndesh me standardet e lirisë së shprehjes,

Pas analizës së situatës dhe rishikimeve të vazhdueshme të kësaj pakete, pas kritikave të konfirmuara edhe nga Komisioni i Venecias, rekomandohet që mekanizmi më i mire për mediat online është vetë-rregullimi.

E drejta për informim dhe gazetaria gjatë pandemisë

Shoqëria civile dhe gazetarët raportojnë se përgjigja nga institucionet publike janë shpesh të mangëta dhe/ose të vonuara, ndonjëherë nuk marrin kurrë përgjigje”, thuhet më tej në raportin e Civil Rights Defenders.

Gjatë pandemisë, gazetarët u përballën me vështirësi të mëdha ekonomike dhe me rrezikun e infektimit gjatë punës në terren.

Raporti vijon: “Gjatë pandemisë, gazetarët ishin target i dhunës verbale nga politikanët dhe u sanksionuan me gjoba”.

Freedom House: “Shqipëria vend pjesërisht i lirë” 

Dhuna e përdorur gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar dhe vrasja e Klodian Rashës nga forcat policore kanë bërë që Shqipëria të shënojë përkeqësim sa i përket lirisë së grumbullimit dhe organizimit në raportin Liria në Botë, përgatitur nga Freedom House.

Ne pamë rënie në lirinë e grumbullimit, për shkak të dhunës midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në maj, gjatë shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Një tjetër arsye për shqetësim ishte kur në dhjetor policia vrau një qytetar që kishte shkelur urdhrin për orën policore”, tha bashkëautorja e raportit Amy Slipowitz për Zërin e Amerikës.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *