Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Reagime: Kryeministri përdori gjuhë urrejtjeje dhe denigruese gjatë krahasimi të foto-montazheve të kandidatëve për deputetë

Kryeministri Edi Rama përdori dje një lidhje live në rrjetin social Facebook, për të krahasuar kandidatët e Partisë Socialise me kandidatët e Partisë Demokratike me anë të disa fotografive të shfaqura në ekrane të mëdha.

Në këtë shfaqje, e cila u transmetua në pjesën më të madhe të mediave kombëtare dhe televizive, binte në sy përzgjedhja e fotove formale dhe me ngjyra të kandidatëve të Partisë Socialiste përballë fotove bardh e zi dhe në momente të sikletshme të kandidatëve të opozitës.

Reagime: “Dhunë verbale, gjuhë urrejtjeje dhe denigrim i imazhit të gruas”

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dënuar dhunën verbale dhe linçimin publik ndaj figurës së politikanes Grida Duma, ndaj së cilës kryeministri Rama gjatë prezantimit përdori një foto bardhe e zi të saj, me mikrofon në dorë.

Një grup organizatesh të shoqërisë civile kanë dalë me një deklarate në rrjetet sociale ku denoncuan gjuhën seksiste dhe të urrejtjes ndaj kandidateve gra në zgjedhje. Organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) të monitorojnë dhe të marrin masa ndaj rasteve të tilla.

Në lidhje me montazhet denigruese ka reaguar edhe Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila e ftuar në një emision televiziv është shprehur se nuk është ndjerë mirë dhe është kundër çdo lloj deformimi të imazhit të gruas.

Ndërkohë, aktivistë të shoqërisë civile kanë reaguar me një status të përbashkët në rrjetet sociale ku kërkohet një fushatë politike e denjë dhe e drejtë. Me hashtagun #solidaritet dhe #MegratëPërgratë kanë refuzuar të bërit politikë duke denigruar figurën e kundërshtarit.

Irena Shtraza shprehet se nuk mund të bëjë paqe me mënyrën seksiste sesi trajtohen gratë kandidate për deputete.

Alida Karakushi, edhe pse deklaron se nuk është e pozicionuar politikisht, e ka cilësuar perverse këtë lloj fushate të kryeministrit Rama.

Arta Avdiu shprehet se kryeministri Rama duhet të kërkojë falje për këtë intimidim të grave.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *