Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Postierët e së vërtetës” bashkëbisedojnë më të moshuarit rreth sistemit shëndetësor dhe korrupsionit

Një grup aktivistësh, të vetëquajtur “Postierët e së vërtetës”, organizuan sot një aksion që kishte si qëllim ndërveprimin me qytetarët, kryesisht me të moshuarit, rreth përjetimit të pandemisë.

“Postierët e së vërtetës” u dhanë hapësirë kalimtarëve të artikulojnë dhe te shkruajnë në dy tabela të mëdha, të pozicionuara tek zona e Bërrylit, çfarë i kishte munduar dhe shqetësuar gjatë gjithë kësaj kohe pandemie dhe izolimi. Po ashtu, ata shkruajtën edhe mesazhe drejtuar profesionistëve dhe stafit mjekësor.

Rastet të cilat janë publikuar nëpër media na kanë ndikuar dhe ne menduam që është e nevojshme që të bëjmë një komunikim më qytetarët për të na treguar sesi i kanë pasur përjetimet e tyre si dhe mesazhin që ata kanë, jo vetëm për sistemin por edhe për mjekët me të cilët janë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë”, – tha aktivistja Jeta Pera për Citizens Channel.

Jeta Pera, aktiviste

Shumë qytetarë mbushën faqet e tabelave bosh dhe u shprehën se mundësitë ekonomike i kanë penalizuar ata në marrjen e shërbimeve mjekësore.

Pensionistit nuk i del pensioni të hajë bukë thatë”, “Unë jam i varfër”, “S’kam lekë t’u jap mjekëve” ishin disa nga shënimet e të moshuarve që u bashkuan me aksionin simbolik.

Mariglen Nebia, një pensionist i cili e ka kaluar Covid-19 në dhjetor të vitit të shkuar, iu bashkua aksionit.

Ai rrëfeu për Citizens Channel se shërbimet i ka marrë në spital privat pasi nuk është i kënaqur me shërbimin e spitaleve publike.

I bëmë të gjitha në privat. Pas shtatë ditësh erdhi tamponi [i shtetit]. Me një fjalë, sipas tyre, unë do të kisha infektu edhe nja 100 veta të tjerë. Po shkova vetë e bëra tamponin në privat dhe komplet kurën në privat se shteti nuk përgjigjej fare”.

Mariglen Nebia, pensionist

Nebia merr një pension prej 170 mijë lekësh (të vjetra), me të cilin, shprehet ai, nuk do ta përballonte dot trajtimin e Covid-19.

Vetëm ato holluesit e gjakut shkuan gati 80 mijë lekë për person. Nga katër veta [të prekur me Covid-19], nga 80 për person, 320 mijë lekë vetëm ato. Plus tre antibiotikë që i ndërruam, imagjino ça bëhet. Po ai që s’ka? Të afërmit sollën 3000 dollarë që e përballum pandeminë”.

Përbri tabela që u mbushën me reagimet e qytetarëve, ndodhej një pankartë që mbante imazhin e Nënë Terezës dhe Hipokratit. Në anë të Nënë Terezës, që është edhe emri i qendrës spitalore (QSUT) shkruhej “Ju dua heronj dhe jo të korruptuar” ndërsa krah imazhit të Hipokratit shkruhej “Më keni pre në besë”.

Pjesë e aksionit nga “Postierët e së vërtetës”/ Foto: Entenela Ndrevataj

Dy figura të rëndësishme edhe për të tërhequr vëmendje, por edhe ndoshta, po të ishin gjallë mund të ishin shprehur kështu”, u shpreh Pera.

Matea, nën petkun e postieres të së vërtetës, u shpreh se marrja e shërbimeve shëndetësore në institucione publike nuk duhet të kalojë përmes korrupsionit.

Matea, Postierja e së vërtetës

Qytetarëve u themi të jenë më kërkues dhe më këmbëngulës për të marrë shërbimet shëndetësore të cilat u përkasin me ligj dhe falas. Ndërsa për mjekët kemi një vlerësim shumë të madh për ata mjekë që janë të pakorruptuar, që vërtetë punojnë me profesionalizëm dhe janë vërtetë heronj por jo për ata të cilët i kryejnë shërbimet e tyre nëpërmjet korrupsionit”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *