Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Facebook” bën thirrje për transparencë të reklamave politike në Shqipëri

“Facebook” i ka bërë thirrje partive politike shqiptare të bëjnë transparencë mbi financimet e reklamave politike në këtë rrjet social. Duke filluar nga sot, reklamat elektorale duhet t’i nënshtrohen një filtrimi të shtuar i cili duhet të përfshijë të dhëna mbi sponsorizuesin, thuhet në njoftimin e përcjellë nga agjencia Associated Press.

Kjo thirrje, vjen në një kohë kur Shqipëria i afrohet afatit zyrtar për nisjen e fushatës elektorale në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Në shkurt të vitit 2021, Citizens Channel ka raportuar mbi këtë problematikë, duke theksuar se Kodi Zgjedhor i Shqipërisë nuk parashikon një rregullore për transparencën e reklamave online, shqetësim i konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Blerim Gjeladini, një ndër ekspertët e angazhuar në këtë fushë shpjegon se këto masa të marra nga “Facebook” do të shërbejnë si një formë efektive për të rritur transparencën me fondet e fushatës politike.

Blerim Gjeladini

Çdo faqe politike kur bën reklamë në Facebook, reklamë jo publikim, reklama fillimisht kategorizohet si reklamë politike dhe është publike “paguar nga kush” (burimin) dhe shuma që është paguar për këtë reklamë”, – shprehet Gjeladini, drejtues i kompanisë “Terradata Analytics”.

Që prej qershorit 2019, rrjeti social ka krijuar mjete që ndihmojnë sponsorizuesit të bëjnë transparencë mbi reklamat politike, duke mundësuar këtë opsion në të gjithë globin.

Megjithatë, një vëzhgim i “Terradata Analytics” tregon se sponsorizimet e partive politike apo politikanëve në Shqipëri nuk kanë bërë transparencë, duke shkelur në këtë mënyrë rregullat e platformës,

Ne njëkohësisht po bëjmë dhe monitorimin e mediave dhe politikanëve, duke i dërguar Facebookut reklamat e pa kategorizuara, pra denoncojmë dhe më pas këto reklama bllokohen”, – përfundon Gjeladini.

Si u detyrua “Facebook” të rregullojë reklamat politike?

Në prill të 2018 u zbulua skandali ku Facebook i kishe shitur të dhënat e miliona përdoruesve (në 2014) kompanisë Cambridge Analytica, e cila krijoi profile psikologjike të votuesve duke ndikuar votën në zgjedhjet presidenciale të 2016 në SHBA dhe në referendumin e Brexit në Britaninë e Madhe.

Kjo situatë e detyroi themeluesin e rrjetit Facebook të kërkonte falje publike përpara Kongresit Amerikan.

Në qershor të 2020 një grup ish-punonjësish të Facebook i drejtuan një letër të hapur kompanisë duke i kërkuar gjigandit të medias sociale të rishikojë qëndrimin e tyre në mënyrën se si i trajton postimet e botuara nga politikanë. Letra u shkrua pasi kompania zgjodhi të mos ndërmarrë veprime kundër një postimi nga Presidenti Donald Trump që është kritikuar si nxitje e dhunës ndaj protestuesve që merrnin pjesë në demonstratat “Black Lifes Matter” pas vrasjes së George Floyd.

Zuckerberg i konkretizoi zyrtarisht kritikat për qëndrimet dhe postimet politike në natën e gjashtë janarit, ku bllokoi llogarinë e Trump në afat të pacaktuar, vetëm disa orë pasi një turmë mbështetësish të Trump sulmuan Kapitolin në SHBA.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *