Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Monitorim: Mediat kombëtarë, shpërndarëse e informacionit të gatshëm nga qeveria dhe institucionet shtetërore

Forumi i Mendimit të Lirë” monitoroi transmetimin e lajmeve të gatshme të sjella nga zyrat e shtypit të Qeverisë, ministrive, Bashkia Tiranë, opozita dhe institucione të tjera në tre televizione kombëtarë, përkatësisht: Top Channel, TV Klan dhe RTSH përgjatë periudhës mars – prill 2020.

Gjetjet e këtij monitorimi treguan se këto tre media kombëtare bënë një mbulim relativisht intensiv të aktiviteteve me prodhime të sjella të gatshme në edicionet informative.

TV Klan transmetoi 612 lajme të prodhuara me materiale të gatshme të ardhura nga zyra e shtypit e qeverisë, ministrive, Bashkisë Tiranë, opozitës dhe institucioneve të tjera. Top Channel transmetoi 158 lajme të prodhuara me materiale të gatshme”, shkruhet në këtë raport.

Radio Televizioni Shqiptar transmetoi 73 lajme të prodhuara me materiale të gatshme të ardhura nga zyra e shtypit e qeverisë, ministrive, Bashkisë Tiranë, opozitës dhe institucioneve të tjera.

Këto materiale të ardhura gati, theksohet në raport, kanë kryesisht karakter promovues për institucionin apo titullarin e tij.

Rreth 60% e këtyre lajme tregojnë inspektime të punëve publike nga kryeministri, ministrat apo kryetari i Bashkisë Tiranë”.

Institucionet publike si redaksi lajmesh

Raporti vë në dukje se materialet e gatshme të sjella nga institucionet në formë “kasete” tashmë kanë kaluar në stadin e një “redaksie të mirëfilltë lajmesh”.

Institucionet qeveritare, duke filluar nga Kryeministria, ministritë, bashkitë, institucione vartëse të tyre, dhe partitë politike, i prodhojnë vetë filmimet, intervistat dhe tekstin e informacionit dhe ua dërgojnë ato mediave”, vijon raporti i publikuar.

Forumi i Mendimit të Lirë zhvilloi intervista me 18 redaktorë lajmesh dhe 60 gazetarë të mediave lokale dhe korespondentë të mediave qëndrore, në 6 qarqe të vendit: Kukës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër.

Këto intervista nxorën në pah se:

  1. Gazetarët, në rreth 40% të rasteve, thonë se nuk informohen fare për kohën dhe vendin e zhvillimit të një aktiviteti të qeveritarëve
  2. Gazetarët, në rreth 60% të rasteve, thonë se informohen pak minuta përpara se aktiviteti të zhvillohet
  3. Gazetarët, në mbi 90% të raste thonë se nuk lejohen të marrin pjesë në këto aktivitete edhe kur arrijnë të informohen për zhvillimin e tyre
  4. Gazetarët, në thuajse 100 % të rasteve, mendojnë se për një aktivitet qeveritar, lajmi do të ishte dukshëm ndryshe, nëse do ta ndiqnin vetë aktivitetin
  5. Gazetarët, në 100% të rasteve, mendojnë se lajmet që vijnë të gatshme nga zyrat e shtypit, më shumë se sa lajme, janë materiale promocionale për zyrtarët apo institucionet
  6. Gazetarët, në 100% të rasteve, mendojnë se kjo praktikë ka dëmtuar profesionalizmin e tyre dhe ka dëmtuar besueshmërinë e qytetarëve tek media

Lajmet e sjella të gatshme nuk përmbushin kriteret profesionale, kanë vetëm një burim, nuk janë lajme të ekuilibruara, nuk referohen të gjitha palët e përmendura në lajm dhe në shumicën e rasteve, filmimet janë të inskenuara në terren, shkruhet në raportin e përgatitur nga “Forumi i Mendimit të Lirë”.

Sugjerime për median dhe gazetarët

“Forumi i Mendimit të Lirë” sugjeron:

  1. T’i jepet fund kësaj praktike, duke kërkuar nga mediat ku punojnë, refuzimin e materialeve të gatshme mediatike.
  2. Të hapen aktivitetet e partive dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë qendrore dhe lokale, për t’u ndjekur nga gazetarët.
  3. Mediat të informohen paraprakisht, për agjendën e çdo aktiviteti që organizohet nga institucionet qeveritare, qendrore e lokale si dhe partitë politike. Është në vlerësimin e tyre t’i ndjekin apo jo.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *